1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Ndërrim pushteti në Slloveni - Parlamenti voton pro mocionit ndaj qeverisë konservatore

Parlamenti slloven me shumicë votash i hoqi mandatin qeverisë konservatore të Janez Janshës. Mocioni u paraqit nga partia më e madhe opozitare 'Sllovenia Pozitive'. Kryetarja e opozitës do të jetë kryeministrja e re.

Pas akuzave për korrupsion, parlamenti i Sllovenisë i hoqi votëbesimin qeverisë konservatore të kryeministrit Janez Jansha. Mbrëmë ( 27.02.2013) shumica e deputetëve votuan pro një mocioni mosbesimi të paraqitur nga partia më e madhe opozitare Sllovenia Pozitive (PS) dhe në të njëjtën kohë zgjodhën kryetaren e tyre, Alenka Bratushek si kryeministre të re të vendit. 55 prej 89 deputetëve të pranishëm e mbështetën mocionin e mosbesimit, 33 votuan kundër.

Tani Bratushek ka një afat 15-ditor për t'i propozuar parlamentit slloven përbërjen e qeverisë së saj. Pastaj parlamenti do të duhet të votojë sërish për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar dhe për aq kohë sa ai mos të marrë besimin e parlamentit punët e qeverisë do të vazhdojë t'i kryejë me një mandat teknik qeveria e kryeministrit Janez Jansha.

Positive Slovenia's party leader Alenka Bratusek attends a debate at the parliament in Ljubljana on February 27, 2013. Slovenia's parliament started debates today in the lead-up to a no-confidence vote that was expected to spell the end of Prime Minister Janez Jansa's one-year-old government. The motion was filed last week by the main opposition party Positive Slovenia as Jansa's five-way coalition crumbled under his refusal to resign over corruption claims. AFP PHOTO / JURE MAKOVEC (Photo credit should read Jure Makovec/AFP/Getty Images)

Alenka Bratusek, kryetare e opozitës në Slloveni

Qeveri e pakicës

Shumica e e partnerëve të qeverisë së Janshës janë tërhequr nga koalicioni në dy muajt e fundit, gjë që ka prishur ekujlibrin e mazhorancës duke e kthyer atë në qeveri të pakicës. Kriza qeveritare dhe shpërbërja e koalicionit filloi pas publikimit të raportit të komisionit antikorrupsin në fillim të janarit. Sipas këtij raporti, Jansha nuk ka deklaruar së paku 210 mijë euro, të cilat i ka siguruar në forma të dyshimta gjatë kohës që ka qenë zyrtar i lartë shtetëror. Skandali i korrupsionit nxiti kërkesat për dorëheqje, të cilat Jansha i refuzoi duke deklaruar se kjo bëhet për ta diskretituar atë politikisht dhe se akuzat janë të pabaza.

Jetëgjatësia e qeverisë Bartushek

Alenka Bratushek para Parlamentit prezantoi të mërkurën pasdite (27.02.2013) shkurtimisht programin e saj qeverisës. Ajo tha se do të përpiqet të formojë një qeveri të përbërë nga politikanë dhe ekspertë, e cila do të kishte një mandat të kufizuar prej një viti. Pas një viti do të kërkohej sërish një mocion besimi i parlamentit dhe në rast se ajo nuk do ta fitonte atë do të shpallen zgjedhjet e parakohshme.