1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Ndërhyrja ka vlejtur dhe ka vendosur paqen

Nato duhet t`i japë përgjigje disa pyetjeve, ndër to sa anëtarë të rinj mund të pranojë dhe ku vendosen kufijtë e zgjerimit? Kancelarja gjermane Angela Merkel është optimiste se këto pyetje do të marrin përgjigje.

Angela Merkel në takim me ushtarë të Bundeswehrit Letzlingen, 2 korrik 2007

Angela Merkel në takim me ushtarë të Bundeswehrit Letzlingen, 2 korrik 2007

"Nëse do më duhet të flas për takimin e nivelit të lartë në Bukuresht, atje do të kemi të bëjme me çështjet e zgjerimit, me pyetje që nuk janë shumë kontroverse, si për shembull me çështjen e pranimit të Kroacisë, Shqipërisë, dhe Maqedoninë, (do të duhet të përdorja emër tjetër, por ju e kuptoni për kë vend po flas). Shpresoj që këto probleme, duke patur parasysh rëndësinë historike të zgjerimit të Natos me këto vende, do të zgjidhen duke zgjidhur edhe problemin e emrit," thotë Merkel e ftuar në takimin e komandatëve të Bundeswehrit, një takim që organizohet një herë në disa kohë, kësaj herë për të diskutuar reformat e Bundeswehrit.

Evropa ndodhet para misioneve të rëndësishme, prandaj kooperimi me Naton është shumë i rëndësishëm. Detajet e këtij kooperimi kanë krijuar tashmë shqetësime politike. Qipro vend anëtar i BE-së dhe Turqia vend anëtar i Natos, kanë ende shumë probleme për të zgjidhur mes njëri tjetrit, dhe çdo ditë sjellin vështirësi në bashkëpunimin midis BE-së dhe Natos.

"Në moment mund të shohim se si zhvillohet bashkëpunimi midis misionit EULEX dhe UNMIK në Kosovë, misioni i të cilit përfundon. E rëndësishme është, dhe unë kam folur së fundi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, që këto misione të shërbëhen dhe ngrihen dorë për dorë, në mënyrë që të mos krijohet vakum, vakum që i cili do ta nxirrte jashtë loje qëllimin e misionit," thotë Merkel, në takimin me 600 pjesëmarrës, ndër të cilet edhe Sekr. i Natos, de Joop Shefer dhe ministri gjerman i mbrojtjes, Jung.

Qeveria gjermane ka shpjeguar në Librin e Bardhë kur duhet të ndërhyjë Gjermania e jashtë vendit. "Ballkani, është krejt e qartë se ndodhet në interest tona qëndrore," thotë Merkel.

"Është folur shpesh për Ballkanin perëndimor në dhjetë vitet e fundit. Ka patur kohra kur edhe unë pyesja a bëjmë përparime atje. Dhe me shumë të drejtë ushtarakët na thonin "ne nuk mund të bëjmë punën tuaj, t`i zgjidhim gjërat politikisht për ju". Nëse shoh sot se në Bosnjë Hercegovinë reduktojmë misionin, nëse shoh se si kemi arriturr që Kroacia të përpiqet të futet në BE, nëse kujtoj se sa të vështirë e kemi patur të aprovojmë misionin e Bundeswehrit në Maqedoni, dhe sot Maqedonia përpiqët të futet në BE, atëherë thems se vetëm perspektiva në BE dhe në Nato ka shpalosur forcën që ka bërë që raportet politike në Ballkanin perëndimor të zhvillohen kështu si zhvillohen. Jam shumë e sigurt se megjithe vështirësitë që kemi me Kosovën dhe Serbinë, mbas njëzet vitesh do të themi me siguri se ndërhyrja ja ka vlejtur dhe ka vendosur paqen në cepin e fundit të Evropës."

  • Data 10.03.2008
  • Autor Aida Cama / Berlin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DMHf
  • Data 10.03.2008
  • Autor Aida Cama / Berlin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DMHf