1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ndërhyrja e Perëndimit në Siri do të ishte gabim

Ndërhyrja ushtarake do të ishte shumë e rrezikshme, sepse lufta do të përhapej në tërë rajonin.

Koment

Koment

Prej dyshimeve për përdorimin e gazit kimit në afërsi të Damaskut, janë shtuar pohimet për ndërhyrjen e mundshme ushtarake amerikane në Siri. Megjithatë thirrjet më të fuqishme për ndërhyrje nuk po vijnë nga politikanët amerikanë, por nga ata britanikë, francezë, turqë dhe arabë. Ministri i Jashtëm britanik William Hague kumtoi madje se për ndërhyrje nuk duhet as mandati i OKB-së. Por Arabia Saudite, Katari dhe Turqia janë ato që më së shumti po përpiqen t'i fusin SHBA-në dhe NATO-n në baltën e Sirisë.

SHBA-ja ka qenë deri tani kryesisht kundër ndërhyrjes ushtarake, që në radhë të parë ka të bëjë me paknaqësitë me forcat radikale islamike tek opozita siriane. Ministri i Jashtëm amerikan e ka radhitur Frontin Al-Nusra (të afërt me Al Kaidën) në grupin e organizatave terroriste. Ndërrimi i pushtetmbajtësit në Damask me grupe radikale nuk do të ishte sipas mendimit të Uashingtonit ndonjë përparim. Së dyti, ekziston frika e krijimit të një situate kaotike si në Irak, pas ndërhyrjes amerikane në vitin 2003. Kjo rezultoi me qindra mijëra të vdekur. Së treti, ndërhyrja ushtarake në Siri mund të shkallëzojë konfliktin në mbarë Lindjen e Mesme dhe mund të ketë për pasojë përhapjen e konfliktit ndëretnik dhe ndërfetar edhe në vendet fqinje.

Përdorimi i armëve kimike nuk mund të tolerohet

Ibrahim Mohamad

Ibrahim Mohamad

Bashkësia ndërkombëtare nuk mund të shikojë duarkryq përdorimin e armëve kimike. Ajo duhet të zbardhë këto krime të tmerrshme dhe duhet t'i nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë. Këtu duhet mbështetur inspektorët e OKB në procesin e hetimeve. Por politikanët perëndimorë, si ministri i Jashtëm britanik William Hague, po e bëjnë të kundërtën. Hetimet e pavarura dhe të besueshme duhet të mbështeten prej Perëndimit, Rusisë, Kinës dhe Iranit.

Këtë javë është dashur të takohen diplomatët e SHBA-së dhe Rusisë, për të përgatitur konferencën për Sirinë e cila duhet të zhvillohet në tetor. Pas përdorimit të gazit helmues kimik, takimi është shtyrë. Por përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Siri duhet të vazhdojnë. Thellimi i konfliktit e pamundëson zgjidhjen politike.

Konflikti në Siri më i komplikuar se ai në Irak apo Libi

Pavarësisht se sa vështirë është të negociosh me krerët politik të Sirisë dhe sa vështirë është t'i bindësh grupet e ndryshme opozitare në Siri për një zgjidhje politike, SHBA-ja dhe partnerët e saj perëndimorë nuk duhet të lejojnë të futen në luftë. Ndërhyjra ushtarake nuk është mjet për zgjidhjen e konfliktit, sepse ajo do ta thellonte edhe më shumë dhe do të shkaktonte vrasjen e qindra mijëra njerëzve të tjerë. Ndaj kërkohen angazhime edhe më intensive diplomatike për zgjidhjen e krizës në Siri.

Unë jam dakord me kryetarin e Këshillit për Politikë të Jashtme në Bundestag, Ruprecht Polenz, i cili në një intervistë tha me të drejtë se "zgjerimi i konflitit të Sirisë mund të hap një zjarr të përgjithshëm".

Konflikit në Siri është shumë më i komplikuar se ai në Irak apo Libi. Përbërja shumëetnike dhe shumëfetare e Sirisë shtrihet edhe në vendet e tjera fqinje, deri në Arabinë Saudite dhe vendet e Gjirit. Ndërhyrja ushtarake në Siri mund të hap zjarrin edhe në këto vende, në veçanti kur dihet se sipas të gjitha gjasave, në këtë luftë do të përziheshin edhe Irani dhe hezbollahët.