1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

NATO për marrëdhënie pozitive me Serbinë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hoop Schefer tha në Athinë se me gjithë problemet në lidhje me Kosoven, marrëdhëniet me Serbinë duhet të mbeten të hapura.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hoop Schefer në fund të vizitës në Athinë dha mbremë një konferencë të zgjeruar shtypi, ku i dha një theks të veçantë çështjes së dytë të axhendes së Bukureshtit asaj të misioneve të Aleancës në Kosovë edhe Afganistan. Një pjesë të konsiderueshme të kohës së bisedimeve ai e kaloi me kryeministrin Karamanlis dhe me ministren e jashtme Bakojani. Bisedat u zhvilluan tet a tet, e për to nuk pati as dekonspirimin më të vogël,. “Ne aktivizohemi në Kosovë në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë një gjë të tillë deri sa Kombet e Bashkuara të marrin vendim tjetër”, tha Scheferi për misionin aktual të 16.000 trupave të NATO-s në mbrojtje të gjithë qytetarëve “pjesëtarë të minoriteteve ose jo”.

Ai tha se për strategjinë stabilizuese të Aleancës është i “rëndësishëm trajtimi i Ballkanit Perendimor në tërësi, si rajon më i gjerë”. “Duhet të shohim marrëdhëniet e NATO-s me Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën por edhe me Serbinë, pasi, me gjithë problemet e sotme në lidhje me Kosovën, marrëdhëniet me Serbinë duhet të mbeten të hapura, marrëdhënie të cilat i konsideroj shumë të rëndësishme” tha Schefer pa fshehur njëkohësisht se në strategjinë e NATO-s si element i rëndësishëm i sigurisë është përfshirë i gjithë Ballkani Perendimor.

Kjo shpjegon edhe insistimin si të Uashingtonit po kështu edhe të Brukselit që shpresojnë të arrijnë, qoftë edhe në “pesë kilometrat e fundit të maratonës”, një kompromis në konfliktin Athinë-Shkup për emrin e Maqedonisë dhe hyrjen në bllok të 3 vendeve të kartës së Adriatikut, Zagrebit, Tiranës por edhe Shkupit. Kjo edhe pse edhe njëherë Scheferi nënvizoi se nuk bëhet fjalë as për “proçedurë automatike, as për rezultat të garantuar” dhe se “çdo vend do të shqyrtohet në veçanti”.

“Nuk kërkoj vetëm në Athinë që shtetet anëtare të NATO-s të bëjnë më shumë për Afganistanin”, por në çdo kryeqytet që shkoj tha Schefer, që më parë i kishte kërkuar ministrit grek të Mbrojtjes Meimaraqis dërgimin e helikopterëve Apaçi dhe angazhimin e trupave jashtë zonës së Kabulit. Kjo nuk i pengoi zërat oponente në Athinë te pretendojnë se rreth emrit zhvillohet një pazar presioni ndaj Athinës për të rritur kontributin e saj në Afganistan por edhe për të njohur pavarësinë e Kosoves.

  • Data 04.03.2008
  • Autor Niko Anagnosti/ Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DHog
  • Data 04.03.2008
  • Autor Niko Anagnosti/ Athinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DHog