1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ndihmë me armatime kundër Al-Kaidës në Irak

Qeveria amerikane është e shqetësuar. Al-Kaida është në Irak aq e fortë sa kurrë më parë. Prandaj SHBA i dërgon qeverisë irakiane raketa hellfire. Ata do të pasohen nga avionë zbulimi pa pilot.

Kur Nuri al-Maliki vizitoi Uashingtonin në nëntor, kërkesa e kryeministrit irakian nuk hasi kudo në entuziazëm. Maliki kërkoi mbështetjen ushtarake të SHBA në luftën kundër Al-Kaidës. Por disa senatorë demokratë dhe republikanë ishin kundër. Senatorët e mbajnë Malikin si bashkëpërgjegjës për eskalimin e dhunës në Irak.
Por qeveria Obama e pa rolin e kryeministrit me sa duket me sy më pak kritik. Siç ka zbuluar tani New York Times, SHBA e furnizojnë Irakun me raketa Hellfire-ajër-tokë. Rreth 75 prej këtyre raketave duhet të kenë mbërritur tashmë në Irak. Sipas të dhënave të ushtrisë në Irak ato janë përdorur tashmë në operacionet kundër kampeve të Al-Kaidës në kufirin irakian-sirian.

Jen Psaki, zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit konfirmoi furnizimin me raketa. Përveç kësaj është planifikuar që Irakut t'i vihen në dispozicion avionë zbulues pa pilotë. "Shtetet e Bashkuara janë të angazhuar të mbështesin Irakun në luftën kundër terrorizmit." Al-Kaida përpiqet të vërë pjesë të Irakut nën kontrollin e saj, paralajmëroi Psaki. Organizata terroriste është një armik i përbashkët i Shteteve të Bashkuara dhe Irakut dhe një kërcënim për të gjithë Lindjen e Mesme.


Një vit i përgjakshëm

Terrori në Irak është bërë pjesë e jetës së përditshme

Terrori në Irak është bërë pjesë e jetës së përditshme

Prej muajsh në Irak ndodhin gati çdo ditë shpërthime me lëndë eksplozive. Autorët e krimeve vendosin bomba në makina para tregjeve, restoranteve dhe shtëpive të Zotit, apo hedhin veten në erë në parqe dhe në sheshe lojrash. Viktimat janë kryesisht shiitë. Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara në vitin 2013 janë vrarë rreth 8000 vetë.

Prapa shumicës së sulmeve qëndrojnë kryengritës sunitë. Disa grupe sulmojnë kryesisht forcat e sigurisë. Të tjerë nuk bëjnë dallim midis civilëve dhe forcave të sigurisë. Veçanërisht brutale është "Lëvizja shteti islamik në Irak dhe në Levante", dega irakiane e Al-Kaidës. Organizata ka rekrutuar shumë luftëtarë të rinj në muajt e fundit. Qëllimi i saj është që të krijojë një shtet islamik sunit në Irak dhe Siri.

Lufta për pushtet

Sfondi i përshkallëzimit të dhunës në Irak është lufta për pushtet mes shiitëve dhe sunitëve, që ekziston prej vitesh. Shiitët përbëjnë rreth 60 përqind të popullsisë së Irakut. Pjesa e arabëve sunitë është rreth 20 për qind.

Hardliner: Nuri al-Maliki

Hardliner: Nuri al-Maliki

Kur shiiti Nuri al - Maliki u bë kryeministër në vitin 2006, ai deklaroi një qeveri mbikonfesionale: "Ministritë dhe ministrat nuk janë pronë e kryeministrit, që do të thotë se ai nuk duhet t'i shfrytëzojë ato në bazë të origjinës, përkatësisë së tij etnike, apo fetare."
Megjithatë gjatë viteve Maliki u bë gjithnjë e më shumë autokrat. Formalisht ekziston një qeveri e shiitëve, sunitëve dhe kurdëve, por përfaqësuesit e sunitëve janë shfuqizuar sistematikisht. Kritikët ndiqen penalisht nga drejtësia.

Instrumentalizimi i Al-Kaidës

"Sunitët ndihen të diskriminuar", thotë eksperti për Irakun Asiem El Difraoui nga Instituti Berlinit për politikën e Medias dhe Komunikimit. "Maliki i ka vënë ato me shpatulla pas muri." Disa politikanë sunitë mbështesin për këtë arsye Al-Kaidën. Kështu ata duan të ushtrojnë presion mbi Malikin për të integruar sunitët përsëri në procesin politik. "Kjo është një lojë e rrezikshme me zjarrin."

Al-Kaida në Irak në këtë moment po përjeton një "pranverë", thotë Difraoui. Organizata terroriste është “duke u bërë një faktor i vërtetë pushteti." Ajo përfiton nga lufta civile në Siri: "Xhihadistët nga Siria dhe Iraku", thotë Difraoui, "mbështesin njëri-tjetrin."
Në zonën kufitare mes Irakut dhe Sirisë, sipas ministrisë së Mbrojtjes të Irakut, duhet të ketë më shumë se dhjetë kampe për përgatitjen e terroristëve. Në krahinat e prekura jetojnë kryesisht sunitë. Fotografitë nga ajri, thotë një zëdhënës i ministrisë, do të dëshmonin se ekstremistët kontrabandojnë armë nga Siria në Irak. Në rast rreziku grupet e armatosura do të tërhiqeshin nga Siria në Irak.

Avionë të armatosur pa pilot për Irakun?

Skeptik: Asiem El Difraoui

Skeptik: Asiem El Difraoui

Michael Knight është ekspert i sigurisë në Institutin e Uashingtonit për Politikën e Lindjes së Afërt. Ai nuk beson se furnizimi me raketa dhe avionë zbulues pa pilotë është i mjaftueshëm për të luftuar Al-Kaidën në Irak. "Ajo që nevojitet me të vërtetë, janë avionët e armatosur pa pilotë", thotë Knight për New York Times. Momentalisht Iraku dhe Siria janë të vetmet vende, në të cilat terroristët e Al-Kaidës nuk kanë asnjë frikë nga sulmet e avionëve pa pilot.


Por Asiem El Difraoui dyshon në efektivitetin e sulmeve të avionëve pa pilot: "Amerikanët nuk kanë arritur të qetësojnë rajonin kufitar afgano-pakistanez, apo Jemenin. "Viktimat civile të sulmeve të gabuara do të çojnë në krahët e Al-Kaidës vazhdimisht simpatizantë të rinj. Për sa kohë që Al-Kaida ështe e fortë në Siri, beson Difraoui, organizata terroriste nuk mund të shkatërrohet plotësisht as në Irak.
Çelësi për luftën kundër Al-Kaidës do të ishte pajtimi mes shiitëve dhe sunitëve në Irak. Por për këtë nuk është i gatshëm kryeministri i Irakut Maliki. Dhe SHBA, mendon Difraoui, nuk ka sa duhet ndikim për ta ulur Malikin në tryezën e bisedimeve.