1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

NATO gjen rolin e saj në misionin ushtarak kundër Gaddafit - Çështja e komandës ende e pazgjidhur

NATO ndërhyn në misionin ushtarak kundër Gaddafit - por pa pasur në dorë komandën supreme. Për këtë nuk u ra dakord në Bruksel. Megjithatë Aleanca Perëndimore do të pengojë që regjimi i Gaddafit të furnizohet me armë.

default

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen

Prej ditësh NATO-ja po përpiqej të fliste me një gjuhë të përbashkët për misionin ushtarak në Libi. Të martën (22.03) të 28 shtetet anëtare të aleancës perëndimore ranë dakord parimisht që të marrin pjesë në zbatimin e embargos së armëve në Detin Mesdhe. Për këtë janë vënë në dispozicion anije dhe avionë, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në Bruksel. Bëhet fjalë për të vëzhguar anijet dhe për t'i ndalur ato në rast të ngarkesave me armë apo me mercenarë për pushtetmbajtësin libian, Muammar al Gaddafi. Për kryengritësit në afërsi të Bengazit, kjo do të thotë më shumë lehtësira në luftën e pabarabartë me Gaddafin.

NO FLASH Libyen Kampfjets

Avionë të forcave mbretërore britanike në mision në Libi

Aleatët duan të marrin përgjegjësitë e tyre për zbatimin e rezolutës

Rasmussen i bëri thirrje partnerëve perëndimorë për t'u bërë pjesë e operacionit të përbashkët duke theksuar se të gjithë aleatët janë të vendosur të marrin përgjegjësitë e tyre për zbatimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit. Në të njëjtën kohë Këshilli i NATO-s i mbledhur në Bruksel i vuri vulën planeve për zbatimin e zonës së ndalimfluturimit mbi Libinë. Por NATO mund të veprojë konkretisht pas marrjes së vendimit politik të aleancës perëndimore, i cili pritet të mërkurën (23.03).

Pra NATO do të ndihmojë jo vetëm nga deti, por edhe nga ajri. Për Gjermaninë kjo është pak. Ajo kërkon zgjerimin e embargos ndaj Libisë. Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle u shpreh: "Ne jemi për një embargo të plotë të naftës dhe gazit, nuk mund të jetë kështu, nga njëra anë të ndërmerren misione luftarake fluturimi, nga ana tjetër të mos përjashtohen pazaret e naftës dhe gazit me sistemin e Gaddafit."

Belgien EU Libyen Deutschland Außenminister Guido Westerwelle

Guido Westerwelle duke folur për misionin në Libi

"Jo premisa të mira për misionin"

Ndërkohë në NATO ende nuk është shuar debati për komandën e misionit ushtarak. Për këtë në Bruksel nuk u ra dakord as të martën. Një vendim pritet në ditët e ardhshme është shprehur një diplomat i NATO-s. Parisi kundërshton veçanërisht të dorëzojë drejtimin e misionit në duart e NATO-s. Ky debat për komandën, e cila aktualisht është në duart e amerikanëve, anglezëve dhe francezëve, ka ndeshur në kritika. Kryetari i fraksionit të Partisë Socialdemokrate Gjermane në opozitë, Frank Walter Steinmeier, (SPD) u shpreh i shqetësuar për grindjen për komandën në NATO. Fakti që edhe pas tre ditësh të fillimit të misionit ushtarak në Libi ende diskutohet se kush do ta marrë komandën, "nuk është një premisë e mirë për suksesin e misionit" tha Steinmeier, ish-ministër i Jashtëm gjerman në legjislaturën e mëparshme.

Autor:Rolf Breuch/Christoph Seydel/Lindita Arapi

Redaktoi: Elert Ajazaj

DW.COM

  • Data 23.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/RBbg
  • Data 23.03.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/RBbg