1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ndalet ratifikimi i marrëveshjes Zvicër - Kroaci për tregun e punës

A do të sjellë vota zvicerane pro kufizimit të emigracionit anulimin e marrëveshjeve dypalëshe mes Zvicrës dhe BE-së për tregun e brendshëm dhe lirinë e lëvizjes?

Pas referendumit për kufizimin e emigracionit, Zvicra e ndali një marrëveshje të planifikuar për të hapur tregun e saj të punës për kroatët. Ministrja e Drejtësisë Simonetta Sommarug e njoftoi ministren e Jashtme kroate Vesna Pusiç në telefon, se ratifikimi i marrëveshjes dypalëshe në "formën e tij aktuale" nuk është më i mundur, tha një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë. Edhe Brukseli është informuar për rishikimin e planifikuar të marrëveshjes.

Zviceranët votuan të dielën e kaluar në një referendum me 50.3 për qind pro kufizimit të emigracionit të qytetarëve nga vendet e Bashkimit Evropian. Qeveria ka tani tre vjet kohë në dispozion për ta zbatuar vendimin, por ajo synon që më së voni në fund të qershorit të paraqesë një plan për realizimin e këtij vendimi të referendumit. Pas kësaj do të përgatitet një projekt-ligj që do t'i paraqitet parlamentit para përfundimit të vitit 2014.

Populistët e djathtë e kanë me ngut

Wahlkampagne SVP gegen Einwanderung Schweiz

Por partia populiste e djathtë Partia Popullore Zvicerane (SVP) që ishte edhe nismëtarja e referendumit popullor mendon se procesi i përpilimit dhe miratimit të ligjit të ri duhet të bëhet edhe më shpejt, Kryetari i partisë SVP Toni Brunner shprehu në gazetën «Schweiz am Sonntag» shqetësimin për një "valë masive emigracioni", sepse BE-ja do të fillojë së shpejti me lirinë e plotë të lëvizjes së qytetarëve nga vendet lindore anëtare të BE-së.

Marrëveshjet bilaterale me BE-në

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Christian Levrat tha se pas referendumit për emigracionin, në Zvicër duhet të organizohet edhe një referendum tjetër në rast se do të ketë një anulim të marrëveshjeve bilaterale mes Zvicrës dhe BE-së. Në të popullsia duhet të votojë nëse do që të vazhdojë kufizimi i emigracionin apo dëshiron të vazhdojnë marrëveshjet dypalëshe mes Zvicrës dhe BE-së, tha Christian Levrat për gazetën «SonntagsZeitung». Sipas tij, votuesit kishin menduar se nisma kundër emigracionit masiv nuk i prek marrëveshjet dypalëshe mes Zvicrës dhe BE-së.

Në rrezik për t'u anuluar janë sidomos shtatë marrëveshje të vitit 1999, të cilat rregullojnë jo vetëm pjesëmarrjen e Zvicrës në tregun e brendshëm të BE-së, por edhe lirinë e lëvizjes. Për këto vlen e ashtuquajtura "klauzolë e gijotinës" sipas së cilës të gjitha këto marrëveshje mund të bëhen të pavlefshme, nëse Zvicra anulon marrëveshjen e lëvizjes së lirë.

Sipas një sondazhi të botuar në gazetën «SonntagsBlick» rreth 74 për qind e zviceranëve janë kundër anulimit të marrëveshjeve me BE-në, 19 për qind janë pro dhe shtatë për qind të pavendosur.