1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Ndeshja Gjermani Turqi - A do të sjellë kjo lojë impulse integrimi?

Gjermania kundër Turqisë - shpresat, frika dhe përfoljet ishin të mëdha. A do të ketë trazira në lagjet me shumicë turke në Berlin si në Kreuzberg dhe Neukölln? Do të ndryshojnë me themel marrëdhëniet gjermano-turke?

default

Miroslav Klose, shënuesi i golit të dytë për Gjermaninë

Gjermania ndodhet në finalen e madhe të Kampionatit Evropian të dielën (29.06) në Vjenë. Turqit treguan angazhimin më të mirë të kësaj gare e megjithatë humbën. Në fund fati i priu ngjyrave të flamurit gjerman: zi, kuq, verdhë.


Përleshjet nga të cilat druheshim nuk ndodhën me disa përjashtime të vogla në Gjermaninë Lindore. Turqit festuan nëpër sheshet e qyteteve gjermane krahë për krahë me gjermanët. Pas lojës pasuan urimet, gjermanët ishin ata të cilët kësaj rradhe dolën me makina dhe u ranë sirenave nëpër rrugët e qyteteve. Turqve nuk iu mbeti tjetër veçse t'iu bien edhe ata borive. Ata do të kenë rastin që sërish të mbështesin Gjermaninë. Në të vërtetë ata e bëjnë këtë gjithmonë, por jo edhe kur bëhet fjalë kundër Turqisë.

Pas thirrjeve të kapitenëve të kombëtareve Michael Ballack dhe Rüstü Rencber ( Ryshty Renshber) kundër racizmit ishte shumë me rëndësi që të dy ekipet të tregojnë disciplinë në lojë. Ndërhyrje brutale, vendime të kontestueshme apo zënka mes lojëtarëve në fushë nuk kishte. Sjelljet miqësore në fushë u bartën edhe tek publiku në Bazel dhe tek rradhët e simpatizantëve në Gjermani. Dhe kështu ndodhi edhe në Turqi.


Para lojës u fol shpesh për një "Festival integrimi". Dhe pamjet e transmetuara mbrëmë përcollën mesazhin se këto parashikime u realizuan. Por do të ishte gabim të pritet nga futbolli që të riparoj gabimet e qeverive, politikanëve dhe partive kuir bëhet fjalë për integrimin. Këtë nuk është në gjendje ta bëj futbolli dhe një gjë e tillë do të ishte mbingarkesë për të.


Se a do t'i jap kjo lojë impulese të reja integrimit mund të shpresohet, por nuk është shumë reale. Përditshmëria e turqve dhe gjermanëve ende vazhdon të përcaktohet nga paragjykimet, nga pritjet e mëdha prej palës tjetër.


Futbolli është dhe mbetet gjëja më e bukur e dorës së dytë në botë. Për gjermanët dhe për turqit. Por brengat mbesin. Shumica e turqve mendojnë se gjermanët nuk i kuptojnë ata, gjermanët nuk besojnë në vullnetin e turqve për integrim. Frika e gjermanëve nga kultura tjetër dhe religjioni tjetër i turqve fatkeqësisht do të vazhdojë të ekzistoj - atë nuk mund ta ndryshoj futbolli.

DW.COM

  • Data 26.06.2008
  • Autor Baha Güngör
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ERKY
  • Data 26.06.2008
  • Autor Baha Güngör
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ERKY