Ndarja e pushteteve në Poloni nën goditje | Bota | DW | 07.03.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ndarja e pushteteve në Poloni nën goditje

Parlamenti i Polonisë emëroi për herë të parë në kuadër të reformës në drejtësi anëtarë të Këshillit më të Lartë të Drejtësisë.

Me votat e partisë në pushtet PiS dhe të partisë populiste Kukiz '15 Dhoma e Poshtme e Parlamentit Polak aprovoi një listë të qeverisë me 15 kandidatë. E gjithë opozita Mes-I-Majtë e bojkotoi votimin. Ajo e akuzon qeverinë për sulm kundër pavarësisë së drejtësisë

Reforma do të thotë "fund i ndarjes së pushteteve në Poloni", tha ish-ministri i Drejtësisë, Borys Budka nga Platforma Qytetare liberale.

Bazë për këtë vendim është një ligj i miratuar vitin e kaluar. Ai përcakton që gjykatësit e Këshillit të Drejtësisë nuk duhet të zgjidhen më prej gjykatësve të tjerë, por prej Parlamentit. Në Këshillin e Drejtësisë të vendit ndodhen 24 anëtarë, këtu bën pjesë edhe ministri i Drejtësisë.

Edhe përfaqësues të BE e shohin në këtë mënyrë të shkelur pavarësinë e drejtësisë. Prandaj për herë të parë në historinë e tij, BE ka nisur një procedurë për shkelje të marrëveshjeve në bazë të nenit 7 të Marrëveshjeve të BE.