1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

NATO Gjeorgjia dhe opozita gjeorgjiane - Shefer anullon takimin me opozitën

Në mbledhjen e Këshillit të NATO-s në Gjeorgji, Aleanca Veriatlantike tërheq vëmendjen për reformat demokratike. Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s anulloi takimin e planifikuar me opozitën gjeorgjiane.

default

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer duke folur para studentëve në Universitetin e Tbilisit

Presidenti i Gjeorgjisë, Mikali Sakashvili u prezantua i kënaqur përpara kamerave. Për të mbledhja e Këshillit të NATO-s në Tbilis ishte një sukses. Komisioni i krjuar NATO-Gjeorgjia do ta afrojë më shumë vendin kaukazian me aleancën. Pati pra shumë lavdërime për qeverinë gjeorgjiane dhe kritika të ashpra në adresë të Rusisë.


Në Gjeorgji duhet të rikthehet gjendja e paraluftës

Sakashvili kërkoi sërish në fjalën e tij të mbylljes së takimit tërheqjen e trupave ruse. Në vend duhet të rikthehet gjendja e paraluftës. Vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, mund të konsiderohet i realizuar plani i presidentit Nikola Sarkozi: "Kjo do të thotë, që në Osetinë Jugore të mos jenë më shumë se 500 ushtarë rusë, që Gori të mos ketë më trupa, e po ashtu trupat duhet të tërhiqen edhe nga grykat abkaziane dhe nga lugina e sipërme e Kodorit, që kanë qenë nën administratën gjeorgjiane."


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer dhe presidenti i parlamentit gjeorgjian, David Bakradze

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer dhe presidenti i parlamentit gjeorgjian, David Bakradze

Sakashvili: "Rruga e Gjeorgjisë për në NATO është e pakthyeshme"

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer theksoi, se asnjë veto e të tretëve dhe as vetoja e Rusisë nuk do të influencojnë vendimin e NATO-s. Duke folur përpara studentëve të Universitetit të Tbilisit në mënyrë thuasje ceremoniale Sheffer deklaroi, se porta e aleancës është e hapur për Gjeorgjinë: "NATO, ashtu siç e thashë, do të vazhdojë ta mbështesë Gjeorgjinë."

Nuk ka data konkrete

Në vend do të vijnë ndihma ushtarake, humanitare dhe për rindërtimin. Do të bëhet gjithçka që Gjeorgjia sa më shpejt të pranohet në plan-aksionin e NATO-s. Megjithatë Sheffer ju shmang përcaktimit të datave konkrete. Ai i tërhoqi vëmendjen Gjeorgjisë që të vazhdojë reformat veçanërisht në aspektin e demokratizimit: "Këto janë pikat kritike në vlerësimet për Gjeorgjinë. Lidhur me këtë do të konsultohen në dhjetor ministrat e jashtëm të vendeve antare."


Pengesa më e madhe në rrugën e reformavetë sukseshme, sipas opozitës gjeorgjiane është presidenti Sakashvili. Opozita e akuzon presidentin për manipulim të zgjedhjeve. Nën qeverinë e tij është kufizuar liria e shtypit, ndërkohë që edhe gjykatat janë të kontrolluara.

Shefer nuk takohet me opozitën

Dëshmi për akuzat e tyre udhëheqësit e opozitës donin t´i paraqisnin në një bisedë personalisht me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, por ai e anulloi këtë takim. Ish-ministrja e jashtme Salome Surabishvili u largua e indinjuar nga salla, ku kishin ardhur vetëm pak ambasadorë të NATO-s: "Është hera e dytë, që zoti Sheffer nuk ka kohë për një takim me opozitën e kjo pavarësisht faktit, që është nënshkruar një dokument, me ndihmën e të cilit synohet të zhvillohet më tej demokracia në vend. Që Gjeorgjia të ketë një shans për t´u pranuar në programin e aksionit, ky takim do të kish qenë shumë i rëndësishëm. Ne jemi radikalë në këtë pikë dhe duam ta mbrojmë Gjeorgjinë."

Ndërkohë në Gjeorgji ka shpërthyer lufta mes qeverisë dhe opozitës çka nxjerr në pah gjendjen e paqëndrueshme në politikën e brendshme të vendit.

  • Data 17.09.2008
  • Autor Nagel, Christina / Tiflis (WDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FKDQ
  • Data 17.09.2008
  • Autor Nagel, Christina / Tiflis (WDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FKDQ