1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

NATO kundër aneksimit rus të Krimesë

Pas nënshkrimit të marrëveshjes që përfshin gadishullin ukrainas në Federatën Ruse, bashkësia ndërkombëtarë ka reaguar menjëherë. NATO, Obama, Merkel e dënojnë këtë veprim. Moska ndërkohë dënon sanksionet e vendosura.

default

Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka dënuar aneksimin e gadishullit ukrainas, Krime nga Rusia. Moska ka injoruar të gjitha kërkesat për të vepruar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, deklaroi Rasmussen në Bruksel. Me këtë Rusia po vazhdon “rrugën e saj të rrezikshme“. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s u shpreh „thellësisht i shqetësuar“ po ashtu për njoftimin e vrasjes së një ushtari ukrainas gjatë një shkëmbimi armësh në një bazë ushtarake në Simferopol. "Të gjitha palët tani duhet të ushtrojnë një vetëpërmbajtje dhe të bëjnë gjithçka për të parandaluar shkallëzimin e mëtejshëm të situatës". Një ditë para samitit të BE në Bruksel, Komisioni i BE do të paraqesë këtë të mërkurë (19.03) hollësitë mbi ndihmën financiare të planifikuar për Ukrainën. Vendit do ti jepën si hap i parë një ndihmë prej 1,6 miliardë euro. Ish Republika sovjetike, sipas të dhënave të qeverisë pro perëndimore në Kiev ndodhet para falimentimit.

Angela Merkel Regierungserklärung zur Ukraine 13.03.2014

Angela Merkel

Të martën (18.03) reagoi me nota kritike edhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Përfshirja e Krimesë në Federatën Ruse shkel të drejtën ndërkombëtare, theksoi ajo. Merkel tha se bisedimet për takimin e G7 me Rusinë janë pezulluar, ndërkohë që në lidhje me raportet e mediave për përjashtimin e Rusisë nga G8, kancelarja tha se nuk ka ende ndonjë vendim. Pasditen e së martës ajo ka biseduar përsëri me telefon me presidentin Barack Obama. Obama vetë ka thirrur krerët e shteteve dhe qeverive të shtatë vendeve më të industrializuara(G7) në një samit krize javën e ardhëshme në kuadër të samitit për sigurinë atomike që zhvillohet në Hagë të Holandës. Konsultimet këtë rradhë pa Rusinë do të kenë në fokus situatën në Ukrainë dhe vendimet e ardhëshme të G-7, deklaroi zedhënësja e Obamës për Këshillin e Sigurimit Kombëtar, Caitlin Hayeden.

Ministri i Jashtëm britanik William Hague e cilësoi një rrezik të madh shkëputjen e Krimesë nga Ukraina. Hague bëri të ditur me këtë rast se Britania e Madhe ka pezulluar bashkëpunimin ushtarak me Rusinë. Moska nga ana e saj i ka quajtur të papranueshme sanksionet e Perëndimit dhe ka kërcënuar se do të ketë pasoja. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka paralajmëruar ministrin e jashtëm amerikan John Kerry, nëpërmjet një telefonate se sanksionet e vendosura do të kenë pasoja. “Banorët e Krimesë bënë zgjedhjen e tyre demokratike në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe Rusia e pranon dhe e respekton zgjedhjen e tyre. Sanksionet e vendosura nga SHBA-ja dhe BE-ja nuk do të kalojnë pa pasoja”, thuhet në një komunikatë të Lavrovit për media.