1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Rock am Ring" do të vazhdojë

3 Qershor 2017

Festivali legjendar "Rock am Ring" u ndërpre të premten (02.06) për shkak të alarmit për sulm terrorist. 80.000 vetë u larguan brenda një gjysëm ore. Organizatorët vendosën vazhdimin e tij të shtunën.

https://p.dw.com/p/2e4ba
Musikfestival Rock am Ring - Festivalbesucher verlassen das Gelände nach Terrorwarnung
Fotografi: picture-alliance/dpa/T. Frey

Festivali legjendar i muzikës "Rock am Ring" do të vazhdojë në Nyrburgring të shtunën (03.06) pas ndërprerjes për shkak të rrezikut terrorist. Organizatorët bënë të ditur në faqen e internetit, se "pas kontrolleve të imta të të gjitha hapësirave të festivalit, nuk u forcuan dyshimet e para për një rrezik akut". Edhe policia i ndërpreu hetimet.

Musikfestival Rock am Ring
Fotografi: picture alliance/dpa/T. Frey

Festivali në Gjermani u ndërpre të premten në mbrëmje në Nyrburgring, sepse policia kishte të dhëna për rrezikun e një sulmi terrorist. Rreth 80.000 vetë duhet të largoheshin nga koncerti pas ndërprerjes së tij.

Deutschland Rock am Ring wegen terroristischer Bedrohung unterbrochen
Fotografi: picture-alliance/dpa/T. Frey

Sipas organizatorit, Marek Lieberberg njerëzit e lanë sheshin brenda një kohe të shkurtër të qetë e nuk pati probleme gjatë evakuiimit. Brenda një gjysëm ore njerëzit u larguan, u shpreh Lieberberg. Edhe qeveria e landit të Renani-Pfalcit e konfirmoi të premten rrezikun për një sulm terrorist.