1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ndërron jetë nobelisti gjerman Günter Grass

Nobelist dhe shkelës tabushë: shkrimtari deri në vdekje mbeti një shpirt që prekte nervin e shoqërisë. Grass një qytetar i angazhuar, konsiderohej edhe si 'instancë morale', e ç'është më kryesorja një autor i madh.

Kjo jetë plot ngjitje e ulje, plot momente të mëdha dhe dështime nis më 16. tetor 1927. Günter Grass vjen në jetë në një familje në rrethana "mjaft të vështira". Prindërit e tij menaxhojnë në Gdansk një dyqan ushqimesh, klientela është e varfër, banesa e vogël, mjedisi katolik. "Një fëmijëri mes shpirtit të shenjtë dhe Hitlerit", shkruan biografi i Grass-it, Michael Jürgs. Në moshën 17 vjeç Grass përjeton tmerrin e Luftës së Dytë Botërore, më 1944 si fëmijë ushtar dhe më pas si i rekurutar në nëjsitë SS. Por lidhur me këtë fakt rrëfehet dekada më vonë - gjë që shkktoi një skandal. Fillimisht ai konsiderohej si i mbijetuar i kohës së luftës.

Fillimet e një turi të suksesshëm

Më 1952 - Republika Federale e Gjermanisë është e re, edhe Grass është i ri. Ai merret me art, studion skulpturë, luan në një formacion Jazz-i, udhëton dhe më në fund më 1956 shkon për një farë kohe në Paris. Ai bën një jetë jo me ndonjë shkëlqim, por disi modeste bashkë me gruan e tij të parë - por ky është fillimi i një karriere të madhe si shkrimtar. Grass projekton këtu romanin e tij "Daullja prej teneqeje", që u botua më 1959 dhe që shkaktoi indinjatë tek mikroborgjezia gjermane në ato vite, por që më pas qe një sukses botëror i përkthyer në shumë gjuhë dhe i vënë disa herë në skenë. Pikërisht katër dekada më pas krijuesi i kësaj vepre - nderohet me Çmimin Nobel në letërsi për veprën jetësore të tij.

Deutschland Günter Grass Die Blechtrommel

Skenë nga filmi "Daullja prej teneqeje"

Krijues dhe produktiv

Günter Grass ka shkruar drama, poezi e kryesisht romane, lista e veprave të tij është e gjatë. Romanet e njohura si "Vite qeni", apo "anestezi lokale" janë disa prej tyre, ashtu si edhe "Shojëza", "Miushja", "Ogurzinjtë" e shumë të tjera. Në to gjithmonë trajtohen raportet e kthesat politike e shoqërore: si p.sh. roli i intelektualëve në kryengritjen e RDGJ-së më 1953, revolta studentore e vitit 1968, luftrat elektorale për zgjedhjet e parlamentare, çështjet e së ardhmes, politika Lindje-Perëndim, mbytja e anijes me refugjatë në Detin Baltik më 1945.

Pajtimi me Poloninë ishte një çështje që shkrimtari i lindur në Gdansk e kishte veçanrisht për zemër. Ndonëse romanet e mëvonshëm historikë nuk e arritën entuziazmin si ai mbi historinë e daullexhiut Oskar Matzerath, ato që të gjithë kanë qenë të sukseshëm - dhe kanë ofruar lëndë për debat tek publiku i inetesuar për letërsinë në mbarë republikën. Disa lexuesve ato u dukeshin disi të vështirë: me shumë politkë dhe pak art.

Moral dhe politikë

Günter Grass ishte një talent i shumëanshëm: autor romanesh, lirik, grafist, skulptor e ndonjëherë edhe ilustrues i librave të veta. Ai tërhiqte vëmendjen edhe me ndërhyrjet në politikë - për vite të tëra ai konsiderohej në Gjermani si një lloj 'instance morale'. Që nga viti 1961 ai angazhohej për partinë socialdemokrate, pa qenë anëtar partie, mbështeti më 1969 Willy Brandt-in në fushatën elektorale, por më vonë u antarësua në parti, e më pas dorëzoi tesrën në sfondin e grindjes për rikonceptimin e së drejtës së azilit.

Deutschland Günter Grass Schriftsteller s/w mit Willy Brandt

Günter Grass me bashkëshorten e tij Anna-Margareta dhe Willi Brandt (majtas), fotografi në Nju Jork në "Ekspozitën Botërore" më 20.05.1964

Por ai mbeti, ai që ishte: një vëzhgues kritik dhe polarizues i kohës, një i majtë i pavarur, i cili me fuqinë e reputacionit që gëzonte ndërhynte me forcën e fjalës duke protestuar kundër dëbimit të kurdëve, për të drejtat e punëtorëve të detyruar të kohës së nacionalsocializmit, për të drejtat e njeriut, për autorët e përndjekur, kundër luftrave, për luftrat e paskëtaj në 2006 iu desh të pranojë, se edhe vet kish gabuar në luftë. Si brenda dhe jashtë vendit ngjalli një debat të zjarrtë publik autobiografia e tij, në të cilën ai përmend antarësinë si 17 vjeçar në njësitë SS. Ndaj reputacionit të integritetit moral ra hija e bashkëfajësisë së mbajtur në heshtje. Grass mllefosej. Papritur ai konsiderohej si hipokrit, pikërisht njeriu, që gjithmonë ishte angazhuar për një transparencë të plotë në raport me të kaluarën nacionalsocialiste të Gjermanisë.

Një vjershë si provokim

Shkrimtari ndërkohë i thyer në moshë dhe publiku ishin disntanuar disi, një instancë morale, që i mban lart pasqyrën gjermanëve, me sa duket nuk ishte më e nevojshme - e pikërisht në këtë çast Grass sërish me botimin në prill 2010 të tekstit me titull "Ajo që duhet thënë" shkaktoi një skandal, që i kaloi kufijtë e Gjermanisë. Teksti i cilësuar si "vjershë" ishte një kritikë e hapur ndaj poliitkës së izraelit. Grass paralajmëronte nga një goditje atomike izraelite kundër Iranit duke e cilësuar Izraelin, kapacittet atomike të tij dhe politikën e pushtimeve si një rrezik për paqen botërore.

Ky pamflet shkaktoi indinjatë, autori u shpall në Izrael persona non grata, nisën të qarkullojnë akuzat për antisemitizëm. Megjtihatë Günter Grass gjatë gjithë jetës së tij mbeti një idhull - jo vetëm për brezin e ri të kolegëve të tij shkrimtarë. Uwe Tellkamp e ka cilësuar atë si "potenca më e fuqishme tregimtare në letërsinë gjermane", Moritz Rinke e quante atë thjeshtë "ndoshta dinozauri më interesant dhe më i shumëanshëm".