1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

NATO-ja e përçarë për Afganistanin

Konferenca ndërkombëtare e sigurisë në Mynih nxorri në pah përçarjen e NATO-s sa i përket ndarjes së detyrave mes antarëve të aleancës në misionin e Afganistanit. Kjo temë gjen jehonë edhe në shtypin gjerman të ditës.

default

Salla e festave Bayerischer Hof në Mynih, ku zhvillohet konferenca ndërkombëtare e sigurisë. 9 shkurt 2008

"Handelsblatt" që del në Dyseldorf shkruan: "Aleanca po pëson një krisje të thellë. Se sa e thellë është kjo, këtë e tregoi konferenca e sigurisë. (...) Me sa duket vetëm ngjarje të mëdha dramatike si sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 apo lufta në Kosovë i sjellin amerikanët dhe evropianët në një linjë për çastin. Ndërsa përkeqësimi i gjendjes se sigurisë në Afganistan nuk është më i mjaftueshëm që aleatët të jenë në unitet."


" Frankfurter Allgemeine Zeitung" komenton: "Edhe pse ministri amerikan i mbrojtjes, Gejts në Mynih pretendonte, se kërkesa për përforicimin e angazhimit në Hindukush nuk i drejtohet vetëm Gjermanisë, asgjë nuk ka ndryshuar në atë, që kryesisht kjo kërkesë vlen për Gjermaninë. Presidenti i ardhshëm (...) nuk do ta pakësojë presionin ndaj Berlinit për të dërguar më shumë ushtarë në misionet luftarake. Kjo kërkesë (...) megjithatë nuk duhet ta pengojë Gjermaninë që të peshojë si duhet interesat e veta. Ndër to bën pjesë edhe shmangia e përçarjes brenda NATO-s, e cila nuk duhet të dështojë në Afganistan. Një dështim i tillë në luftën kundër terrorizmit islamik do të cënonte direkt ose indirekt edhe sigurinë e Gjermanisë. Ndaj është e drejtë, që të mendohet, se çfarë mund të bëhet përveç asaj që është bërë deri tani."

Një citat nga artikulli i "Heilbroner Stimme": "Eshtë e vërtetë: detyrat nuk janë ndarë drejt. Bundesveri (ushtria gjermane) nuk do të mund t´i shmanget angazhimit në Jug të Afganistanit. Ndaj për hir të ndershmërisë ky debat duhet të zhvillohet hapur. Në radhë të parë Gjermania duhet ta pajisë si duhet ushtrinë e vet. Që gjërat kanë arritur në kufirin e së mundshmes, kjo nuk vlen vetëm për bundesverin. Madje kjo është arësyeja kryesore, përse aleanca është bërë e thyeshme. Ç´është më e keqja askush s´mund ta thotë se si mund të riparohet ajo."

  • Data 11.02.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D5LM
  • Data 11.02.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D5LM