1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ndalohen faqet e pornografisë me fëmijë në internet

Hapi i parë drejt cenzurës? Komuniteti i internetit i revoltuar për shkak të planeve për bllokimin e faqeve.

default

Shenja ndal për faqet e pornografisë me fëmijë

Të enjten (18.6.2009) parlamenti gjerman voton për një ligj për ndalimin, bllokimin e faqeve të internetit me përmbjatje pornografie me fëmijë. Por kryesisht në komunitetin e internetit është krijuar rezistencë kundër këtyre planeve. Kritikët shohin në të një hap drejt censurimit të internetit.
Një shenjë ndal në ekranin e kompjuterit, në këtë mënyrë përfaqësuesit e qeverisë demonstrojnë synimin e ligjit të ri për internetin. Atij që jep adresën e një faqeje interneti me pornografi me fëmijë, do t'i dalë në ekran shenja ndal në vend të fotografive të të miturve. Në komunitetin e internetit këto plane kanë shkaktuar një stuhi zemërate. Markus Beckedahl, i cili ka faqen me adresen netzpolitk.org ka bërë thirrje për protesta kundër ndalimit të pornografisë me fëmijë.

„Ne gjithmonë kemi thënë se edhe ne jemi kundër pornografisë me fëmijë. Ne jemi vetëm kundër rrugës, që përdoret. Duan të bllokojnë faqet e internetit, në vend që t'i nxjerrin ato në mënyrë efektive prej rrjetit. Ne jemi të mendimit se duhet të ketë metoda me efikase të ndjekjes penale, në vend që të ngrihet infrastruktura për cenzurë."“

Beckedahl është i mendimit se qeveria në fakt do të krijojë mundësitë teknike për cenzurë, me anë të të cilave më vonë mund të bllokohen edhe përmbajtje të tjera, lojërat e dhunshme, apo shkarkimi i faqeve me kopje të paliçencuara. Përdoruesit profesionistë të internetit mund t' i anashkalojnë bllokadat, është argumenti i tij. Ministrja e familjes Ursula von der Leyen e njeh këtë akuzë.

Bundesfamilienministerin Ursula von der Leyen bei der Kabinettsitzung am13.5.09

Ministrja e familjes Ursula von der Leyen (CDU)

„Bllokimet e faqeve për masën e madhe të përdoruesve janë fundi, një rrugë pa krye, nga e cila nuk dalin dot. Ne e dimë nga analizat se afro 80 përqind e përdoruesve të internetit nuk janë ata të ushtruarit, pedofilët me të vertetë kriminelë, që janë aktivë në kërkimin e këtyre faqeve.“

Komuniteti i internetit e ndjen veten të provokuar nga fjali të tilla. Nqs pedofilët e apasionuar nuk pengohen dot që të konsumojnë pornografi me fëmijë, përse atëherë e gjitha kjo? Duke bërë lojë fjalësh me emrin e ministres së familjes komuniteti i internetit e quan atë tashmë „Zensursula“. Shprehjet e ministres hasin në reagime të ashpra në bloge dhe forume interneti.

Bllokimi duhet të pengojë joshjen e klientëve të rinj

Dhe me të vertetë qeveria thotë se nuk ka qëllim të arrijë grupin e atyre, që janë ndërkohë aktivë në qarqet pedofile. Shefi i zyrës federale të kriminalistikës Jërg Zielcke shpjegon se ndalimi duhet të shërbejë kryesisht për bllokimin e përdoruesve të rinj të mundshëm, të cilët deri tani nuk kishin të bënin shumë me pornografi fëmijësh.

"Pornografia me fëmijë në internet është një model biznesi. Dhe nqs kriminaliteti i organizuar do të fitojë para, atëherë duhet të joshë klientë të tjerë. Ky është qëllimi, përdoruesi i rastësishëm, i cili me një e-mail spam joshet për të vizituar këto faqe interneti dhe këtu ne vemë tabelën ndal.“

Para votimit të enjten (18.6.) kundërshtarët e ligjit kanë bërë edhe një herë thirrje, që të telefonohen sa më shumë personalisht deputetë të Partisë Socialdemokrate. Ndryshe prej Unionit, i cili mbështet njëzëri planet e ministres von der Leyen, sidomos në rradhët e të majtëve në Partinë Socialdemokrate kishte rezerva ndaj ligjit. Megjithatë koalicioni i madh do të vendosë bllokimin e internetit. Edhe prej opozitës pati një rezistencë e vogël kundër këtij plani, ndryshe nga komuniteti i internetit. Një peticion kundër ligjit është nënshkruar tashmë më shumë 134.000 herë. Numër më të madh nënshkrimesh ka patur deri tani vetëm një herë në historinë e RFGJ-së. Para dy vjetësh 178.000 persona nënshkruan për ndalimin e partisë së djathtë ekstremiste NPD.


  • Data 18.06.2009
  • Autor Mathias Bölinger/Angjelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ISkT
  • Data 18.06.2009
  • Autor Mathias Bölinger/Angjelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ISkT