1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

NATO fton zyrtarisht Shqipërinë dhe Kroacinë për anëtarësim

Vendimi u mor pas konsultimeve të kryetarëve të shteve dhe të qeverive të vendeve anëtare në samitin e Bukureshtit

default

Jaap de Hoop Scheffer uron Shqipërinë dhe Kroacinë për ftesën

26 vendet anëtare të NATO-s duhet ta ratifikojnë antarësimin e Shqipërisë dhe të Kroacisë, procedurë kjo që pritet të përfundojë deri në samitin e ardhshëm në pranverë të 2009. Ndërsa Maqedonisë i duhet të presë. Shtyrja e vendimit për Maqedoninë u bë për shkak të vetos së Greqisë lidhur me konfliktin për emrin e vendit.

Sekretari i përgjithshëm i aleancës Jap de Hopp Sheffer tha: "Do të bëhen përpjekje për gjetjen sa më shpejt të një zgjidhjeje."

Ftesa për Maqedoninë duhet të kushtëzohet me zgjidhjen e konfliktit me Greqinë. Kësisoj Shkupi mbetet i zhgënjyer nga çasti i shumëpritur që në Bukuresht do të ftoheshin të tria vendet e Kartës së Adriatikut.

Sa i përket efektit që mund të ketë zhgënjimi i Maqedonisë për shtyrjen e vendimit mbi antarësimin dhe rezikut që Shkupi mund të orientohet drejt Moskës, deputeti kristian-demokrat gjerman Klimke, që aktualisht ndodhet në samitin e NATO-s në Bukuresht theksoi: "Unë nuk besoj, që Maqedonia ka marrë një sinjal sikur nuk është e mirëpritur në NATO, por vetëm se vendimi tani nuk mund të merret pozitiv përderisa ka një konlfikt me Greqinë. Megjithatë Maqedonia është parimisht e mirëseardhur në aleancë. Maqedonia ashtu si dhe të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë duhet të një jetë një shtet që të integrohet në BE dhe në NATO, sepse i përket Evropës."

Edhe deputeti socialdemokrat gjerman Dembircki vë në dukje, se e ardhmja e Maqedonisë është në BE dhe në NATo dhe se vendimi i Bukureshtit nuk është i mbyllur: "Pranimi i Shqipërisë dhe i Kroacisë pritej, se përgatitjet kanë qenë mjaf ttë mira. Si rrjedhojë unë nuk shoh të jetë krijuar situate negative. Por sigurisht që më e favorshme dhe më në harmoni për të gjithë rajonin do të ishte kapërcimi i pengesës me Maqedoninë. Sa i përket efektit që mund të ketë kjo, kam një farë shqetësimi, mos ndoshta atmosfera shoqërohet me një hije zhgënjimi. Megjithatë ky vendim nuk është përfundimtar dhe ne do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për problemet e krijuara brenda për brenda."


NATO-ja e frenoi ritmin e zgjerimit drejt Lindjes, sa ipërket përcaktimit të planit kohor për t´i ofruar antarësimin Gjeorgjisë dhe Ukrainës. Këtyre vendeve u premtohet një perspektivë antarësimi.

SHBA e preferojnë përshpejtimin e antarësimit të këtyre dy vendve, por antarët e tjerë të aleancës mendojnë se si Gjerogjisë edhe Ukrainë u mungon stabiliteti dhe pjekuria e nevojshme demokratike për anëtarësimin në NATO. Gjithashtu në këtë kontekst merret në konsideratë edhe pozicioni kategorik i Moskës, që është kundër pranimit të këtyre dy vendeve në aleancën transatlantike.

Lidhur me angazhimin në Afganistan NATO për herë të parë përshkruan strategjinë e tërheqje. Me nismën gjermane aleanca ushtarake në samitin e Bukureshtit paraqiti objektivat për formimin e forcave afgane të rendit, në mënyrë që vendi të vetëmbrohet dhe që gradualisht trupat ndërkombëtare të tërhiqen. Kjo bëhet e ditur nga qarqet e delegacioneve. Afat kohor nuk përmendet. Por aleanca pavarësisht kësaj vuri në dukje se parashikon një angazhim afatgjatë në Afganistan. E diskutueshme mes antarëve është nevoja për përforcimin e trupave, për të luftuar radikalët islamikë talibanë si dhe për të ndihmuar procesin e rindërtimit. Deri tani Franca ka shprehur gatishmëri për të dërguar mbi 800 trupa shtesë në Afganistan.

Një vendim tjetër i rëndësishëm i samitit të Bukureshtit është marrëveshja mes SHBA dhe Çekisë për dislokimin e sistemit amerikan të mbrojtjes nga raketat në territorin çek.

Takimi në Bukuresht është samiti më i madh i të gjitha kohrave për NATO-n. Këto ditë në Bukuresht janë mbledhur rreth 3000 të deleguar dhe të paktën po kaq shumë gazetarë.



  • Data 03.04.2008
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DbK4
  • Data 03.04.2008
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DbK4