1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ndërhyrje në legjislacion për “diskriminim pozitiv” të egjiptianëve

Institucioni i Avokatit të Popullit në Shqipëri ka nisur të zbatojë një marrëveshje me komunitetin egjiptian. Synimi kryesor: përfshirja në mënyrë të plotë e tyre në sistemin social të vendit.

Arjan Lile është kryetar i shoqatës “Sfinksi”

Arjan Lile është kryetar i shoqatës “Sfinksi”

Arjan Lile është kryetar i shoqatës “Sfinksi” që mbron të drejtat e komunitetit të egjiptianëve të Shqipërisë. Ai e përshkruan si mjaft të besueshëm institucionin e Avokatit të Popullit ndaj shpreson që marrëveshja e ditëve të fundit nuk do të ketë fatin e atyre pararendëse, të cilat ai thotë hapur se kanë mbetur thjesht letër në sirtaret e institucioneve. Programi ynë është konkret dhe ka gjetur mbështetje edhe nga kryeministri Sali Berisha gjatë takimit që kemi zhvilluar javë më parë, sepse problemet me të cilat ndeshemi dhe na e kanë bërë jetën tejet të vështirë, janë të dukshme, thotë Lile për DW.

“Eliminimi i formave të diskriminimit, të ushtrimit të dhunës, përjashtimi social – këto po i vuan komuniteti egjiptian. Gjithashtu dhe përfaqësimi në instancat vendore dhe qëndrore me përfaqësues të intelektualëve nga rradhët e komunitetit, sepse kemi goxha kapacitete, edhe ky është një prioritet në punën tonë. Ne pretendojmë të integrohemi nëpërmjet mekanizmave sociale, pra integrim social dhe përjashtim nga format dhe stereotipet e diskriminimit. Një aspekt tjetër është punësimi dhe sistemimi në banesat sociale, për të cilat shumë njerëz që kanë nënshkruar marrëveshjen me Bashkinë e Tiranës, sot e kësaj dite enden rrugëve pa ju dhënë ndonjë shpresë, por ju thuhet se ‘do tua japim sot' apo ‘do tua japim nesër', e ne për këtë kërkojmë një përgjigje nga Bashkia e Tiranës.

Avokati i Popullit Igli Totozani

Avokati i Popullit Igli Totozani

Avokati i Popullit Igli Totozani e shikon institucionin e tij të orientuar më shumë tek përmirësimi i legjislacionit dhe mbështetja e komuniteteve dhe grupeve vulnerabël në shoqëri. “Një nga mjetet kryesore që institucioni i Avokatit të Popullit ka në dorë është rekomandimi legjislativ. Pra ne i rekomandojmë parlamentit ose ministrive të linjës që ndjekin këto problem iniciativa legjislative, ku mund të përmirësohet legjislacioni. Duke parë problematikën që ka ky komunitet do të përdorim mjetet e instrumentet tona në dobi të tyre. Në aspektin legjislativ do të ndërhyjmë në ato pika ku do të synojmë që të ketë një lloj ‘diskriminimi pozitiv' dhe jo vetëm për egjiptianët, por dhe për grupet e tjera, për problematikat që kanë në fushën e punësimit, në formimin profesional, në arsim, në shëndetësi e në pika të rëndësishme që ndikojnë në përmirësimin e kushteteve të jetesës së njeriut. Qëndrimi ynë parimor në lidhje me këto grupe do të jetë sigurimi, qoftë dhe në mënyrë të përkohshme i futjes së këtyre njerëzve në sistem. Futja e këtyre njerëzve në sistem kërkon sipas mendimit tonë, aplikimin e ‘diskriminimit pozitiv' për këto grupe”- thotë Totozani për DW.

Sipas tij në kuadrin legjislativ duhet ndërhyrë qoftë dhe me masa të përkohshme, ose që konsiderohen si masa tranzitore në mënyrë që t'i krijohet mundësia përfaqësuesve të komunitetit egjitpian, të përfshihen në mënyrë të plotë në sistemin social të vendit.

“Kjo do të thotë që ata të përfitojnë nga të gjitha ato të mira që një qytetar shqiptar që është brenda sistemit, i regjistruar tek institucionet, i përfiton normalisht”.

Komuniteti egjiptian vuan nga përjashtimi social

Komuniteti egjiptian vuan nga përjashtimi social

Në institucionin e Avokatit të Popullit është atashuar tashmë një përfaqësues i komunitetit egjiptian, prezenca e të cilit shikohet si një burim të drejtëpërdrejtë dhe të besueshëm për problematikën, për të mbajtur gjallë aktivitetet e përbashkëta.

Por Arjan Lile, kryetar i shoqatës “Sfinksi” mendon se një pjesë e legjislacionit është cilesore, por zbatimi është në kuotat më të ulta. Ai merr si shembull detyrimin që kanë institucionet për të punësuar anëtarë të komuniteteve dhe grupeve në nevojë. “Ne kemi kërkuar që kjo prezencë tek Avokati i Popullit të jetë dhe në institucione të tjera, psh dhe tek Komisionierja kundër Diskriminimit, duam që të kemi dhe atje një përfaqësues. Për të qenë pjesë e problematikave që dalin dita ditës dhe lihen në harresë për këtë komunitet. Sepse në këtë mënyrë monitorohet cdo zotim i institucioneve dhe ajo që ka më shumë rëndësi monitorohet dhe zbatimi i kuadrit ligjor. Që ligjet të mos jenë vetëm të shkruara sipas standardeve demokratike, por dhe të zbatohen si të tilla dhe ne si komunitet t`i prekim”

Avokati i Popullit

Avokati i Popullit

Në funksionin dhe të presidentit të rradhës së rrjetit të shoqatave të egjiptianëve të Ballkanit për vitin 2012, një procedure me rotacion vjetor, Arjan Lile shton në bisedë më DW-në se një rol të jashtëzakonshëm në gjallërimin e aktivitetit ka dhe koperimi rajonal. “Si një mundësi jo vetëm për shkëmbimin e eksperiencave, por dhe të përfshirjes në projekte e programe të përbashkëta në mbështetje të iniciativave konkrete për dy a më shumë vende, iniciativa që patjetër do të ndikonin në përmirësimin e zgjidhjen e problemeve me të cilat ndeshet ky komunitet”.