1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

NATO në Libi nën trysni - Debat për trupa tokësore

Sa më gjatë vazhdon lufta mes rebelëve dhe trupave besnike të regjimit në Libi, dhe sa më shumë rëndohet situata humanitare, aq më tepër shtohet trysnia ndaj Perëndimit, për të bërë më shumë se sulmet ajrore.

Kryengritësit në Libi kërkojnë ndihmë.

Kryengritësit në Libi kërkojnë ndihmë.

Prej javësh NATO shprehet e vendosur, prej javësh sekretari i përgjithshëm i saj Anders Fogh Rasmussen jep para së gjithash një fjali për protokoll: „Objektivi i qartë i misionit është mbrojtja e popullsisë civile në Libi“.

Zyrtarisht nuk ka debat për trupa tokësore

Në çdo konferencë për shtyp, në çdo deklaratë përfaqësuesit e NATO-s theksojnë këtë fjali. Por përballë situatës dramatike në Misrata, për shumë vëzhgues ky është një qendrim disi i pashpresë. Tashmë NATO-s i duhet të pranojë se vetëm sulmet ajrore nuk mund të mbrojnë popullsinë civile. Megjithatë zyrtarisht aleanca ushtarake nuk diskuton për dërgimin e trupave tokësore në Libi. Admirali britanik i NATO-s Russell Harding:

„Mandati që ne kemi nuk parashikon asnjë kompetencë pushtuese. Pra ne nuk do të vëmë këmbë në tokën libiane. Nëse do të ketë një debat për këtë çështje, ai duhet të zhvillohet nga bashkësia ndërkombëtare, dhe vetëm më pas mund të flasë NATO.“

Kryengritës në Axhabija.

Kryengritës në Axhabija.

Trupat tokësore vetëm në mbrojtje të një operacioni humanitar

Admirali i referohet rezolutës numër 1973 të OKB-së. Mandati lejon ushtarakisht thuajse çdo gjë, për të mbrojtur popullsisë civile, me përjashtim të trupave tokësore. Pra nevojitet një mandat i ri. Por pjesa më e madhe e shteteve të NATO-s deri tani refuzojnë të dërgojnë ushtarët e tyre në një mision ushtarak në tokën libiane. Një mision i tillë do të ishte shumë i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm, thuhet në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel. Aktualisht konsiderohet i mundshëm një operacion i kufizuar tokësor. Kështu u shpreh edhe gjenerali gjerman i NATO-s, Manfred Lange për Deutsche Welle-n:

„Nëse kërkohet të kryhet një aksion humanitar në një mjedis të pasigurtë, të rrezikuar, kjo do të thotë automatikisht se duhet edhe mbrojtje për këtë operacion. Kjo mund të çonte në angazhimin e përkohshëm të trupave tokësore.“

I kufizuar në kohë dhe vetëm në mbrojtje të ndihmës humanitare, për këtë duket se po pregatit aktualisht plane NATO. Por vetëm për këtë. Kjo sigurisht nuk është ajo që dëshërojnë kryengritësit në Libi. Ata kanë kërkuar ndihmë konkrete me trupa tokësore në luftën kundër Gaddafit, si për shembull në Afganistan apo Irak. Por pikërisht një misioni të tillë i druhen shtetet e NATO-s. Ato e dinë megjithatë se operacioni i deritanishëm ushtarak ka arritur në kufijtë e tij dhe nuk mund të mbrojë në mënyrë të mjaftueshme popullsinë civile në Libi.

Franca dhe Italia dërgojnë eskpertë ushtarakë

Britania e Madhe, Franca dhe Italia do të mbështesin me ekspertë ushtarakë kryengritësit, të cilët janë në gjendje të vështirë. Ndihma me trupa tokësore ndërkombëtare nuk është në diskutim, tha presidenti francez, Nicolas Sarkozy, pas një takimi me përfaqësues të Këshillit Kalimtar libian në Paris.

Autor: Leon Stebe / Eliana Xhani

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM