1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ndihmë gjermane për mediet në Shqipëri

Këshilli gjerman i Shtypit dhe fondacioni Friedrich Ebert kanë organizuar një seri seminaresh mediatike, për të ndihmuar gazetarët dhe botuesit shqiptarë për themelimin edhe në Shqipëri të Këshillit të Shtypit.

Dorëzimi i Kodit të Shtypit presidentit të Gjermanisë, Gustav Hajneman (Heinemann) nga prof. Dr. h.c. Dietrich Oppenberg. Bonn, 12.12.1973

Dorëzimi i Kodit të Shtypit presidentit të Gjermanisë, Gustav Hajneman (Heinemann) nga prof. Dr. h.c. Dietrich Oppenberg. Bonn, 12.12.1973

'Gazetarët si në Shqipëri edhe në Gjermani punojnë kanë të njëjtat probleme'


Krijimi një Këshilli vetërregullues për mediat në Shqipëri, gjë e munguar prej 18 vitesh, është dhe synimi kryesor i një turi seminaresh e tubimesh mediatike që Fondacioni gjerman Friedrich Ebert, me financim të Komisionit Europian po kryen në Shqipëri në qendrat më të mëdha mediatike të vendit.

Për të sjellë përvojën e eksperiencën e Këshillit gjerman të Shtypit, qe ftuar Manfred Protze, anëtar i këshillit gjerman të shtypit dhe prej 33 vjetësh gazetar me përvojë i agjensisë së lajmeve DPA. Mysafiri Protze në tubimet e kryera ka përcjellë eksperiencë, problematikë e rrugëzgjidhje për të promovuar themelimin e një këshilli shqiptar të vetërregullimit mediatik.

Mediat shqiptare e ndiejnë të nevojshme krijimin e një këshilli për vetërregullimin e mediave

"Sigurisht që gazetarët si në Shqipëri e Gjermani punojnë mbi të njëjtat parime, kanë të njëjtat probleme, të njëjtat vështirësi, " u shpreh Protzke. " Unë do të thoja që rolin e legjitimitetin gazetari, pushtetin mediatik nuk e kanë fituar përmes zgjedhjeve, siç ndodh me pushtetin, po përmes punës e seriozitetit të tyre, duke punuar për t'i paraqitur ngjarjet sa më neutrale. Në jetën e gazetarëve lind një problem, gjetja e instrumentave që të rregullojnë jetën e tyre. Mbështetur në përvojën gjermane është e rëndësishme që vetë mediat të krijojnë instrumentat e vetërregullimit, për të kryer një aktivtet të pavarur nga pushtetet politike apo legjislative."

Pirro Nase, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Jugut të Shqipërisë ishte e mendimit:

"Në fakt gazetarët janë tërësisht të panjohur me të gjithë problematikën që ndodh në tregun mediatik. Nuk kemi një këshill që mund të rregullojë mediat në shqipëri. Mediat shqiptare, ndonëse ka përparuar në teknika apo në shkrimin e lajmit e ndjejnë të nevojshme krijimin e një këshilli për vetërregullimin e mediave".

Ndërsa Genci Lamllari, kordinator i fondacioni Friedrich Ebert në Shqipëri, thotë se synimi i këtyre tubimeve mediatike është krijimi në Shqipëri i një Këshilli vetërregullues për mediat e për këtë:

'Modeli gjerman i Këshillit të Shtypit dhe përvoja janë një bazë e mirë referimi '

" Kjo është seria e dytë e seminareve që kemi ndërmarë në Shqipëri, në të njëjtat qytete, në Shkodër në Tiranë, në Vlorë e në Gjirokastër, ku këtë herë kemi ftuar një ekspert nga Gjermania, një gazetar i njohur dhe nënkryetar i bashkimit të gazetarëve gjermanë."

Modeli dhe eksperienca gjermane e Këshillit të Shtypit dhe përvoja e transmetuar janë tani një bazë e mirë referimi për të gjitha asosacionet e shoqatat e gazetarëve e botuesve shqiptarë, në rrugën e përbashkët drejt lirisë së shtypit, si dhe standarteve të profesionalizmit.

Autor: Odise Kote/ Gjirokastër

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 30.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HhkC
  • Data 30.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HhkC