1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ndahet nga jeta ikona e muzikës pop George Michael

Ish-këngëtari i Wham! - George Michael ka vdekur në moshën 53-vjeçare. Këngëtari britanik vdiq në kohën e Krishtlindjeve, kur më së shumti dëgjohet hiti i tij "Last Christmas"!

Këngëtari i njohur britanik ka vdekur "në qetësi", në shtëpinë e tij, njoftoi agjencia e lajmeve PA, në orët e para të ditës së hënë, duke iu referuar zëdhënësit të Michaelit. Këngëtari dhe kompozitore ndërroi jetë në Goring-on-Thames në Oxfordshire. Në emër të familjes, zëdhënësi ka lutur që të respektohet jeta private e këngëtarit "në këtë kohë të vështirë". "Aktualisht nuk ka ndonjë koment tjetër."

Policia është ftuar të dielën pasdite në shtëpinë e tij, rreth 90 kilometra larg Londrës. Shkaqet e vdekjes janë të panjohura deri tani, por policia  nuk ka ndonjë dyshim për hetime. Duke iu referuar menaxherit të tij, revista "Billboard" njofton se këngëtari ka vdekur për shkak të problemeve në zemër,

 

"Last Christmas" - një hit i jashtëzakonshëm

Karrierën e tij George Michael (emri i vërtetë i tij ishte Georgios Kyriakos Panagiotou), i biri i një britaniku me origjinë nga pjesa greke e Qipros, e ka filluar me shokun Andrew Ridgeley. Ata kanë themeluar së bashku duon "Wham!", i cili në vitet 1980-të ka bërë shumë hite. Këngët më të njohura nga kjo kohë janë "Last Christmas" dhe "Wake Me Up Before You Go-Go".

Pas ndarjes së tyre, Michael me 1987 ka nisur karrierën solo dhe menjëherë me albumin e parë "Faith" ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm. Në vitet 1990-të ai ka përjetuar shumë vështirësi në jetën private - në veçanti pas vdekjes së nënës, kur ka përjetuar kriza të thella. Michael kishte rënë në depresion dhe ka marrë drogë. Në fund të vitit 2011 ka përjetuar një ndezje të rëndë të mushkërive.

Sukseset

George Michael - Andrew Ridgeley - Wham (picture-alliance/Photoshot)

George Michael dhe Andrew Ridgeley

George Michael në karrierën e tij gati 40-vjeçare ka shitur gjithësejt rreth 100 milonë albuma. Së fundi ka punuar së bashku me producentin britanik Naughty Boy në një album të ri.

Miqtë dhe kolegët e tij janë të prekur thellë me këtë vdekje. Kolegu i tij nga bandi Ridgeley tha se është "mërzitur shumë".

"2016 - humbja e një shpirti tjetër të talentuar. Ngushëllimet dhe dashuria jonë më e thellë i kushtohet në këto momente familjes së George Michael", kumtpi bandi Duran Duran.

Këngëtari kanadez Bryan Adams: "Nuk po mund ta kuptoj - një këngëtar kaq i jashtëzakonshëm dhe njeri i dashur, ai ka ikur tepër i ri."

Edhe Madona është tronditur: "Jeto i qetë miku im! Një artist tjetër i mrekullueshëm i largua nga ne."

Ndërsa Sir Elton John shkruan se "ka humbur një mik të dashur dhe një artist briliant".

se/qu/gri (bbc, dpa, afp)