1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

NATO përballet me probleme në opinionin publik

Të gjithë për një e një për të gjithë - motoja e NATO-s. Por tani NATO përballet me probleme në opinionin publik. Shumë francezë, gjermanë e italianëve janë kundër përdorimit të trupave në rast konflikti me Rusinë.

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s të mbledhur në Bruksel për të vlerësuar aftësitë e reja të përshpejtuara dhe të integruar të forcave të tyre ushtarake, do të shqyrtojnë edhe mënyrën se si proceset politike të vendimmarrjes të mund të vihen gjithashtu në "gatishmëri shumë të lartë", për të përballuar aftësitë e modernizuara.

Në të njëjtën kohë, një nga çështjet më të mëdha që duhet të adresohen pavarësisht agjendës zyrtare të takimit dyditor është që udhëheqësit e NATO-s duhet të pranojnë se, megjithë punën e madhe që ata kanë investuar për të përforcuar solidaritetin brenda strukturave të aleancës, ata kanë nevojë për t'u marrë me një problem, atë të solidaritetit masiv në radhët e publikut të tyre, sidomos sepse stacionimi i trupave ushtarake në disa vende të NATO-s është i varur prej miratimit të parlamentit, pra prej mbështetjes nga opinioni publik.

Një studim i qendrës "Pew Research Center" tregon se më tepër se gjysma e francezëve, gjermanëve dhe italianëve nuk do ta mbështeste përdorimin e trupave të tyre ushtarake në rastin e një konflikti hipotetik me Rusinë. Ky ishte përfundimi i një sondazhi për të cilin u anketuan mbi 11.000 vetë në tetë shtete anëtare të NATO-s.

Mbrojtja e aleatëve të tjerë është detyrimi më i fortë i çdo anëtari të aleancës së NATO-s, në bazë të nenit V të traktatit themelues. Një kërkesë e tillë është bërë vetëm një herë - pasi SHBA u sulmua në 9/11 - por rigjallërimi i Rusisë ka bërë që ky term të rikthehet në gjuhën e përditshme të shumë vendeve, si p.sh. në shtetet baltike dhe në Polonia, që kanët frikë prej një ndërhyrjeje ruse.

Por shqetësues është edhe realiteti i ndjenjave publike. "Po të isha unë në NATO, do të isha shumë i shqetësuar" në lidhje me disa nga të dhënat e anketës, thotë Bruce Stokes, drejtor i grupit që merret me qëndrimet ekonomike globale në Pew Research Center.

Bruce Stokes

Bruce Stokes

Stokes thotë se shumë zyrtarë nga fusha e mbrojtjes si në Evropë dhe SHBA i kanë thënë para anketimit që prisnin që do të ishin të pakënaqur me rezultatin e sondazhit për solidaritetin dhe se madje të pakën një i ka thënë madje Stokes se shpresonte që rezultatet nuk do të publikohen.

Situatë e rëndë sigurie

Pas manovrës ushtarake javën e kaluar në Poloni, ku morën pjesë qindra ushtarë të vendeve aleate të NATO-s për të testuar aftësitë e reja shumë të integruara të reagimit të shpejtë, një kolonel gjerman gjithashtu pjesëmarrës në manovër, tha se ndjehet i zhgënjyer duke parë rezultatet e sondazhit që tregojnë se 58 përqind e bashkëqytetarëve të tij nuk e mbështesin pjesëmarrjen e brigadës së tij në rast se Rusia sulmon një vend tjetër të NATO-s.

Nisur nga historia e Gjermanisë shumë njerëz u befasuan që vetëm rreth 38% e gjermanëve janë pro dërgimit të trupave për të mbrojtur një aleat në rrezik të NATO-s. Në Francë pro janë 47%, në Itali 40%, kurse në Spanjë kishte një raport thuajse të barabartë mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të një angazhimi të tillë. Nisur rezultatet e sondazhit koloneli gjerman tha se njerëzit në vendet ku është zhvilluar sondazhi thjesht nuk e kuptojnë gjendjen serioze të situatës së sigurisë në Evropë sot. Ai tha se shqetësim të madh përbën edhe fakti që kancelarja gjermane Angela Merkel është vetëm njëra nga drejtueset e shtetit që ka nevojë për miratimin e parlamentit për çdo dërgim të trupave ushtarake jashtë vendit.

Detyrim për politikanët

NATO e di se pavarësisht se sa e fortë dhe e shpejtë është makineria e saj ushtarake, aleanca duhet të përballet me reagimin ende të ngadaltë nga ana e politikës, e cila deri tani kanë bërë padyshim punë të pamjaftueshme për të rritur mbështetjen e publikut.

Dr. Jörg Forbrig

Dr. Jörg Forbrig

Dr. Jörg Forbrig, studjues në German Marshall Fund në Berlin, thotë që NATO duhet të jetë vërtet e "shokuar" prej rezultateve të sondazhit, por se beson se tashmë situata po përmirësohet gradualisht sepse publiku ka filluar t'i "përtypë ngadalë" perceptimet për rrezikun. Ai mend se politika duhet të bëjë më shumë për t'u shpjeguar njerëve dhe për të vendosur se cila është përgjegjësia kolektive në rast të një rreziku. Ai thotë se shumica e njerëzve e kuptojnë nenin V të Traktatit të NATO-s si një përgjigje dhe shkëmbim ushtarak, por se mungon qartësia se si duhet të veprohet në rastet e një sulmi kibernetik, apo të një sulmi hibrid.

Edhe Bruce Stokes mendon se nisur prej të dhënave zhgënjyese të sondazhit, për liderët e NATO-s është e rëndësishme të dinë se çfarë duhet bërë në drejtim të ndërgjegjësimit të publikut. "Një nga arsyet që ne bëjmë këto anketa është se shpresojmë që shërbejnë si informacion për procesin e politikave publike," shtoi ai.