1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ndihmësit e agjentëve sekretë nga SHBA në Gjermani

Qeveria gjermane ka dhënë mbi 200 leje të posaçme për kompani amerikane, që ato të mund të kryejnë për qeverinë amerikane detyra të ndërlikuara në Gjermani.

Sipas zbulimeve të fundit të Süddeutsche Zeitung dhe Norddeutscher Rundfunk (NDR) në bazat ushtarake amerikane punojnë dhe kryejnë veprimtarinë e tyre të spiunazhit pa kurrfarë shqetësimi agjentë të CIA-s, NSA-së, të Secret Service dhe të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare. Në Gjermani ka 43.000 ushtarë amerikanë të stacionuar.

Sipas Süddeutsche Zeitung nga bazat amerikane në Ramstein dhe Shtutgart janë dhënë urdhëra për sulme vdekjeprurëse me avionë të telekomanduar në Somali. "Në bazën e Shtutgartit ka edhe oficerë ndërlidhës gjermanë. Aksion" africom" në tokën gjermane është vendosur bashkë me qeverinë gjermane," thotë John Goetz. Gazetari televiziv është një nga rreth njëzet gazetarët të cilët kanë hulumtuar për dy vjet me radhë rreth mbështetjes aktive që u është dhënë shërbimeve sekrete amerikane dhe ushtrisë amerikane në Gjermani.

Deutschland Medien Buch Geheimer Krieg John Goetz und Christian Fuchs

John Goetz dhe Christian Fuchs

Rezultatet ekipi i gazetarëve po i publikon këto ditë gradualisht në një seri me titullin "Lufta e fshehtë." Sipas këtyre njoftimeve punonjësit e shërbimeve sekrete amerikane kontrollojnë në portet gjermane kontejerët e anijeve dhe madje edhe përcaktojnë se ç'mallra mund të ngarkohen në anije e cilat jo. Qeveria gjermane ka dhënë mbi 200 leje të posaçme për kompani amerikane, që këto kompani të mund të kryejnë për qeverinë amerikane detyra të ndërlikuara në Gjermani. Ndër to bën pjesë, sipas gazetarëve, dhe zhvillimi dhe përdorimi i softwareve që mund të krijojnë në të gjithë botën profile të levizjes së njerëzve me ndihmën e pamjeve satelitore.

Në Aeroportin e Frankfurtit, Policia Federale Gjermane u ka ndihmuar agjentëve amerikanë, që të pengonin një udhëtar nga Estonia të vazhdonte fluturimin e tij turistik, edhe pse për të dyshuarin nuk kishte asnjë urdhër zyrtar arresti ndërkombëtar. Këto janë vetëm disa shembuj që do dokumentojnë lidhjen e ngushtë të autoriteteve të sigurisë të të dyja shteteve. Prandaj gjithnjë e më shumë tingëllon si e pabesueshme, që qeveria gjermane nuk ka ditur gjë për aksionet amerikane të përgjimit në territorin gjerman.

Qeveria federale në dijeni

Shumë prej veprimeve amerikane bëhen në fusha ligjore jo të qarta. Zyrtarët amerikanë nuk mund të ndërmarrin zyrtarisht funksione që lidhen me sovranitetin në Gjermani. Politikanët gjermanë në mënyrë të përsëritur i referohen të ashtuquajturit "Statut i Trupave të NATO-s." Sipas tyre shteti gjerman është i detyruar të mbrojë personelin ushtarak të SHBA dhe t'u ofrojë liri veprimi. Historiani Joseph Foschepoth ka konstatuar para një viti se madje dhe sot zbatohen ende disa marrëveshje sekrete nga vitet 1950 mes SHBA-së dhe Gjermanisë. Pas sulmeve terroriste në SHBA më 11 Shtator 2001 atyre u janë shtuar edhe marrëveshje të tjera sekrete.

Deutschland USA Militär Flugzeugbombe Montage in Ramstein

"Ajo që më frikëson është se si qeveria federale gjermane bën kaq shumë prej këtyre marrëveshjeve me Shtetet e Bashkuara krejtësisht pa dijeninë e Parlamentit" - thotë gazetari John Goetz i cili ka zbuluar madje edhe lutje nga pala gjermane ndaj amerikanëve për të mbajtur sekret edhe manovrat e bazave amerikane në Gjermani. "Një gjë e tillë do të shkaktojë në vend vetëm diskutime publike të panevojshme," thuhet në një mesazh që ka bërë publik në Wikileaks Bradley Manning.

Dëshmitë nuk vijnë nga Snowden

Ambasada e SHBA në Berlin nuk do t'i komentojë njoftimet në shtypin gjerman, por në një deklaratë me shkrim u ankua duke folur për "akuza monstruoze dhe shpifje". Gazetari John Goetz tha: "Ne kemi hulumtuar në mënyrë klasike sipas shkollës së vjetër." Të gjitha i kemi të dëshmuara disa herë. Gazetarët kanë krehur të dhënat dhe dokumentet që ofrohen publikisht në faqet e internetit të qeverisë amerikane, kanë qenë në vendin e ngjarjeve dhe kanë folur edhe me shumë ish-zyrtarë të shërbimeve të fshehta. "Është e habitshme, se sa bashkëpunues dhe miqësorë ishin ata në lidhje me dhënien e informacioneve," thotë John Goetz. Kurse Frederik Obermaier i gazetës Süddeutsche Zeitung shton se gjatë punës hulumtuese nuk kanë pasur kërcënime serioze ose pengesa.

Zbulimet e NDR dhe Süddeutsche Zeitung, nuk kanë si bazë të dhënat e ish-punonjësit të shërbimit të fshehtë amerikan Edward Snowden, por bazohen në hulumtimet e tyre individuale.

Vlerësimi nga pikëpamja ligjore i pashmangshëm

Paul Kirchhof

Paul Kirchhof

Tani që ekipi i gazetarëve tregon se amerikanëve u është lejuar që të përgatisin në Gjermani rrëmbime dhe tortura, shumë juristë gjermanë janë të shqetësuar. "Kushtetuta vërtetë bën përjashtime për luftën kundër terrorizmit, por vetëm në kuadrin e shtetit ligjor," thotë Paul Kirchhof, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese Gjermane. Në intervistë me Deutsche Welle ai thotë se me sa duket: "Ka pasur një padrejtësi të madhe." Ka nevojë për përpjekje të mëdha për të shmangur që Gjermania t'i lejojë SHBA-së veprime nga territori gjermane që janë të papajtueshme me ligjet gjermane.

Po "kush është i fushës nuk habitet aspak nga e gjithë kjo", thotë studiuesi i terrorizmit dhe eksperti i sigurisë Rolf Tophoven.