1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

151209 NATO Afghanistan Lather

15 Dhjetor 2009

Sipas vështrimit të shefit të shtabit në kuartierin kryesor ushtarak të NATO-s, Gjermania duhet të dërgojë vitin e ardhshëm në Afganistan të paktën 500 ushtarë të tjerë.

https://p.dw.com/p/L2yk
Autocisternat e bombarduaraFotografi: AP

Gjenerali gjerman në NATO Karl-Heinz Lather ka mbrojtur sulmin e kontestueshëm në Kundus. Sipas vështrimit të shefit të shtabit në kuartierin kryesor ushtarak të NATO-s, Gjermania duhet të dërgojë vitin e ardhshëm në Afganistan të paktën 500 ushtarë të tjerë. Ka gjasa që trupat e huaja në veri të Afganistanit të arrijnë në gjithsej 3.000 ushtarë, tha Shefi i Shtabit gjerman në kuadër të NATO-s. Ai llogarit, që qeveria federale do të dalë me një vendim për dërgimin e ushtarëve të tjerë në Afganistan në janar në konferencën, që zhvillohet për këtë vend.

Deutsche ISAF Soldaten kehren von einem Einsatz in der Gegend um Feysabad, oestlich von Kundus, Afghanistan zurueck.
Ushtarë gjermanë të ISAF-it në AfganistanFotografi: AP

Shefi i Shtabit në kuartierin kryesor ushtarak SHAPE, Karl-Heinz Lather, kërkoi dërgimin e të paktën 500 ushtarëve të tjerë në veri të Afganistanit. Veriu i Afganistanit varet nga komandoja rajonale gjermane. Lather konsideron të nevojshëm edhe dy batalione të tjerë. 500 deri në 3.000 ushtarë, në varësi nga madhësia e njësive.

“Nga këndvështrimi ushtarak i SHAPE-s ne besojmë se përsa i përket organizimit ushtarak janë të domosdoshme dy elementë manovre. Pra njëra pjesë e trupave, e cila me komandantin zbaton me efektivitet detyrat dhe një pjesë e dytë që siguron ndërlidhjen logjistike nga Azia Qëndrore përmes sektorit tonë në brëndësi të Afganistanit”.

Nga kjo do të mund të stabilizohej situata në veri. Vlerësimi i Lather-it është i rëndësishëm për debate aktuale lidhur me sulmin e shtatorit ndaj dy autocisternave. Atëherë patën humbur jetën një numër i madh njerëzish, krahas talibanëve edhe civilë.

Taliban in Afghanistan
Talibanë në AfganistanFotografi: dpa

Pyetjes, nëse do të kishte qenë e mundur shmangia e këtij sulmi, në qoftë se komandanti do të kishte pasur më shumë ushtarë në dispozicion, Lather i përgjigjet:

“Sipas të gjithave, që di dhe kam parë, po”.

Për Lather ishte e drejtë, që u sulmuan talibanët dhe mjetet e udhëtimit:

“Unë mendoj se ky ishte një objektiv legjitim ushtarak, nëqoftëse ju pranoni, se ne ndodhemi në rrethana të ngjashme me luftën. Dhe vendimit, se si veprohet konkretisht në situatën taktike, në të cilën është ndodhur koloneli Klein, i duhet bërë një klasifikim individual.”

Gjenerali nuk jep asnjë deklaratë, nëse ishte e drejtë, që u bombarduan autocisternat. Në këtë rast duhen bërë hetime. Lather nuk përjashtoi faktin, që do të ketë sulme të tjera nga ajri. Në Afganistan sundon një situatë e ngjashme si në luftë:

Kampfflugzeug der US-Luftwaffe in Afganistan A10-Thunderbolt
Avion ushtarak amerikan në AfganistanFotografi: AP

„Unë mendoj se ne duhet të kuptojmë politikisht, juridikisht, ushtarakisht se jemi në një situatë, që është ndryshe nga një stabilizim i pastër“.

Duhet të ketë një debat se çfarë po ndodh në Afganistan. Kur flasin politikanët gjermanë flasin për luftë, ka rrezik për një debat konstitucional . Ministri gjerman i Mbrojtjes, Karl Thodor zu Guttenberg, flet për një situatë të ngjashme si në luftë. Pas këtij përkufizimi qëndron ligji ndërkombëtar i luftës dhe jo ligji penal për kolonelin gjerman, që urdhëron sulmin ajror. Në këto rrethana një sulm, ku vdesin edhe civilë, është i drejtë. Përmes debatit këtu pritet sqarimi për ushtarët gjermanë, tha Lather.

Autor: Christoph Prëssl/Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica