1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

NATO do të mbrojë Turqinë prej sulmeve nga Siria

Christoph Hasselbach / Vilma Filaj-Ballvora5 Dhjetor 2012

Ministrat e jashtëm të NATO-s i kanë premtuar vendit anëtar në aleancë sistem për mbrojtjen nga raketat dhe kanë paralajmëruar presidentin e Sirisë Asad në rast se ndërmerr ndonjë sulm me armë kimike.

https://p.dw.com/p/16vnH
Eine Abschussvorrichtung für eine "Patriot"-Rakete ist am 19.11.2012 auf dem Gelände der Kaserne des Flugabwehrraketengeschwaders 1 in Husum (Schleswig-Holstein) zu sehen. Ein Bundeswehr-Einsatz an der türkisch-syrischen Grenze könnte näher rücken. Die Regierung will die erwartete Bitte Ankaras um «Patriot»-Raketen «solidarisch prüfen». Foto: Carsten Rehder/dpa (zu dpa 0551 vom 19.11.2012)
Fotografi: picture-alliance/dpa

Ministrat e jashtëm të vendeve të NATO-s vendosën të dislokojnë në Turqi sisteme të mbrojtjes nga raketat të tipit Patriot. Turqia si vend anëtar në aleancë në sfondin e sulmeve të përsëritura nga Siria kishte paraqitur kërkesë për këtë. Si pasojë e këtyre sulmeve kanë gjetur vdekjen edhe civilë në Turqi. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Guido Westerwelle e vlerësoi si të kuptueshme kërkesën e Turqisë për vënien në veprim të klauzolës së solidaritetit brenda aleancës: "Garantimi i këtij solidariteti është në interes të të gjithë aleancës. Mosvënia në veprim e kësaj klauzole, mund të kishte pasoja vendimtare për aleancën, dhe do të ishte njëkohësisht një sinjal i gabuar në adresë të regjimit të Asadit."

Raketat Patriot thjeshtë për mbrojtje

Gjermania bashkë me SHBA-në dhe Holandën posedojnë formën më moderne të sistemit të mbrojtjes Patriot. Për këtë arësye edhe i ishte bërë kërkesa Gjermanisë, tha Westerwelle - natyrisht me kushtin, që ky vendim duhet miratuar nga Bundestag-u (parlamenti i Gjermanisë). Pas bisedimeve me politikanë drejtues të partive, siç u shpreh Westerwelle, ai ka fituar përshtypjen, se zhvendosja e sistemit mbrojtës nga Gjermania në Turqi "do të gjejë mbështetje të gjerë në parlament".

Edhe homologu holandez Frans Timmermans premtoi për vendin e tij me kusht, që vendimi të miratohet nga parlamenti. E rëndësishme është që misioni të ketë karakter mbrojtës: "Këtu s'kemi të bëjmë me zona të ndalim-fluturimeve, s'kemi të bëjmë me mision brenda Sirisë. Kemi të bëjmë vetëm me mbrojtjen e Turqisë." Se cilat nga këto tre vende do të dërgojnë bateri raketash, sa të tilla dhe ku do të vendosen ato në Turqi, për këtë ende nuk mund të mësohet gjë. Kritikët vazhdimisht theksojnë, se sistemi Patriot nuk është i përshtatshëm për mbrojtjen nga sulmet me granata. Sulmet ndaj Turqisë nga Siria në radhë të parë kanë qenë sulme me granata.

