1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ndarje nga Berlini - Oskar Lafontaine jep dorëheqje

Kryetari i partisë, e Majta, i sëmurë me kancer, Oskar Lafontaine është tërhequr nga politika. Ai nuk do të kandidojë më në kongresin e partisë në Rostock për kryetar dhe do të dorëzojë edhe mandatin e tij në parlament.

Oskar Lafontaine, kryetar i partisë e Majta

Oskar Lafontaine, kryetar i partisë e Majta

Gjatë javës së fundit ishte folur shumë për intriga dhe madje denoncime tek e Majta.

I matur, jo me bujë u paraqit në tribunën e madhe politike Oskar Lafontaine. Sëmundja e tij me kancer ishte arsyeja e tërheqjes së tij nga politika dhe jo lufta e brendshme partiake për pushtet apo frustrimet për shkak të luftimit të vazhdueshëm nga ish-partia e tij SPD. Ai në maj nuk do të kandidojë më për kryetar partie dhe përveç kësaj do të japë dorëheqjen nga mandati i tij në bundestag, bëri të ditur Lafontaine në takimin e kryesisë së partisë në Berlin, tetë javë pas operacionit të tij në prostatë.

Tërheqje vetëm për arsye shëndetësore

Tërheqja e tij nuk ka të bëjë fare me ngjarjet e fundit tek e Majta, tha në fjalën e tij. Arsyeja është vetëm gjendja shëndetësore. Ai kishte kaluar një herë një "krizë ekzistenciale" të tillë, - pas atentatit të rrezikshëm për jetën me thikë nga një grua e çmendur në vitin 1990. Politikani që nga jashtë dukej me shëndet të mirë, sqaroi :

Oskar Lafontaine duke folur në Bundestag

Oskar Lafontaine duke folur në Bundestag

" Unë nuk dua t’ju ankohem këtu për asgjë, por vetëm t'ju informoj se si janë gjërat", tha Lafontaine.

Trajtimi mjekësor pas operacionit të kancerit, të cilin 66 vjeçari e ka bërë në mes të nëntorit, realizohet më lehtë në qytetin e tij të lindjes në landin e Sarës, tha ai.

Aty në parlamentin e landit në Saarbrücken, Lafontaine do të jetë megjithatë për partinë e tij edhe më tej kryetar i grupit parlamentar. Në zgjedhjet parlamentare të landit në vendlindjen e tij, ku ishte për 13 vjet kryeministër, Lafontaine në gusht të vitit që kaloi i kishte çuar të majtët në një fitore me një rezultat të papritur për landet perëndimore, 21,3 për qind të votave.

Gregor Gysi dhe Oskar Lafontaine nga partia e Majta

Gregor Gysi dhe Oskar Lafontaine nga partia e Majta

Politikë federale edhe nga landi i Sarës

Para tërheqjes së shpallur shoku i tij politik, politikani me influencë tek të majtët, Gregor Gysi, dhe shef i grupit parlamentar në bundestag njoftoi se Lafontaine mund të bëjë edhe nga landi i Sarës politikë federale.

" Unë do të vazhdoj të shprehem edhe në lidhje me politikën federale", buzëqeshi Lafontaine pas pyetjeve përkatëse.

" Tërheqja e Oskar-it të dhemb jashtëzakonisht", tha Gysi. Ish-kryetari i SPD-së që kaloi tek e Majta vazhdon të jetë i domosdoshëm veçanërisht për tërheqjen e zgjedhësve në perëndim.

Pas tërheqjes së Lafontaine-it, kriza në parti rritet

Tërheqja e tij në provincë rrit krizën në udhëheqje tek e Majta, që deri tani udhëhiqej nga një kryesi e dyfishtë prej dy burrave të vjetër: kryetar partie është krahas Oskar Lafontaine-it gjermanoperëndimor gjermanolindori Lothar Bisky. Bisky si europarlamentar është më shumë në Bruksel dhe ndodhet gjthmonë në udhëtime nëpër botë. Ai mungoi edhe në takimin më të rëndësishëm të kryesisë së partisë, sepse merr pjesë në ceremoninë e organizuar në Bolivi me rastin e marrjes së postit nga Presidenti Evo Morales. Edhe Bisky si Lafontaine-i nuk do të rikandidojë në muajin maj.

Menaxheri federal Dietmar Bartsch

Menaxheri federal Dietmar Bartsch

Se si do të jetë udhëheqja e ardhshme e së Majtës, tani për tani është tërësisht e hapur.

Spekulohet për një kryesi të dyfishtë me deputeten gjermanolindore të bundestagut Gesine Lötzsch dhe me ish-funksionarin gjermanoperëndimor të sindikatave Klaus Ernst.

Me këtë ka gjasa që anëtarët e partisë nga Lindja dhe Perëndimi mund të miqësoheshin, në një kohë kur mes tyre zien lufta për pozicione. Viktima më e fundit ishte menaxheri federal Dietmar Bartsch, të cilin lande gjermanoperëndimoree akuzuan se i ka përcjellë revistës "Spiegel" informacione të brendshme për Oskar Lafonatine-in.

Bëhet fjalë për diskutimin midis të majtëve në lindje dhe perëndim nëse dhe në ç’kushte duhet të marrë pjesë e Majta nëpër qeveri. Përveç kësaj partia e themeluar në 2007 ndodhet para një diskutimi të zvarritur prej kohësh për një program bazë të partisë.

Lafontaine, edhe një herë në fushatë zgjedhore

Kryetarët e partisë e Majta: Oskar Lafontaine dhe Lothar Bisky

Kryetarët e partisë e Majta: Oskar Lafontaine dhe Lothar Bisky

Krahas mesazhit për dorëheqje, Lafontaine kishte edhe një lajm të mirë për partinë e tij:

Në landin federal gjerman Renani veriore-Vestfali, ku në maj do të ketë zgjedhje të reja për parlamentin e landit, ai megjithëse i sëmurë do të marrë pjesë në fushatën zgjedhore për partinë e tij.

Nën moton: Kush i paguan dëmet e krizës? e Majta duhet të tregojë një profil të qartë politik, kërkoi Lafontaine.

Autor: Bernd Gräßler/Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 24.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LfVS
  • Data 24.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LfVS