1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

NATO- një pasaportë e shumëpritur për Shqipërinë

Shqipëria merr pjesë në samitin e NATO-s në Bukuresht pothuajse e bindur se do ta marrë ftesën e anëtarësimit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer

Kryeministri Sali Berisha tha para nisjes së tij për Bukuresht se shpresat janë tepër të mëdha por ende sa pa u bërë realitet ka rezerva. „Ne jemi të bindur, por vendimin e kanë në dorë kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të NATO-s. Kemi besim të plotë se do ta marrim dhe se e meritojmë ftesën.“

Për kreun e qeverisë së Tiranës, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një ngjarje historike. „ Anëtarësimi në NATO e bën Shqipërinë shumë herë më të sigurtë, më të besueshme për qytetarët e saj dhe për qytetarët e botës. Ftesa është një pasaportë e shumëpritur, e merituar dhe shumë e rëndësishme për këtë vend. Prandaj është ngjarje për çdo qytetar shqiptar.“

Vështirë që në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, që aspirojnë anëtarësimin në NATO, të ketë një mbështetje kaq popullore sa në Shqipëri. Tanimë është një fakt i njohur se 94% e shqiptarëve janë pro anëtarësimit. Për një vend me nje buxhet modest si Shqipëria nga i cili merret një përqindje e konsiderueshme për të financuar reformimin e ushtrisë dhe plotësimin kushteve të Aleancës, mbështetja popullore flet për dëshirën e madhe për t'iu bashkuar NATO-s.

Drejtori i Insitutit të Studimeve Ndërkombëtare, Albert Rakipi e shtjellon këtë konsensus popullor lidhur me koston e anëtarësimit. „Patjetër që ka një kosto. Fondet nga buxheti i shtetit mund të kalonin në shërbime të tilla bazë për popullsinë si në shëndetësi, në arsim, Por duket qartë se shoqëria shqiptare është e vendosur ta bëjë këtë sakrificë.“

Por çfarë merr kjo shoqëri në këmbim të kësaj „ sakrifice“? Çfarë do të thotë të jesh vend anëtar i NATO-s?
„ Kjo nuk do të thotë thjesht të mbëeshtetsësh politikat e Aleancës Atlantike në rajone të tjera të botës apo të kontribuosh me kontigjente trupash në pikat e nxehta. Të jesh anëtar i NATO-s do të thotë të jesh shtet ku demokracia dhe ligji funksionojnë.„

Kryefjala mbeten reformat

Dhe në këtë proces kryefjala mbeten reformat. Dhe në rradhë të parë në Forcat e Armatosura që duhet të jenë konform standarteve të Aleancës.Ministri i sapoemëruar i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, shprehet se „ procesi i reformave në transformimin e ushtrisë do të vazhdojë edhe pas samitit të Bukureshtit me synim final krijimin e një ushtrie të vogël profesioniste, të stërvitur, të pajisur dhe të trajtuar mirë, të denjë të plotësojë misionin e saj si brenda ashtu edhe jashtë vendit.“

Edhe partia opozitare LSI e sheh marrjen e ftesës si një vijim përgjegjësish.edhe më të mëdha. Kryetari i saj Ilir Meta tha se „ ftesa e NATO-s është një përgjegjësi shumë më e lartë për të realizuar reformat e domosdoshme deri në momentin e anëtarësimit.

Shqipëria përfaqësohet në Bukuresht nga kreu i shtetit. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kryeministri Berisha, anëtarë të kabinetit të tij, përfaqësues të forcave politike të opozitës dhe të maxhorancës.

  • Data 03.04.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DZez
  • Data 03.04.2008
  • Autor Ani Ruci
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DZez