1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

NATO drejt një strategjie të re

NATO synon të reagojë ndaj rreziqeve të reja. A do të zhvillohet më tej projekti për mbrojtjen kundër raketave?

default

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen

Përse i duhet NATO-s një strategji e re? Strategjia ekzistuese u miratua në vitin 1999, pra para dhjetë vjetësh. Por sipas Roland Freudenstein, ekspert për çështjet e sigurisë pranë Qendrës së Brukselit për Studime Evropiane kjo stratetegji e NATO-s vazhdon të bazohet në kategoritë e vjetra të luftës konvencionale, apo të mbrojtjes prej ndonjë sulmi ndaj territorit të saj.

Cyberterrorizmi, sulmet me armë kimike, shtetet e pastabilizuar, që mund të bëhen rrezik për botën, apo përhapja e raketave dhe e armëve bërthamore – janë një sërë kërcënimesh të reja për të cilat NATO nuk ka përgjigje strategjike të mjaftueshme mendon Freudenstein. Kjo pritet të jetë me pasoja për ushtarët, thotë ai: "është e kuptueshme që ne do të kemi nevojë për lloje të ndryshme trupash. Ato duhet të jenë të lidhura me njëra-tjetrën me mjetet më moderne të komunikimit. Ato duhet të jenë të lehta, në gjendje për t'u transferuar shpejt, pra duhet të kemi një ushtri me pagesë.“

Në këtë mes sipas ekspertit për çështjet e sigurisë pranë Qendrës së Brukselit për Studime Evropiane transformimi i Bundeswehrit gjerman është një hap i drejtë, edhe pse në krahasim me vende te tjera të NATO-s i vonuar.

Me strategjinë e saj të re alenca e përbërë nga 28 vende anëtare synon të mobilizohet dhe t'u përshtatet rreziqeve të reja. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rasmussen thotë: "NATO duhet të përmirësojë aftësitë e saj për të bashkëpunuar me organizata dhe institucione të tjera, që ofrojnë ndihmë civile, p.sh. me OKB-në dhe BE-në."

Sparpakete Bundeshaushalt Raketenabwehrsystem Meads Flash-Galerie

Sistem i mbrojtjes ndaj raketave

Një çështje tjetër është ajo e sistemit të mbrojtjes ndaj raketave. Sipas Rasmusenit NATO nuk duhet që të heqë dore prej këtij projekti, i cili do t'i mbronte vendet e tjera p.sh. prej sulmeve nga Irani.

"Unë pres prej takimit që të merret një vendim për mbrojtjen ndaj raketave. Kjo do të ishte një shenjë shumë e dukshme, se ne jemi të gatshëm që edhe në kohë kursimesh t'i përmirësojmë aftësitë tona mbrojtëse", tha Rasmusen.

Në strategjinë e re të Natos pritet të përfshihet edhe mbrojtja ndaj "cyber-sulmeve", pra sulmi ndaj rrjeteve kompjuterike me rëndësi për sigurinë.

Problematike është çështja e çarmatimit nga armët bërthamore. Kundër kësaj ideje janë SHBA dhe Franca, e cila mendon se po të heqë dorë prej armëve të tilla do të humbasë jo vetëm një pjesë të aftësisë së saj mbrojtëse, por edhe prestigjin e saj.

Në këtë mënyrë qëllimi i një bote pa armë atomike, sikurse ishte vizioni i presidentit amerikan barak Obama, do të mbetet një ndër qëllimet e largëta dhe pa ndonjë ndkim të drejtpërdrejtë në strategjinë e NATO-s.

Autor: Christoph Hasselbach / Pandeli Pani

Redaktoi: Esat Ahmeti

  • Data 18.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QAjc
  • Data 18.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QAjc