1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ndërhyrja ushtarake në Siri do të ishte me rrezik për SHBA

Senatorët amerikanë vazhdojnë të ushtrojnë presion tek administrata e Obamës për të ndërhyrë direkt në konfliktin Sirian. Por të gjitha mundësitë e operacioneve ushtarake të Uashingtonit përmbajnë rreziqe të mëdha.

Prej disa kohësh tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke ndjekur një qëndrim të kujdesshëm ndaj luftës civile në Siri, duke ofruar mbështetje retorike dhe jo ndihmë konkrete trupave rebele. Publikisht kanë deklaruar se nuk do të ketë angazhim të trupave amerikane në luftë kundër regjimit të Damaskut.

Në përpjekjen e fundit për t'i dhënë një zgjidhje konflikitit, SHBA dhe Rusia kanë rënë dakort të mbështesin një takim mes drejtuesve të forcave rebele dhe presidentit Bashar al-Assad në fillim të muajit qershor në Gjenevë. Por dy vendet mbajnë qëndrime të ndryshme për konfliktin. SHBA vazhdon t'i bëjë thirrje Assadit të tërhiqet, ndërsa Rusia thotë se ajo është një çështje e brendshme e Sirisë. Bisedimet e paqes janë komplikuar gjithashtu me kërkesën që Moska i ka bërë Iranit për të marrë pjesë në negociata.

USA Chuck Hagel 17. April 2013

Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel

Disa pjestarë të Kongresit Amerikan janë duke bërë thirrje për një ndërhyrje të ushtrisë amerikane në terren. "Ne kemi detyrimin dhe përgjegjësinë të mendojmë pasojat e një ndërhyrje direkte të ushtrisë amerikane  në Siri", tha Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura në Senat. 

 Armatosja e rebelëve

Senatorët Robert Menendez dhe Bob Corker kanë bërë gati një draft që do t'i jepte të drejtën Presidentit Obama të armatosë fraksionet rebele. Ndërkohë administrata ka rënë dakrot të dërgojë vetëm ndihma humanitare dhe jo armë për rebelët. "Për t'i dhënë fund regjimit të Assadit ne duhet të ndihmojmë opozitën me armë", tha Menendez.

Sipas Aram Nerguizian nga Qendra Strategjike për Studime Ndërkombëtare, administrata e Obamës është duke lehtësuar transportin e armëve nga vendet e Europës Lindore drejt rebelëve sirianë. Por frika e Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë është se këto armë mund të bien në dorë të militantëve islamistë dhe më vonë mund të përdoren kundër interesave të SHBA-së.

Operacioni i vështirë

Që prej fillimit të luftës civile në Siri, ka patur thirrje nga vendet perëndimore të krijoheshin zona me ndalim fluturimi dhe zona të sigurta për opozitën. Muajin e shkuar senatorët Carl Levin dhe John McCain i shkruan një letër Presidentit Obama, ku i bënin thirrje të përdorte një forcë 'të limituar' ushtarake për të vënë rregull në Siri. "Ne bëjmë thirrje urgjente, që së bashku me aleatët tanë të dobësojmë regjimin e Assadit dhe të ndihmojmë Turqinë nëse ata janë të gatshëm të krijojnë një zonë sigurie në Veri të Sirisë", shkruanin senatorët.

Syrien Soldaten in Kusair Qusayr

Ushtarë sirianë

Por sipas Nerguizian, një operacion i tillë ushtarak do të kërkonte edhe grupe luftimi, ku do të përfshihen forcat ajërore dhe mbështetje nga anijet në det.

"Jemi duke folur për një operacion që do të verë nën trysni operacionet ajërore Siriane, por siç e tregoi beteja e Qusair, është e rrezikshme të nënvlerësojmë ushtrinë e Assadit", thotë  Nerguizian. Forcat qeveritare siriane luftuan gjatë fundjavës së shkuar për të rimarrë qytetin Qusair, që ndodhet në kufi me Libanin. Edhe një operacion i forcave perëndimore do të ishte i rrezikshëm për shkak se Rusia ka zhvendosur 5 anije luftarake në Mesdhe dhe i ka shitur predha anti-anije regjimit të Assadit. Rrezja e këtyre predhave arrrin deri në Qipro.

Syrien Rebellen Kämpfer Aleppo 16.04.2013

Gjatë luftimeve në Alepo

Eliminimi i armëve kimike të Sirisë

Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel tha para para Komitetit të Shërbimeve të Armatosura në Senat se rreth 200 ushtrarakë amerikanë janë zhvendosur në Jordan për të ndihmuar në operacione të ndryshmë në Siri. Ndërsa The Los Angeles Times raportoi se numri i tyre mund të rritej në 20,000, nëse administrata e Obamas do të vendoste të godiste armët kimike të Sirisë.

Por në një raportim të CNN në muajin shkurt, duke cituar një burim në Pentagon, thuhej se një operacion i tillë mund të kërkojë 75 mijë trupa tokësorë. Nerguizian thotë se pavarësisht ndërhyrjes ushtarake, negociatat do të jenë të nevojshme herët a vonë.