German Foreign Minister Guido Westerwelle speaks to reporters while arriving at a two-day NATO foreign ministers at the Alliance's headquarters in Brussels December 4, 2012. NATO foreign ministers will agree on Tuesday to send Patriot missiles to beef up Turkey's air defenses and calm Turkey's fears that it could come under missile attack, possibly with chemical weapons, from Syria, diplomats said. REUTERS/Yves Herman (BELGIUM - Tags: MILITARY POLITICS)
Guido Westerwelle, ministri i Jashtëm i GjermanisëFotografi: Reuters

Asnjë afrim mes NATO-s dhe Rusisë

Turqia pati kërkuar, që përveç raketave mbrojtëse të krijohej edhe një zonë e ndalim-fluturimeve mbi veriun e Sirisë. Por për këtë, sipas NATO-s, do të nevojitej një mandat nga OKB-ja. Ndërkohë një gjë e tillë përjashtohet, sepse fuqitë me të drejtë vetoje Rusia dhe Kina ndjekin politikën e reciprocitetit në rastin e Sirisë. Rusia është edhe kundër dislokimit të sistemit të mbrojtjes nga raketat. Ministri i Jashtëm i Norvegjisë Espen Barth Eide ndaloi ndërhyrjen e Rusisë: "Eshtë ekskluzivisht çështje e aleancës të vendosë, se si t'i mbrojë vendet anëtare nga sulmet", theksoi ai.

Në kuadër të takimit të rregullt të këshillit NATO-Rusi ministrat e jashtëm diskutuan me homologun e tyre rus Sergej Lavrov lidhur me temën e Sirisë. Por ato nuk arritën të afrohen në pikëpamjet e tyre. Ministri gjerman Westerwelle u tërhoqi vëmendjen partnerëve të aleancës, që të mos mbajnë qëndrim të ashpër kundrejt Moskës: "Ju këshilloj, që pavarësisht mosmarrëveshjeve të mos lejoni që të cënohet filli i bisedimeve, përkundrazi duhet ta konsolidojmë atë." Aleanca ka nevojë për Rusinë, në mënyrë që të mbajë qëndrim efikas ndaj vatrave të krizës siç janë Irani apo Koreja e Veriut. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen theksoi interesat e përbashkëta dhe një bashkëpunim funksionues si në rastin e Afganistanit. Qëllimi mbetet, zgjerimi i një partneriteti strategjik. "Ne po shkojmë në drejtimin e duhur, por ne duhet t'u japim energji të reja marrëdhënieve tona." Mosmarrëveshjet për Sirinë aktualisht i kanë eklipsuar të gjitha nismat pozitive.

foreign ministers at the Alliance's headquarters in Brussels December 4, 2012. NATO foreign ministers will agree on Tuesday to send Patriot missiles to beef up Turkey's air defenses and calm Turkey's fears that it could come under missile attack, possibly with chemical weapons, from Syria, diplomats said. REUTERS/Yves Herman (BELGIUM - Tags: MILITARY POLITICS)
Anders Fogh Rasmussen, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-sFotografi: Reuters

"Vija e kuqe" përdorimi i armëve kimike

NATO reagoi mjaft e alarmuar ndaj fjalëve që qarkullojnë, se qeveria siriane në rast nevoje do t'u kundërvihet kryengritësve me armë kimike. Damasku e ka përgënjeshtruar këtë. Westerwelle në këtë kontekst u shpreh se me përdorimin e armëve kimike do të kapërcehej "vija e kuqe". Ai nuk përmendi se çfarë pasojash mund të sillte kjo, dhe as se çfarë do të bënte Gjermania në një rast të tillë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s lidhur me këtë tha, se: "Ne e dimë, që Siria ka raketa. Ne e dimë që ajo ka armë kimike. E këto duhet të merren parasyh në kalkulimet tona." Ndaj një mbrojtje efikase e Turqisë është urgjentisht e nevojshme. Rasmussen iu referua këtu me një premtim për mbrojtje jo Sirisë dhe popillsisë civile siriane, por vetëm Turqisë. Megjithatë ai shtoi, se "përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm për të gjithë bashkësinë e shteteve, dhe nëse dikush merr në dorë këto armë të tmerrshme, duhet llogaritur me reagimin e menjëhershëm të bashkësisë së shteteve." Edhe në këtë drejtim ai ishte i paqartë, se çfarë roli do të luante NATO në një rast të tillë.