1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

NATO me shef të ri, por problemet janë të njëjta

Ndryshim në drejtimin e NATO-s. Toni mund të ndryshojë, por problemet janë të njëjta. NATO duhet të përballet me sfida të reja dhe për këtë i nevojiten para, mendon Bernd Riegert.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s është më shumë sekretar se sa Gjeneral. Kjo fjalë përdorej për të përshkruar postin ish shefit të NATO-s Anders Fogh Rasmussen dhe i përshtatet edhe pasardhësit të tij nga Norvegjia, Jens Stoltenberg. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s pa vullnetin politik të vendeve anëtare nuk mund të lëvizë asgjë. Pa aprovimin e SHBA nuk vendoset asgjë në aleancë. Rasmussen ka punuar ngushtësisht me Presidentin amerikan Barack Obama dhe me Komandantin e Përgjithshëm të NATO-s në Europë, i cili është gjithmonë një gjeneral amerikan. Të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Stoltenberg.

Tre detyra janë para norvegjezit të heshtur në krye të NATO-s: Ai duhet të rregullojë marrdhëniet me Rusinë dhe të reagojë ndaj vendeve me rrezikshëmri në Europë. Aleanaca duhet të rrisë shpenzimet e saj në pajisje ushtarake dhe sisteme mbrojtëse. Misioni në Afghanistan duhet të konvertohet në një mision trajnimi dhe këshillimi, në mënyrë që të mos varet nga Perëndimi dhe të mos kthehet në kaos.

NATO-Gipfel in Newport

Nga Samiti i fundit i NATO-s në Uells

Anders Fogh Rasmussen në fund të mandatit të tij u surprizua nga aneksimi rus i Krimesë dhe sulmi i hapur i Rusisë në lindje të Ukrainës. Që pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, NATO sheh për herë të parë se pjestarë të saj janë të kërcënuar. Papritur vihet në diskutim aftësia mbrojtëse e përbashkët. Në këtë aspekt NATO duhe të përmirësohet urgjentisht. Krijimi me shpejtësi i një trupe mbrojtëse, ashtu siç u vendos në samitin e Uellsit para katër javësh, është hapi i parë.

Marrdhëniet e mira me Rusinë nuk dëmtojnë

Sekretari i ri përgjithshëm Stoltenberg tani duhet të shtyjë vendet antarë drejt hapave praktikë të formimit të trupës ushtarake mbrojtëse dhe pajiesjes së saj me mjetet e nevojshme. Pranimi i turpshëm i ministres së mbrojtjes gjermane, se nuk mund të përmbushë për momentin detyrimet e aleancës, nuk është një fillim i mirë.

Jens Stoltenberg me qeverinë ruse ka zgjidhur një konflikt kufiri si kryeministër i Norvegjisë. Ai duhet të ketë një marrdhënie më të mirë se sa Rasmussen me drejtuesit rusë. A mund të jetë kjo vendimtare për zgjidhjen e krizës në Ukrainë? Sido që të jetë, dëme nuk sjell.

Në vitet e ardhshme NATO do të vazhdojë ndërtimin e sistemeve të mbrojtjes nga raketat në Europë. Kjo nuk do të pëlqehet në Rusi, por si shef i diplomacisë së NATO-s ai duhet ta mbrojë një gjë të tillë.

Më shumë para për NATO-n

Jens Stoltenberg / Norwegen 2012

Jens Stoltenberg, Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s

Një test i vërtetë për social demokratin norvegjez është rritja e buxhetit të mbrojtjes. Qëllimi 2% të PBB që çdo vendi anëtar duhet të paguajë në vit u theksua sërish në samitin e Uellsit. Gjë që me siguri qeveria gjermane nuk po e mendon me seriozitet, ashtu siç e bëjnë edhe vende të tjera të aleancës. Për këtë gjë është ankaur disa herë Rasmussen. NATO vendosi për këtë përqindje që në muajin 2006, por Anders Fogh Rasmussen nuk ia arriti qëllimit. Si të thuash: ai nuk ishte Gjeneral që të mund të urdhëronte diçka, por një sekretar që vetëm kërkonte dhe paralajmëronte. Deri tani vendet e aleancës kanë zvogëluar buxhetet për mbrojtjen. SHBA gjithashtu, sepse shpenzimet e saj janë rritur në Azi tashmë. Kriza e Rusisë duhet tu bëjë të qartë eruopianëve se kështu nuk vazhdohet.

Afghanistani, Iraku, Libia, Siria, IS dhe mbi të gjitha kërcënimi i ri nga Rusia nuk janë vetëm beteja dhe konflikte të Xhorxh Bushit apo Barak Obamës. Të përfshirë janë edhe europianët, pavarësisht nëse duan të panojnë apo jo. Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s duhet të ketë të qartë këtë mesazh: siguria dhe mbrojtja kushtojnë. Britania e Madhe dhe Franca janë ende aty me një buxhet të pranueshëm. Vendi europian më i fuqishëm në NATO, Gjermania, ka një ushtri të jo të pajisur si duhet dhe jo të finacuar sa duhet në kohë, për shkak të hisotirsë. Këto trende fatale Jens Stoltenberg duhet të përpiqet t'i ndryshojë. Për këtë atij i duhet mendimi dhe vullneti politik i Kancelares Angela Merkel. Ai nuk mund të japë urdhëra, por mund të bindë. Stoltenberg tani është sekretar.