1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ndenja të përziera në Prishtinë - Çfarë do të sjellë plani i Kombeve të Bashkuara për Kosovën?

Fillimi i punës së EULEX-it duhet të kishte filluar që në verë të këtij viti, duke marrë përsipër detyrat e UNMIK-ut, por kjo deri tani ka qenë bllokuar. Më më 26 nëntor 2008 Këshilli i Sigurimit dha dritën jeshile.

default

Fillimi i punës së rreth 2 000 juristëve, policëve dhe doganierëve duhet të kishte filluar që në verë të këtij viti, duke marrë përsipër detyrat e Misionit të OKB-së (UNMIK), por kjo deri tani ka qenë bllokuar, sepse Serbia refuzoi të aprovonte misionin dhe Rusia kërcënoi me veto në Këshillin e Sigurimit. Njëkohësisht BE-ja donte ta fillonte misionin pa marrë më parë aprovimin nga Kombet e Bashkuara. Serbia tërhoqi refuzimin e vet kur ministri i jashtëm Vuk Jeremiç dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ranë dakord për një plan gjashtë pikësh. Ky plan u hodh poshtë nga të gjithë parlamentarët dhe politikanët në Kosovë. Mëgjithatë ky plan do të kthehet tani në bazën e misionit të EULEX-it.


Si do të funskionojë kjo?


Megjithëse ministrat e jashtëm të Serbisë dhe Kosobvës, Vuk Jeremiç dhe Skënder Hyseni siguruan përpara Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, se do ta përkrahin me të gjitha forcat misionin EULEX, mosmarrëveshje vazhdojnë të ekzistojnë për rolin që duhet të luajë ai. Qeveria dhe parlamenti i Kosovës janë të një mendjeje se EULEX-i duhet të bazohet në kushtetutën e Kosovës. Kjo u aprovua më 15 qershor nga ligjëvënësit dhe përmban elementët kryesorë për mbrojtjen e pakicave nga plani i ish-ndërmjetësuesit të OKB-së, Martti Ahtisaari. Përballë këtij qëndrimi ndodhet interpretimi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, i cili mbështet idenë se mandati i EULEX -it bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe në këtë mënyrë UNMIK-u ka kontrollin mbi EULEX-in.

Në qendër të konfliktit ndodhet plani gjashtë pikësh i Banit, që kërkon nga EULEX-i që të ruajë "statusin neutral", pra të mos ndërmarrë asnjë aksion që të ketë të bëjë me sovranitetin e Kosovës. Pika të diskutueshme janë organizimi i ardhshëm i policisë, i doganave dhe sistemit juridik në Veri të Kosovës. Politikanët e Kosovës patën shpreszuar që EULEX-i të ndihmojë për çimentimin e sovranitetit dhe të intergritetit territorial të Kosovës.


Plani parashikon që strukturat ekzistuese në territoret me shumicë popullsie serbe në Veri të Kosovës të vazhdojnë të mbeten nën struktura të njëjta kontrolluese si deri tani. Zinxhiri i kontrollit ka qenë deri tani nga njësitë lokale të policisë mbi policinë ndërkombëtare në Kosovë, deri tek shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanieri. Politikanët e Kosovës druhen se kështu shfuqizohet EULEX-i në Kosovën e Veriut dhe qeveria në Prishtinë. Nëpërmjet ndarjes administrative të aparatit policor në një me shumicë shqiptare dhe në një me shumicë serbe paraprihet ndarja e Kosovës.


Meqenëse policia në Veri nuk do të varet nga qeveria e Prishtinës, atëherë do t´i hapej derë dhe dritare ndikimit të qeverisë së Beografit mbi ta. Tashmë dihet se disa zyrtarë dhe punonjës të komunave serbe të Kosovës marrin rroga si nga UNMIK ashtu edhe nga Beogradi duke pasur kështu luajalitet të dyzuar. Simptomatike për ekzistencën paralele të dy shtetësive në Kosovë është edhe dhënia e pasaportave. Kështu për shembull qeveria në Kosovë ka dhënë që prej hyrjes në fuqi të kushtetutës mbi 170 mijë pasaporta të reja, por në të njëjtën periudhë ka dhënë edhe Beogradi 70 mijë pasaporta serbe në Kosovë. Kështu paradoksi është që shumë prej këtyre pasaportave i kanë marrë shqiptarë, që udhëtojnë me pasaporta serbe, sepse shumë vende nuk i njohin pasaportat e shtetit të Kosovës.


Në kufirin midis Kosovës veriore dhe Serbisë duhet të vendoset sërish kufiri

Deri tani kufiri është lënë i lirë. Megjithatë politikanë të Kosovës kritikojnë se strukturat kontrolluese përfundojnë tek UNMIK-u dhe jo tek qeveria e Kosovës. Ndërkohë plani thotë shprehimisht se "Kosova duhet të funksionojë si njësi unike doganore", megjithatë politikanët kosovarë druhen se në regjimin kufitar atyre iu hiqet kontrolli. Kështu ata shohin të kërcënohet integriteti i Kosovës. KFOR-i do të vazhdojë të mbajë përgjegjësinë për sigurimin ushtarak të kufijve.


Edhe sektori juridik në Veri të Mitrovicës duhet të bëjë pjesë ndër përgjegjësite e EULEX-it. Aktualisht atje punojnë vetëm juristë dhe personel i UNMIK-ut. Në të ardhmen atje duhet të punësohen juristë vendas, që sipas planit duhet "të pasqyrojnë komunitetet dhe ligjvënësit territorialë të atyre njerëzve që u shërbejnë”. Kështu gjykatësit mund të përdorin në Veri ligjet serbe, për sa kohë që ato nuk i kundërvihen ligjeve të UNMIK-ut. Në këtë mënyrë do të vihej në pikëpyetje përgjegjësia e parlamentit të Kosovës për ligjvënësit në Veri.


Më tej plani parashikon krijimin e grupeve të punës, që do të merren me çështjet e transportit dhe të infrastrukturës, qëllimi i të cilave do të jetë lidhja më e mirë e pjesëve të ndara të Kosovës. Këto grupe pune, në të cilat do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Beogradi, do të mblidheshin nën mbikqyrjen e UNMIK-ut.


Ditën e aprovimit të këtij plani nga Këshilli i Sigurimit, në Prishtinë mbizotërojnë ndjenjat e përziera. Politikanë të të gjitha partive, nuk japin deklarata në publik, dhe janë duke vrarë mendjen se si t`i thonë njerëzve, se ata nuk ishin në gjendje që t`i plotësojnë shpresat e tyre të mëdha.



DW.COM

  • Data 27.11.2008
  • Autor Fabian Schmidt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G3Z5
  • Data 27.11.2008
  • Autor Fabian Schmidt
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G3Z5