1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

NATO do të transformohet gjatë vitit 2014

Dikur Lufta e Ftohtë, më pas ndërhyrjet ushtarake, si ajo në Agatnistan dhe Serbi, po tani? NATO do të ridefinojë rolin e vet gjatë vitit 2014. Sfidat e reja janë mangësitë financiare dhe lodhja në misionet.

Pas 20 vitesh, sw shpejti do tw përfundojw era e ndërhyrjeve ushtrake të NATO-s. Aleanca duhet t'a ridefinojë rolin e vet gjatë vitit 2014, kur do të fillojë një periudhë e re. "NATO do të bëhet sërish më politike", thonë diplomatët në qendrën e Aleancës në Bruksel. Misioni më i madh ushtarak në Afganistan, ku morën pjesë rreth 150 000 ushtarë nga 28 vende të NATO-s dhe 21 shtete partnere, do të përfundojë më së largu në dhjetor të vitit 2014. Ndaj NATO duhet të ripozicionohet për kohën që vjen pas këtij misioni.

Aleanca Veriatlantike është themeluar në vitin 1949, si kundërpeshë për prezencën ushtarake të Bashkimit Sovjetik në Evropën Lindore. 40 vjet ka zotëruar Lufta e Ftohtë dhe baraspesha e frikës, sepse në të dy anët e perdes së hekurt ishin stacionuar forca të mëdha ushtarake. Me rënien e Murit të Berlinit në vitin 1989 dhe shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik, gjendja ka ndryshuar pothjuajse brenda natës, sepse anëtarët e dikurshme të Traktatit të Varshavës u futën në NATO dhe u shkatërrua aleanca e tyre me Rusinë.

NATO Verteidigungsminister Treffen in Brüssel am 22. Oktober 2013

Takimi i ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare në Bruksel më 22 tetor 2013

Faza e dytë

Këto zhvillime shënuan fillimin e fazës së dytë, që rezultoi me zvoglimin e forcave ushtarake dhe me misione të shumta ushtarake jashtë zonës së NATO-s. Sulmet ushtarake të Aleancës ndaj forcave serbe në Bosnjë e Hercegovinë, në vitin 1994 shënojnë edhe përfundimin e fazës së "vetëmbrojtjes kolektive". Prej këtij momenti ajo shihej më shumë se "një garant i sigurisë së përgjithshme". Misioni më i madh në vitet 90-të megjithatë ishte në Kosovë, ku forcat aleatët kanë bombarduar gati tre muaj me radhë forcat serbe, deri sa ato nuk u detyruan të largohen nga Kosova. Në këtë vend u stacionuan dhjetëra mijëra ushtarë të NATO-s, ndërsa sot në Kosovë ende janë rreth 5000 usharë në kuadër të KFOR-it. Ndër misionet e tjera të rëndësishme në Aleancës ishin edhe ai në Maqedoni në vitin 2001, mbikqyrja me Awacs pas sulmeve terroriste në SHBA më 11 shtator 2001, misioni në Gjirin Persik (2003), në Libi (2011) deri në rrëzimin e Muammar al-Gaddafit. Ende vazhdojnë misionet në Paqësor dhenë Afganistan.

Së shpejti duhet të fillojë një fazë e re

NATO-ja tani po përgatitet për fazën e re, të tretën me radhë, ku roli i saj do të jetë shumë më politik. Për këtë ekzistojnë disa shkaqe. "Lodhja nga misionet", thonë disa diplomatë. "Mangësia e mjeteve financiare", shtojnë të tjerët. Të dy palët kanë të drejtë, sepse me shkatërrimin e Bashkimit Sovjetik dhe pas krizës më të re financiare dhe ekonomike, ka ardhur periudha e riorinetimit të Aleancës. Pa mbështetjen e SHBA-së nuk mund të paramendohet asnjë mision i madh ushtarak i NATO-s. Për shkak të uljes së mjeteve financiare për sektorin e mbrojtjes në SHBA. Kohë e fundit është kërkuar gjithnjë e më shumë mbështetje financiare nga evropianët. Kjo ka bërë që edhe më shumë të punohet në konceptin "Smart Defence" (mbrojtja e mençur), që nënkupton bashkimin e forcave.

Në fillim të shtatorit të vitit 2014, NATO do të vendosë në samitin që do të mbahet në afërsi të Kardifit (Britania e Madhe) për rolin e saj të ardhshëm. Në atë kohë skadon edhe mandati i sekretarit të përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen. Përvojat e deritanishme nuk duhet të harrohen, thotë ai. Në të ardhmen sërish do të ketë stërvitje dhe manovra të mëdha. NATO do të përqendrohet më shumë tek fuqizimi i kapaciteteve mbrojtëse në vendet e tjera, për t'u përballur me krizat dhe për të evituar konfliktet.

Fundi i misionit në Afganistan, në dhjetor të vitit 2014, shënon edhe përfundimin e një faze ku ushtarët gjermanë, për herë të parë prej Luftës së Dytë Botërore, për orë të tëra ishin të përfshirë në luftime tokësore në Kundus apo Baghlan. Dhjetëra ushtarë gjermanë kanë humbur jetën. Kundusi ka qenë një vend ku ushtarët gjermanë kanë mësuar se si duket lufta, deklaroi në tetor ish-ministri i Mbrojtjes Thomas de Maizière (CDU)."Këtu është rindërtuar, është luftuar, ëshë qajtur dhe janë vrarë njerëzit", tha ai.

NATO Basis in Afghanistan Kandahar

Baza e NATO-s në Kandahar, Afganistan

Bundeswehri në Afganistan është pjekur në një ushtri të vërtetë për ndërhyrje. Reforma e filuar në vitin 2010 ka për qëllim aftësimin e saj edhe më të madh. Në misionet jashtë vendit mund të marrin pjesë 10 000 ushtarë gjermanë, ndërsa e gjithë ushtria ëshë zvogluar nga 250 000 në 185 000 ushtarë. Sipas gjendjes së tanishme, brenda një viti, numri i ushtarëve gjermanë në misionet jashtë vendit nuk do të jetë më i madh se 3000 Soldaten, që do të thotë më së paku në 15 vitet e fundit. Aktualisht nuk besohet se do të ketë misione të tjera të mëdha. Tani vlenë e ashtuquajtura "Doktrina Merkel", e cila nënkupton mbështetjen e partnerëve të besueshëm me armë dhe stërvitjen e tyre, në vend të dërgimit të trupave ushtarake në rajonet e krizës. Për Bundeswehrin kjo do të thotë një lehtësim, por edhe probleme, sepse shpesh dëgjohet pyetja: pse po stërvitemi në fakt?