1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

NATO do më shumë prani në Evropën Lindore

Rusia përbën një rrezik për sigurinë, strategjia ushtarake në Evropë duhet të rivlerësohet, mendon sekretari i përgjithshëm i NATO-s Rasmusen. Ai dëshiron më shumë baza ushtarake në Evropën Lindore.

NATO me sa duket do ta bëjë përsëri mbrojtjen e përbashkët si detyrë qendrore të ekzistencës së saj. Javën e ardhshme (04.09.14) takohen krerët e shteteve dhe të qeverive të Aleancës në Newport në Uells, për të diskutuar strategjinë e re të aleancës. Pas një krize identiteti në vitet 1990 dhe disa operacioneve ndërkombëtare ndër të tjera në Afganistan, NATO tani përballet me një sfidë të re dhe të njohur: qëndrimin ndaj Rusisë.

Anders Fogh Rasmussen

Anders Fogh Rasmussen

Sidomos vendet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania, janë të shqetësuara, sikurse edhe Polonia, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe grindjeve të vazhdueshme në Ukrainën lindore, këto vende anëtare të NATO-s që gjendjen në kufijtë lindorë të saj, duan të jenë të përgatitura mirë, nëse Rusia ka pretendime ndaj ndonjë prej vendeve anëtare të aleancës.

Masa preventive në rast sulmi

Ideja e sulmit nuk mund të konsiderohet tërësisht si fantazi, mendon Egon Ramm, ish-gjeneral me katër yje i Bundeswehr-it. "Në Estoni dhe Letoni mund të ndërmerren lehtë operacione destabilizimi - si ato që po ndodhin në lindje të Ukrainës dhe në Krime," thotë ish-komandant i NATO-s. Në këto vende jetojnë shumë rusë të cilët potencialisht mund të shfrytëzohen, mendon Ramm. "Unë shpresoj, por dhe besoj se fakti që këto vende janë anëtare të NATO-s, do të bëjë që Rusia të tregohet e përmbajtur me hapa të tillë."

Në Poloni dhe vendet baltike thuajse nuk ka fare trupa të stacionuara të NATO-s, dhe shpesh këto vende janë akuar se e ndjejnë veten si anëtare të klasës së dytë.

Baza e Forcave Ajrore Siauliai, Lituani

Baza e Forcave Ajrore Siauliai, Lituani

Në Lituani gjendet baza e Forcave Ajrore Siauliai prej nga nisen rregullisht aeroplanë ushtarakë të vendeve anëtare të NATO-s. Këto avionë bëjnë monitorimin e hapësirës ajrore të këtyre vendeve në vend të forcës ajrore të vendeve baltike që de facto nuk ekziston. Gjithashtu në Szczecin në Poloninë veriperëndimore - pranë kufirit gjerman - është i stacionuar një trupë shumëkombëshe prej 250 ushtarësh që ka komaduar për tre vjet edhe ish-gjenerali Egon Ramm

Jo trupa të përhershme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen do të NATO-ja të jetë më e pranishme në Lindje dhe aty të ndërtohet baza ushtarake. Po ashtu ai ka deklaruar se në rast nevoje në këto vende do të dërgohen më tepër pajisje ushtarake dhe ushtarë. Britania e Madhe dhe SHBA e mbështesin këtë ide. Italia, Franca apo Spanja janë kundër. Gjermania ende në mëdyshje. Megjithatë ndërmjet Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe Rusisë ka një marrëveshje, që në Evropën Lindore nuk duhet të ketë dislokime thelbësore dhe të përhershme të trupave të NATO-s. Rasmussen do të vazhdojë ta respektojë këtë marrëveshje, edhe pse Rusia - sikurse raportojnë disa burime - duhet t'i ketë shtuar trupat e saj në rajonin kufitar në mënyrë masive.

General Egon Ramms

Egon Ramm

Një mënyrë për të shtuar praninë e NATO-s në vendet baltike dhe Poloni është ngritja e bazave të stërvitjes në këto vende. Në këtë mënyrë në këto vende mund të dërgohen sipas parimit të rotacionit vazhdimisht kontigjente të ndryshme që do të qëndronin aty për një farë kohe, mendon gjenerali Ramms. Por më e rëndësishmja është sipas tij, që në rast nevoje trupat e NATO-s të mund të dislokohen shpejt në vendet e nevojshme. Deri tani NATO-s i duhet relativisht shumë kohë përgatitore, madje deri në disa vjet, për të përgatitur aksione të mëdha ushtarake.

Rassmusseni do të brenda trupës së ndërhyrjes së shpejtë të NATO-s NATO Response Force (NRF)të krijohet një bärthamë speciale, e cila mund të jetë e gatshme për të vepruar brenda disa orësh. Ramms mendon se në vitet e ardhshme NATO duhet të prezantohet më e vendosur ndaj kundërshtarëve të mundshëm.