1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ndihmë që nuk mbërrin në vend - Junta birmaneze pengon ndihmat

Gjashtë ditë pas ciklonit në Birmani kanë mbërritur ndihma të OKB-së dhe Kryqit të Kuq. Këto janë ndihmat e para ndërkombëtare, që qeveria ka lejuar. Punonjësit e këtyre organizatave janë bllokuar në vendet fqinjë

Statujë e shkatërruar nga cikloni, Birmani

Statujë e shkatërruar nga cikloni, Birmani

Atyre u refuzohet viza e hyrjes në Birmani, ndërkohë që ndihmat duhet të shpërndahen prej tyre. Junta birmaneze ka vendosur të mos lëshojë viza duke pretenduar se është vetë në gjendje t´i shpërndajë ndihmat.

Një punonjës i Organizatës për rezervat e aksioneve humanitare të Kombeve të Bashkuara në Brindizi, bëhet gati të niset për Majnmar 7 maj 2008

Një punonjës i Organizatës për rezervat e aksioneve humanitare të Kombeve të Bashkuara në Brindizi, bëhet gati të niset për Majnmar 7 maj 2008

Me kamionë të vjetër ushtarakët në Birmani përpiqen të depërtojnë në Jug të vendit, zona më e prekur prej katastrofës. Por ata dështojnë dhe nuk janë në gjendje ta japin ndihmën në mënyrë profesionale. Rrugët janë shkatërruar, po ashtu si dhe anijet e shumica e shtëpive. Një i ri përshkruan katastrofën që përjeton çdo çast: "Të tre fëmijët e mi kanë humbur jetën prej vërshimeve edhe gruaja. Vetëm unë munda të shpëtoj."

Një tjetër vendas ndërhyn në bisedë dhe tregon: "50.000 mijë njerëz kanë gjetur vdekjen vetëm në këtë rajon."

Shoqata Malteser International ndihmon në Birmani

Shoqata "Malteser International" ndihmon në Birmani

Pavarësisht situatës dramatike për shumicën e viktimave ende nuk ka shanse që ato të marrin shpejtë ndihmat e nevojshme. Njerëzit po dëshpërohen, po humbasin fuqitë në pritje të ujit të pijshëm, ushqimeve dhe medikamenteve. Punonjësit e organizatave të huaja të ndihmës janë në pritje, por junta nuk i lejon ata të hyjnë në vend. Një zëdhënës i programit të OKB-së ndihma për urinë: "Ne nuk kemi akses tek njerëzit. Ky është problemi më i madh. Situata po përkeqësohet nga dita në ditë. Qeveria e Birmanisë duhet ta kuptojë, se sa e rëndësishme është që të lejojë organizatat ndërkombëtare në vend."

Bashkëpunëtorë të 'action medeor', mbledh paketa ndihme - Toenisvorst 7 maj 2008

Bashkëpunëtorë të 'action medeor', mbledh paketa ndihme - Toenisvorst 7 maj 2008

Disa avionë transportues që kanë sjellë tonelata me ndihma presin në vendet fqinjë. Autoritetet birmaaneze i zvarrisin procedurat e dhënies së vizës apo të lejes së fluturimit për avionët transportues.

  • Data 09.05.2008
  • Autor Vilma Filaj Ballvora
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DxOW
  • Data 09.05.2008
  • Autor Vilma Filaj Ballvora
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DxOW