1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ndihma gjermane për Haitin

Qeveria gjermane ndan një milionë euro ndihma emergjente tërmetin në Haiti. Ndërsa ministri i Jashtëm Westerwelle bëri të ditur se do të krijojë një shtab krize për koordinimin e ndihmave të tjera.

Gjermania dërgon ndihma në Haiti

Gjermania dërgon ndihma në Haiti

Qeveria gjermane ka ndarë një milionë euro ndihma emergjente, menjëherë pas bërjes publike të të dhënave për përmasat shumë të rënda të termetit në Haiti. Ndërsa ministri i Jashtëm Westerwelle bëri të ditur se do të krijojë një shtab krize për koordinimin e ndihmave të tjera.

Ndërtesë e rrëzuar nga tërmeti në Haiti

Ndërtesë e rrëzuar nga tërmeti në Haiti

Sipas një procedure të përcaktuar më parë, shtabi i krizave në Ministrinë e Jashtme gjermane nisi punën heret në mëngjes. Për këto qëllime ekziston një dhomë e veçantë. Në orën 9 u mblodh edhe kabineti qeveritar në seancën e rregullt. Zëdhënësi Wilhelm bën të ditur se në takim është folur gjërë e gjatë për ndihmat për Haitin.

„Kancelarja është shqetësuar thellë nga lajmet për termetin e fuqishëm në Haiti. Ne jemi të pikëlluar dhe do të jemi solidarë me të prekurit nga katastrofa dhe familjarët e tyre. Kancelarja i ka shprehur keqardhje Presidentit të Haitit Preval dhe ka ofruar ndihma.“

Ministri i Jashtëm Guido Westerwelle është informuar mbi gjendjen prej ambasadorit gjerman në kryeqytetin e Haitit Port-o-Prens. Edhe ai u shpreh i shqetësuar thellë për përmasat e katastrofës.

„Ne jemi të pikëlluar së bashku me popullin e Haitit për viktimat. Qeveria federale do të bëjë të gjitha, që janë në mundësitë e saj, për të ndihmuar njerëzit në Haiti.“

Një milion euro janë ndarë si ndihmë emergjente për organizatat, që mund të ndihmojnë zonat e prekura nga katastrofa. Fjala është për shumë organizata humanitare private dhe kishtare, të cilat pjesërisht kanë edhe personelin e tyre në këto zona. Por me këto mjete do të financohen edhe organizatat për ndihma teknike, që punojnë në kuadër të Ministrisë. Në Port-o-Prens tani është dërguar një ekip prej katër personash, ndërsa dy ekipe speciale janë të gatshme për të udhëtuar atje, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Stefan Paris.

„Njëra është e ashtuquajtura SEBA, njësi speciale për nxjerrjen e viktimave në vendet e huaja, dhe tjetra SEWA që merret me furnizimin me ujë në vendet e huaja. Nëse do të dërgohen ndihma të tjera dhe në ç'masë, varet prej gjendjes në rajon dhe vlerësimeve të ekspertëve, që kanë shkuar atje.“

Aktive ndërkohë është edhe Ministria për Bashkëpunim Ekonomik, e cila ka ndarë ndihma emergjente në vlerë prej 500 000 eurosh.

Autor: Peter Stützle/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 13.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LV66
  • Data 13.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LV66