1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

NATO përgatitet për kursime

Edhe NATO duhet të përgatitet për të operuar me më pak para në dispozicion të saj dhe për të kursyer. Ky është një rast për një debat rrënjësor për rolin e Natos, edhe përballë Rusisë.

Anders Fogh Rasmussen, sekretari i përgjithshëm i Natos

Anders Fogh Rasmussen, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen synon që t'i përdorë kursimet e detyruara për një ristrukturim më të gjerë. Burokracia duhet të zvogëlohet, por jo në kurriz të aftësisë për të ndërhyrë ushtarakisht. "Të eleminojmë dhjamin dhe të ndërtojmë muskuj", kështu e quan ai këtë. Por Rasmusseni beson se një numër aleatësh e lejojnë që t'u dobësohen muskujt.

"Anëtarësimi në NATO nuk është falas. Para së gjithash anëtarët evropianë duhet t'i rezistojnë tundimit për ta përdorur krizën ekonomike si pretekst. Boshllëku transatlantik në detyrat e mbrojtjes nuk duhet të zgjerohet edhe më tej."

NO FLASH - US Marines in Afghanistan

Marinsat amerikanë në patrullim në provincën e Helmandit, Afganistan

Që tani SHBA shpenzojnë për një ushtar të disafishtën e asaj që shpenzojnë shumica e evropianëve. Dhe vetëm pesë vende anëtare të NATO-s i përmbahen direktivës, për të shpenzuar të paktën dy përqind të produktit social bruto për mbrojtje: Shqipëria, Franca, Greqia, Britania e Madhe dhe SHBA.

Bashkëpunimi NATO - BE ka potencial zgjerimi

Por një potencial gjigand kursimi sheh Rasmusseni në një partneritet strategjik midis NATO-s dhe BE. Shumica e anëtarëve të BE janë njëkohësisht anëtarë të NATO-s, dhe në angazhimet ushtarake ka shpesh dublime të mëdha. Por në takimet e rregullta të përbashkëta, shumë tema nuk përmenden për arsye formale, ankohet

Rasmusseni: "Në tryezë i ke të gjithë këta njerëz, dhe për mendimin tim është gati e rëndë, që nuk kemi mundësi të flasim për Afganistanin, ose luftën kundër piraterisë, ose Kosovën ose tema të tjera të rëndësishme. Kjo është zhgënjyese."

Por edhe tensionet midis anëtarit të NATO-s Turqi dhe anëtarit të BE, Qipro shpesh e frenojnë bashkëpunimin e mëtejshëm. Këtu Rasmusseni dëshiron më tepër mirëkuptim për kërkesat e Turqisë. Edhe SHBA e kanë kritikuar BE kohët e fundit se po vepron që Turqia të shkëputet nga Perëndimi, sepse e kundërshton në shumicë dërrmuese një anëtarësim të Turqisë në BE.

Logo Nato-Russland-Rat

Megjithatë ekziston Këshilli NATO-Rusi, i cili konsultohet për çështje të ndryshme. Në foto logoja e tij

Partneritet i ri me Rusinë

Rasmusseni u shpreh në krye të periudhës së tij në post edhe për një partneritet të ri me Rusinë, sepse të dyja palët janë të kërcënuara nga të njëjtat rreziqe. Ambasadori rus në Nato, Dmitri Rogosin nuk arrin t'i shohë hapat që e kanë pasuar këtë ide:

"Shtrohet pyetja: kur ne e pranojmë që ndodhemi para të njëjtave rreziqe, pse nuk mendojmë atëherë një përgjigje të përbashkët? Kur Rusia është partner dhe aleate në këtë luftë kundër kërcënimit, pse nuk flasim në Këshillin NATO-Rusi për këtë, pa u konsultuar më parë anëtarët e NATO-s?"

Kësaj pyetjeje Rasmusseni nuk i dha përgjigje të drejtpërdrejtë. Por ai u ndal te shqetësimi i shprehur herë pas here, se NATO-ja e rrezikon Rusinë:

"Unë shpresoj, që Rusia të vërë re, se nëse është e kërcënuar, atëherë sidoqoftë jo prej Perëndimit. Ne nuk kemi asnjë plan për ta sulmuar Rusinë. Dhe unë pres që edhe Rusia të mos ketë plan, për të na sulmuar ne."

Bashkëpunimi është për Rasmussenin më e rëndësishmja, për arsye strategjike gjithsesi, por për momentin edhe për shkaqe kursimi.

Autor: Christoph Hasselbach/Auron Dodi

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 22.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NzYw
  • Data 22.06.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NzYw