1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ndihmësja e Snowden strehohet në Berlin

Gazetarja britanike Sarah Harrison e ndihmoi ish-punonjësin e NSA Snowden t'i shpëtojë dorës së gjatë të Departamentit amerikan të Drejtësisë. Tani ndihmësja e Snowden strehohet në Berlin.

Dekonspiruesit e informacioneve të shërbimeve sekrete po jetojnë ditë të pasigurta. Julian Assange rri i fshehur prej më shumë se një viti në ambasadën ekuadoriane në Londër pa qenë në gjendje të largohet për shkak të frikës se mund të arrestohet nga autoritetet britanike dhe të ekstradohet në Suedi, ku ndaj tij hetohet për një vepër seksuale. Assange beson se ekstradimi në Suedi do të jetë hapi i parë drejt një ekstradimi në SHBA dhe nxerrjes atje në bakën e të akuzuarve.

Aktivistja e Wikileaks Sarah Harrison dhe Julian Assange

Aktivistja e Wikileaks Sarah Harrison dhe Julian Assange

Ndërkohë Edward Snowden ruhet gjatë gjithë kokës në Moskë, pasi mori azil të përkohshëm në Rusi. Tani për tani Snowden ka fat, sepse ka arritur të paktën të shmangë atë që i ndodhi Chelsea (ish-Bradley) Manning, e cila nën akuzën për spiunazh u dënua në qershor me 35 vjet burg për dekonspirimin e 250.000 kabllogramëve diplomatikë amerikanë.

Fati i Snowdenit i dedikohet kryesisht gazetares britanike Sarah Harrison, e cila e ndihmoi ish-punonjësin e NSA t'i shpëtojë dorës të gjatë të Departamentit amerikan të Drejtësisë. Për shkak se ka ndihmuar njërin nga kryearmiqtë e hapur të qeverisë së SHBA-së, ajo tani është strehuar tani në Berlin për shkak të frikës se po të kthehet në vendlindjen e saj, në Angli, mund të arrestohet nga autoritetet nën akuzën e një vepre terroriste.

Sarah Harrison, Edward Snowden dhe Hans-Christian Ströbele takohen në Moskë 31.10.2013

Sarah Harrison, Edward Snowden dhe Hans-Christian Ströbele takohen në Moskë 31.10.2013

Të mërkurën, Harrison botoi një letër ku bënte thirrje që informatorët dhe dekonspiruesit duhet të mbrohen nga ndjekja penale, sepse "të tregosh të vërtetën nuk është krim". "Wikileaks vazhdon të luftojë për mbrojtjen e burimeve," shkruan Harrison. "Ne e kemi fituar betejën për të ardhmen e afërt të Snowden-it, por lufta më e gjerë vazhdon." "Wikileaks lufton kundër mbikqyrjes së shtetit dhe për transparencë nga ana e qeverisë. Kësaj lufte iu bashkua dhe Snowden dhe shumë të tjerë, dhe ajo do të vazhdojë të luftojë" - shkruan Sarah Harrison.

Mërgata e Berlinit

Sarah Harrison i është bashkuar një grupi në rritje avokatësh të transparencës në mërgim, që jetojnë në Berlin. Bë kryeqytetin gjerman banojnë dhe Laura Poitras, e cila shkruar për informacionet që kishte marrë nga Snowden në Washington Post dhe Der Spiegel si dhe hakeri dhe mbështetësi i Wikileaks-it Jacob Appelbaum.

"Pas pak ditësh në Gjermani jam e inkurajuar kur shoh njerëzit që bashkohen duke u bërë thirrje qeverive të tyre për të bërë atë që duhet bërë - për të hetuar spiunazhin e NSA dhe për t'i dhënë azil Edward Snowden-it," shkruan Harrison në letrën e e saj.

Harrison ka bërë një praktikë në Qendrën për Gazetari Hulumtuese në Londër në vitin 2009 dhe filloi të punojë si kërkuse në Zyrën për Gazetari Hulumtuese në vitin 2010. Përmes kësaj pune ajo hyri në kontakt me Assange dhe më vonë filloi të punonte si hulumtuese për Wikileaks-in.