1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

NATO informohet drejtpërdrejt mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komiteti ushtarak i NATO-os, po qëndron sot në Kosovë për të vlerësuar gjendjen e sigurisë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. NATO ka të dislokuara mbi 16 mijë trupa në Kosovë.

default

Aleanca veriatlantike, e cila ka mbi 16 mije trupa në Kosovë, po vlerëson gjendjen e sigurisë në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë. Në këtë kuadër, në Kosovë po qëndron një delegacion nga komiteti ushtarak i NATO-os, autoriteti më i lartë i aleancës dhe që siguron me këshilla ushtarake, organet civile vendim-marrëse të NATO-s. Komiteti ushtarak i NATO-os, është përgjegjës t'i rekomandojë autoriteteve politike të NATO-s ato masa, të cilat konsiderohen të jenë të nevojshme për implementimin e vendimeve që i përkasin operacioneve dhe misioneve të NATO-s.

Takime të drejtpërdrejta në terren

Delegacioni po viziton trupat e KFOR-it, në rajone të ndryshme të vendit dhe po bisedon me udhëheqësit ushtarak dhe ata civilë ndërkombëtarë dhe vendorë. Javën e shkuar në Kosovë pati qëndruar edhe një delegacion parlamentar i NATO-os, i cili do të hartojë hartojë një raport mbi zhvillimet në Kosovë dhe do ta shqyrtojë atë në asamblenë parlamentare të NATO-s që do të zhvillojë punimet gjatë muajit qeshor në Berlin të Gjermanisë.

Unruhen in Mitrovica im Kosovo

Në trazirat e Mitrovicës , 17 mars, trupat e NATO-s morën kontrollin pas largimit të policisë ndërkombëtare

Politika kosovare dëshiron praninë e gjatë të NATO-s në Kosovë

Michael Clapham, pjesëtar i komisionit parlamentar të vendeve anëtare të NATO-s është i mendimit se situata e sigurisë po mbikqyret nga forcat paqeruajtëse. "Nga ato që kemi parë dhe dëgjuar nga takimet këtu, mund të konkludoj se është duke u bërë një punë e mirë", tha Michael Clapham

Nga ana e tyre, udhëheqësit politikë kosovarë, gjatë takimeve me krerët e NATO-os, kanë përsëritur kërkesën e institucioneve për qëndrimin e NATO-s, në Kosovë edhe për një kohë të gjatë. Në planin e ndërmjetësit, Marti Ahtisari, mbi bazën e të cilit Kosova shpalli pavarësinë, parashihet shpërbërja e TMK-së edhe krijimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në këtë proces është e përfshirë Aleanca Veriatlantike, e cila do të trajnojë oficer të TMK-së. Forca e sigurisë së Kosovës do të ketë 2500 trupa dhe ata vazhdimisht do të jenë nën mbikqyrjen e NATO-os. Kjo forcë duhet të krijohet brenda një viti nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës.

  • Data 29.04.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dqdk
  • Data 29.04.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Dqdk