1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Ndarja e hidhur u la pas vetes

Zgjerimi i Zonës së Shengenit me shtete të tjera lindore anëtare të BE dhe me Maltën komentohet sot në shtypin gjerman.

Kufiri polako-ukrainas

Kufiri polako-ukrainas

Në gazetën ABENDZEITUNG të Mynihut, për këtë temë lexojmë:

"Po, natyrisht që mund të ndeshemi me vështirësi fillestare në kufijtë e rinj të jashtëm të BE. Por në radhë të parë, të rinjtë që e ndiejnë veten tani anëtarë me të drejta të plota, kanë patjetër ambicie, që të konfirmojnë aftësitë e tyre. Së dyti, Bashkimi i vjetër Evropian i mbështet fuqimisht me personel, financiarisht dhe teknikisht. Dhe para së gjithash: ai që do të kishte thënë 20 vjet më parë se mund të udhëtosh pa ndërprerje që nga Talini, në Varshavë e deri në Mynih, do të qe konsideruar i çmendur. Sot kjo është bërë realitet. Evropa ka përjetuar kaq shumë lufta të tmerrshme, por një ndarje të hidhur ajo e ka lënë pas vetes."

Ja edhe mendimi i LÜBECKER NACHRICHTEN: "Gjermania do të bëjë pjesë në ata që përfitojnë nga qarkullimi pa kontrolle në Evropën që po rritet gjithnjë e më shumë e bashkuar. Humbësit e vërtetë janë bjellorusët dhe ukrainasit. Ata paguajnë për lirinë tonë të qarkullimit. Sepse me heqjen e pajisjeve të kontrollit kufitar brenda BE, kufiri i jashtëm i BE do të bëhet më i padepërtueshëm dhe një vizë për t'u futur në Evropën e Shengenit do të shtrenjtohet shumë më tepër. Shtëpitë e të varfërve të kontinentit tonë do të mbeten jashtë."

  • Data 21.12.2007
  • Autor ADD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CegI
  • Data 21.12.2007
  • Autor ADD
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CegI