1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ndërpriten hetimet kundër shefit të Telekomit gjerman, Rene Obermann

Dyshohej se Obermann dhe menaxherë të tjerë mund të kenë përdorur ryshfetin përmes personave të tretë për të shmangur konkurrentët e tjerë nga tregu në M

default

Shefi i Telekomit gjerman, Rene Obermann.

Prokuroria e Bonit ka ndërprerë hetimet kundër shefit të Telekomit Gjerman, Deutsche Telekom, Rene Obermann. Ai po hetohej për shkak të dyshimeve për përfshirje në korrupsion. Sipas të dhënave të sipërmarrjes hetuesit po punonin mbi bazën e një kërkese për mbështjete juridike në kuadër të një hetimi nga SHBA-ja. Dyshohej se Obermann dhe menaxherë të tjerë mund të kenë përdorur ryshfetin përmes personave të tretë për të shmangur konkurrentët e tjerë nga tregu në Maqedoni dhe në Mal të Zi.

Prokurori Apostel: Obermann nuk ka qenë aktiv në këtë çështje

Telekom Symbolbild mit Kamera

Në intervistë për Deutsche Welle-n Prokurori i Bonnit Friedrich Apostel sqaroi se: "Ne i kemi verifikuar të gjitha dokumentat, që ishin të shumta. Kemi dëgjuar dëshimtarët, kemi marrë në pyetje personat e dyshuar dhe kemi arritur në përfundim se zoti Obermann nuk ka qenë në dijeni dhe nuk është informuar dhe as nuk ka qenë aktiv në këtë çështje". Prandaj sqaron Apostel: "Fillimisht ne po hetonim kundër tetë personave, kundër tre personave ndërkohë i kemi ndërprerë hetimet e ndër ta është edhe zoti Obermann. Pesë persona të tjerë janë ende në fokus të hetimeve tona, që do t'i vazhdojmë dhe do të njoftojmë me kohë për rezultat e tyre."

Telekomi gjerman është aktiv në të gjithë Evropën Juglindore

Ai öshtö aktiv atje përmes filialit simotër hungarez "Magyar Telekom". Në Maqedoni koncerni gjerman në vitin 2001 bleu për rreth 700 milionë euro, MakTel-in, Telekomin maqedonas, ndryshe "Makedonski Telekomunikacii". Magyar Telekom, që atëherë quhej Matav, bleu edhe Telekomin Malazez në mars të vitit 2005 në vlerën 114 milionë Euro.

Autor: Elizabeta Milosevska/Esat Ahmeti

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 04.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ztZe
  • Data 04.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ztZe