1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndërhyrja në Siri: pyetjet dhe përgjigjet

Kersten Knipp/Bahri Cani12 Shtator 2013

Ndërhyjra ushtarake në Siri është evituar për momentin, por kanë mbetur shumë çështje të hapura. Assadi thotë se është i gatshëm të lejojë kontrollimin dhe shkatërrimin e armëve kimike. A mund t'i besohet atij?

https://p.dw.com/p/19gCz
Bashar al-Assad
Bashar AssadFotografi: Reuters

Ndërhyrja në Siri është evituar për momentin. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen?

Kjo nuk dihet. Të gjitha palët e përfshira - SHBA, evropianët, rusët, Irani dhe vendet arabe - po presin sjelljet e Baschar al-Assadit. Vendimtare dotë jetë nëse ai i kupton seriozisht bisedimet për kontrollin dhe asgjësimin e shpjetë të armëve të shkatërrimit në masë. Presidenti Barack Obama kumtoi në fjalimin e tij se ditët e kaluara ka parë "sinjale qetësuese". Iniciativa ruse që Assadi të pranoj shkatërrimin e armëve kimike ka bërë që të evitohet për momentin ndërhyrja ushtarake. Ndaj Obama i ka bërë lutje Kongresit që të shtyjë votimin për ndërhyrje ushtarake në Siri.

Presidenti amerikan tha se SHBA-ja së bashku me Francën, Britaninë e Madhe, Kinën dhe Rusinë po punojnë në hartimin e një rezolute e cila do ta detyronte Assadin që të lejojë kontrollin ndërkombëtar të armëve kimike. Në rast dshtimi të përpjekjeve diplomatike, SHBA-ja është e gatshme për ndërhyrje ushtarake. Assadi është nën presion shumë të madh diplomatik dhe duhet të përkulet, nëse mendon të evitojë ndërhyrjen ushtarake.

Si mund të kontrollohen dhe asgjësohen armët kimike?

Kontrolli dhe asgjësimi i armëve të këtilla është një çështje shumë komplekse. Derisa vazhdon dhuna në
Siri, kontrollorën nuk mund të fillojnë punën e tyre të suksesshme. "Parakushti për sukses është që palët ta mbështesin këtë proces", tha eksperti i armëve Ralf Trapp. Pas përfundimit të dhunës duhet të futen armët nën kontroll. Shkatërrrim i këtij arsenali me siguri që nuk mund të bëhet me pajisje të vogla për shkatërrimin e armëve. Trap thotë se për këtë duhet ndërtuar reparte të veçanta, që do të thotë se këto gjëra nuk mund të kryhen brenda disa muajve. "I gjithë programi mund të zgjatë me vite", shpjegon Oliver Meier, ekspertë për kontrolin e armëve nga Fondacioni për Shkencë dhe Politikë në Berlin.

Parakushti tjetër ësthë që inspektorët dhe teknikët të jenë të mbrojtur. Pa mbështetje politike kjo nuk është e mundur. Nëse kjo mbështetje do të ekzistojë edhe për disa vite me radhë, kjo me siguri që është e kontestueshme.

A mund të garantohet se armët me të vërtetë do të zhduken?

Siria nuk ka nënshkruar asnjë prej marrëveshjeve të fundit për shkatërrimin e armëve të këtilla. Përdorimi i armëve në këtë vend rregullohet me marrëveshjen e nënshkruar në vitin 1925. Ndaj dihet shumë pak për armët në këtë vend. E sigurt ëshë që ky vend ka rezerva për armë të këtilla. "Flitet për një mijë tonelata të shpërndara në tërë vendin. Ndëkrohë që dyshohet se Assad do të tentojë që të fshehë një pjesë të arsenalit nga inspektorët. Ndaj është me rëndësi të dihet se mbi çfarë bazash do të punojnë inspektorët.

Luftime në Siri
Luftime në SiriFotografi: picture-alliance/dpa

Pse përdorimi i këtyre armëve konsiderohet si kaq i rrezikshëm?

