1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ndahet Çmimi Evropian Gazetaresk për Radio - Wurzel dhe Uksul fitues

Korrespondenti i radios për ARD-në në Stamboll, Steffen Wurzel, i cili punon pranë Südwestrundfunk dhe producenti i studios së ARD-së në Stamboll, Mehmet Uksul, morën Çmimin Gazetaresk të Parlamentit Evropian

Parlamenti Europian

Parlamenti Europian

Së bashku, ata u nderuan për reportazhin e Wurzelit "Refugjatë, trafikantë dhe gardhe". Në këtë reportazh gazetari 31-vjeçar përshkruan, se si sillet dhe i trajton BE-ja refugjatët në kufijtë e saj, sidomos në kufirin greko-turk. Vitin e kaluar përmes këtij kufiri ka pasur kryesisht refugjatë nga Afrika e Veriut që janë përpjekur për të hyrë nga Turqia në BE. Në kufirin grek kontrollon në emër të BE-së  Agjencia për Mbrojtjen e kufirit Frontex.

Steffen Wurzel ka intervistuar si rojet e kufirit  ashtu dhe refugjatët dhe pasqyron mjaft bukur fatet, ndjenjat dhe ngjarjet në kufirin e jashtëm të BE-së. Juria evropiane e përbërë nga  gazetarë dhe deputetë e quajti këtë reportazh "një pjesë të shkëlqyer të punës gazetareske." Autori ka gjetur disa partnerë shumë interesantë për intervistat dhe me përshkrimet e tij ka krijuar një atmosfera pothuajse kinematografike.

Parlamenti Evropian vlerëson gazetarë që ndihmojnë në të kuptuarit e Europës

Çmimin Evropian për Gazetari u shpërnda këtë vit për herë të katërt dhe shoqërohet  me 5.000 €. Parlamenti Evropian vlerëson me të gazetarë që trajtojnë çështje madhore evropiane apo që me punën e tyre ndihmojnë për të përmirësuar të kuptuarit e Evropës në tërësi.

Steffen Wurzel u lind në 1979 në Rastatt. Që gjatë shërbimit civil dhe kohës së studimeve për histori, ai ka punuar si prezantues dhe gazetar për emisionin DASDING, vala e të rinjve në Südwestrundfunk. Pas stazhit të tij në SWR (2006-2008) ai ka punuar si redaktor lajmesh, autor dhe moderator. Që nga maji 2010, Steffen Wurzel raporton  për radio ARD si korrespondent i SWR nga Stambolli dhe Athina.

Mehmet Uksul ka lindur në Frankfurt dhe punon për shumë vite si producent për ARD në Stamboll. Ai hulumton shumë nga temat e studios së ARD dhe mbështet korrespondentët që shkojnë atje.43-vjeçari punon si gazetar, përkthen libra dhe punon edhe për gazetat turke.

Autor: dpa/Pandeli Pani

Redaktoi: Mimoza Kelmendi