1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Ndeshjet e së mërkurës në Kupën e Gjermanisë

Loja vendimtare e raundit të çerekfinaleve u zhvillua në stadiumin e Dortmundit. Borussia priste në fushën e saj Werder Bremen-in.

Ndeshjet e Kupës së Gjermanisë, Stuttgart - Carl Zeiss Jena, 26 shkurt 2008

Ndeshjet e Kupës së Gjermanisë, Stuttgart - Carl Zeiss Jena, 26 shkurt 2008

Fillimisht u duk sikur ekipi i cili ka luajtur dobët muajt e fundit mund të dominonte lojën. Alexander Frei, sulmuesi i kombëtares së Zvicrës realizoi pas vetëm 11 minutash lojë golin që e nxorri Borussia-n në kryesim. Por ekipi i trainerit Jürgen Klopp nuk arriti të bënte lojën e duhur: "Nuk i shfrytëzuam shanset tona që i krijuam me mjeshtëri. Ky është një problem. Ne patëm më shumë shanse, por Bremeni fitoi pasi mori më shumë pjesë në lojë, një fitore e merituar. Por zhgënjimi ynë është i madh", - shprehet traineri i Borussia-s, Jürgen Klopp për rezultatin 1:2 në favor të kundërshtarit.


E papritura e parë në çerekfinale ishte ekipi Wehen-Wiesbaden i kategorisë së dytë, i cili mundi 1:0 Karlsruhe -n nga kategoria e parë.


Golin vendimtar për Wehen-Wiesbaden e shënoi sulmuesi Ronny König në minutën e 73-të, duke përfituar nga një gabim i rëndë në mbrojtjen e Karlsruhe-s.


Disa nga rezultatet e tjera të ditës së mërkurë janë:


Wolfsburg - Rostock 5 :1

dhe Leverkusen - Cottbus 3 :1.