Në konfliktin e Sirisë kanë vdekur para përdorimit të armëve kimike rreth 100.000 njerëz. Dyshohet se të dhënat janë edhe më të mëdha. Megjithatë përdorimi i armëve kimike paraqet një shkallë të re, më të rrezikshme të konfliktit. Përdorimi i këtyre armëve është tabu dhe ndalohet me marrëveshjen e vitit 1992.

Përdorimi i këtyre armëve ka dhe një mesazh politik, thotë Markus Kaim: "Me këto armë mund të kërcënohet dhe të frikësohet kundërshtari, por askush nuk e beson se këto me të vërtetë do të përdoren." Megjithatë armët kimike dhe biologjike janë përdorë edhe në të kaluarën. Aviacioni irakian ka sulmuar në mars të vitit 1988 me këso armësh fshatin Halabscha. Janë vrarë 3200 dhe janë plagosur rëndë mbi 7000 persona.

Sa i fuqishëm është Assadi? Sa e fuqishme është mbështetja e Sirisë?

Assadi i ka kthyer ndërkohë me dhunë shumë bastione të rebelëve. Rasti më spektakolar ishte vendi Kusair, i cili është rikthyer nën kontroll në qershor të vitit 2013. Në luftën për këtë qytezë një rol shumë të rëndësishëm kanë luajtur milicët e Assadit dhe hezbollahët, të cilët kaherë janë shndërruar në një mbështetës të fuqishëm të Assadit. Edhe Irani e mbështetë ate me trupa, ekspertë dhe armë. Rusia poashtu e furnizon me armë - sipas të dhënave ruse, fjala është për marrëveshje që janë nënshkruar para fillimit të luftës. Ekspertët thonë se Rusia po e mbështetë regjimin e Sirisë edhe me para dhe karburante. Assadi ka edhe armë ajrore, ndaj edhe po u rreziston të gjitha sulmeve të kryengritësve.

Baschar al-Assad
Baschar al-AssadFotografi: picture alliance/dpa

Sa të fuqishëm janë islamistët radikalë në opozitë?

Për këtë nuk ka të dhëna të sakta. Shërbimet sekrete po përpiqet qe një vit të bëjnë një analizë të saktë, lidhur me influencën e qarqeve radikale tek kryengritësit. Ky është edhe shkaku pse shumë vende perëndimore hezitojnë të ndihmojnë me armë kryengritësit. Ato kanë frikë se armët mund të bien në duart e ekstremistëve, të cilat mund ti përdorin ato më pas kundër qytetarëve të vendeve perëndimore. Opozita pohon se roli i qarqeve radikale islamike është mbivlerësuar. "Fundamentalistët nuk e përbëjnë shumicën tek opozita", thotë Hisham Marëah, zëdhënës opozitar. Sipas tij, shumica e opozitarëve nuk u përkasin qarqeve ekstremiste dhe e respektojnë ligjin. Ata do të respektonin edhe qeverinë e zgjedhur, mendon ai.

Cilat janë pasojat e zhvillimeve të fundit për konfliktin në Siri?

Sipas të gjitha gjasave, dhuna do të vazhdojë, ndoshta edhe do të shtohet. Regjimi i Assadit tani nuk ka frikë nga ndërhyrja ushtarake amerikane. Ndaj do t'i përkushtohet prap luftës kundër kryengritësve. Kur dihet ndarja e forcave pro dhe kundër regjimit të Assadit, është pak e besueshme që konflikti të përfundojë shpejt. Kombet e Bashkuara janë të përçara dhe nuk mund të flasin me një zë. Kina dhe Rusia në KS të OKB janë kundër ndërhyrjes dhe e kanë evituar çdo rezolutë që kërcënon me ndërhyrje. Pas pranimit të Assadit që të fus nën kontroll armët kimike, është shumë pak e besueshme se do të miratohet një rezolutë e cila përfshinë ndërhyrjen. Pasojat për vendin janë fatale, thotë eksperti David Butter nga organizata londineze Chatham House. "Konflikti është kaq shkatërrues sa që nuk mund të ketë fitues. Sirisë do t'i duhen me vite të tëra për t'u kthyer në një shtet funksional, nëse një gjë e tillë është e mundur", pohon ai.