1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ndalimi i përdorimit të merkurit do të vijë

Arritje në samitin e ministrave të mjedisit në Nairobi

default

Logo për mjedisin

Pas negociatash të gjata ministrat e mjedisit të OKB-së gjatë samitit të tyre në Nairobi ranë dakord të mërkurën për ndalimin e merkurit. Ndalimi i një prej metaleve të rënda më helmuese do të vihet në jetë me një dekret të Kombeve të Bashkuara. Gjatë takimit pesë ditor (16.-20.2.), ministrat e ambjentit konsultohen mbi masat për luftimin e ndryshimit të klimës dhe zgjidhjen e problemeve të mjedisit përballë krizës financiare.

Ndalimi i përdorimit të merkurit është tashmë punë e mbaruar.

Samiti i ministrave të ambjentit përfundon të premten (20.2.) por në një nga çështjet e diskutuara më fort, pas vitesh të tëra negociatash, që tani duket se do të shënohet një moment kthese. Ndalimi i përdorimit të merkurit, një prej metaleve të rënda më helmuese, është tashmë punë e mbaruar, deklaroi ministri gjerman i Ambjentit Sigmar Gabriel, për radion gjermane ARD në Nairobi.

"Do të jepet një mandat i vërtetë negociimi, i cili synon që brenda dy vjetësh të arrijmë nxjerrjen nga qarkullimi të merkurit."

Fjala "nëse" në këtë grup negociatash nuk shtrohet më për diskutim. Mandati është zbatimi i ndalimit të merkurit me një dekret të Kombeve të Bashkuara. Në këtë kuadër ministri Gabriel lëvdoi qëndrimin e delegacionit amerikan, të cilët gjatë gjashtë viteve të kaluara kishin penguar çdo hap përpara në këtë çështje. Dallohet qartë se sa shpejt ka ndryshuar atmosfera qysh nga ardhja në post e Presidentit Obama e kjo vlen edhe në rastin e politikës për klimën: "Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të arrihet një marrëveshje ndërkombëtare për mbrojtjen e klimës deri në muajin dhjetor, madje edhe në rast se ligje e tyre nacionale nuk kanë hyrë plotësisht në fuqi. Gjithashtu ata thonë se nuk do të bëjnë asgjë pa një lloj kontributi nga vendet në ekspansion si p.sh. Kina. Ky është një distancim pozitiv nga pozicioni i mëparshëm, kur kërkonin nga Kina kontribut të njëjtë me SHBA-në. Pozicioni i tyre aktual është në të njëjtën linjë me atë të BE-së", - tha Gabriel.

Si instrument të ri në politikën për klimën Gabriel njoftoi ngritjen e një institucioni, i cili do të kujdeset, që investimet për energjitë e rigjenerueshme dhe për shfrytëzimin më eficient të energjisë të shkojnë edhe në vendet në zhvillim. Deri tani flukset e parave përqëndroheshin në vende në ekspansion si Kina, apo India.

"Ne do të ndihmojnë z. Achim Steiner, shefin e Organizatës për Ambjentin, të ngrejë në Franfkurt një qendër për investime financiare në një politike moderne energjetike. Këtë e premtuam në samit dhe do të jetë një investim të cilin do ta mbështesim. Por ne do të kërkojmë edhe nga bankat gjermane të marrin pjesë në të."

Ministri gjerman i Ambjentit nuk beson se bankat mund të kundërshtojnë.

Qendra e planifikuar në Frankfurt ofron perspektiva shumë të mira fitimi. "Mendoj se sektori bankar duhet të ketë mësuar tashmë, se ka marrë fund koha kur përpjekjet për fitim mbështeteshin në spekulime dhe jo në tregjet reale. Do të vijë sërish koha, që të funksionojë përsëri ajo çfarë deri tani ka qenë sekreti i suksesit gjerman: investimi në tregjet reale, në ekonominë reale. Dhe cili treg do të jetë më i madh se ai energjetik gjatë viteve të ardhshme? Për këtë arsye mendoj se momenti është shumë i përshtatshëm", - tha Gabriel.

Më shumë se 1000 delegatë nga 140 vende, ndër të cilët plot 100 ministra, marrin pjesë në samitin në Nairobi. Shumë prej tyre janë të mendimit se programi i Kombeve të Bashkuara për ambjentin duhet të marrë më shumë peshë. Synimi është themelimi i një organizate globale për ambjentin, e cila do të kishte më shumë kompetenca dhe fonde se një program i OKB-së. Në samit, tha ministri Gabriel, mbi këtë temë do të merret më në fund një vendim politik.

  • Data 20.02.2009
  • Autor Marc Engelhardt.
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gxza
  • Data 20.02.2009
  • Autor Marc Engelhardt.
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Gxza