1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Ndeshjet eliminatore për kampionatin Evropian të Futbollit 2012

Në ndeshjet eliminatore për kampionatin Evropian të Futbollit 2012, Gjermania kryeson tabelën e Grupit A.

Ndeshja Gjermani- Azerbajxhan

Ndeshja Gjermani- Azerbajxhan

Në ndeshjet eliminatore për kampionatin Evropian të Futbollit 2012, kombëtarja gjermane pas fitores 1:0 katër ditë më parë me Belgjikën, ka arritur të martën në mbrëmje në stadiumin e Këlnit një fitore të thellë 6:1 kundër ekipit të Azerbajxhanit. Gjermania kryeson kështu tabelën e Grupit A. Më 8 tetor ajo do të luajë kundër Turqisë.

Edhe ekipi i kombëtares së Shqipërisë, që bën pjesë në Grupin D, ka fituar mbrëmë në stadiumin Qemal Stafa në Tiranë ndaj ekipit të Luksemburgut me rezultatin 1:0. Kjo fitore dhe barazimi me Rumaninë javën e kaluar e çojnë Shqipërinë në kuotën e 4 pikëve.

Nga ndeshja Turqi- Belgjikë

Nga ndeshja Turqi- Belgjikë

Në këtë grup bën pjesë edhe ish-kampionia e botës Franca, e cila mbrëmë fitoi ndaj Bosnjës me rezultatin 2:0.

Disa nga rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara të martën janë:

Turqi- Belgjikë 3:2, Itali- ishujt Faroe 5:0, Suedi - San Marino 6:0, Hungari - Moldavi 1:0, Holandë-Finlandë 2:1, Bullgari-Mali i Zi 0:1, Sllovaki - Rusi 1:0, Angli-Zvicër 3:1, Danimarkë-Islandë 1:0, Norvegji - Portugali 1:0.

Autor: Mimoza Cika- Kelmendi

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 08.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P6nN
  • Data 08.09.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/P6nN