1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

NATO dëshiron të ndërtojë me Rusinë mbrojtjen antiraketore

SHBA dhe NATO i kanë propozuar Rusisë disa herë mbrojtje të përbashkët nga raketat. Moska refuzonte. Kjo mund të ndryshojë në samitin e NATO-s në Lisbonë. Akulli po shkrin.

default

Partnerë strategjikë? Obama dhe Medvedev

Ministri Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i premtoi Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, gjatë vizitës së tij në Moskë në fillim të muajit, se Rusia do ta shqyrtojö mundësinë e mbrojtjes së pörbashkët nga raketat. Rasmussen dhe Lavrov biseduan për një sistem mbrojtjeje, që do të mbërrinte nga Vancouver (Kanada) deri në Vladivostok (Rusi). "Ky do të ishte një sinjal i fuqishëm politik", tha Sekretari i Përgjithshëm i Natos. "Ka ardhur koha për një fillim të ri në marrëdhëniet me Rusinë."

Shumë euforikë rusët nuk janë, por Presidenti Dmitiri Medvedev, i cili do të shkojë në konsultimet NATO Rusi në Lisbonë, është i gatshëm, të arrijë një marrëveshje themelore me NATO-n. "Rusët kanë sigurisht me të drejtë shumë pyetje", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. Bashkëpunim bëhet i mundur, sepse fuqia drejtuese e NATO-s SHBA dhe Rusia janë afruar përsëri që prej ardhjes në detyrë të Presidentit të SHBA-së Obama. Obama heq dorë nga stacionimi i komponenteve për një mbrojtje ndërkombëtare kundër raketave në Poloni dhe Çeki. Tani duhet të organizohet një mbrojtje e përbashkët e të gjitha shteteve të NATO-s dhe Rusisë kundër raketave me rreze të mesme veprimi nga Irani.

Rreziku i përbashkët

Patriot-Rakete

Në mbrojtjen nga raketat NATO dhe Rusia bashkëpunojnë ndërkohë

Diplomati veteran gjerman Hans Friedrich von Ploetz, që ka qenë ambasador në NATO dhe në Moskë, është optimist: "Ne punojmë ndërkohë me Rusinë në një analizë të rrezikut të përbashkët. Dhe unë besoj se kjo është një pikënisje e mirë për gjithçka tjetër. Sepse nëqoftëse nuk ndjehesh i kërcënuar, nuk ekziston dëshira për të marrë pjesë në një operacion kaq të komplikuar, politik dhe teknik. Por mua më duket, se Moska ka hyrë në një fazë reflektimi. Këtë vit kam qenë disa herë atje, për të biseduar për këto gjëra dhe vihet re një zhvillim i dukshëm." Hans Friedrich von Ploetz është anëtar i grupit të ekspertëve, që kanë përpiluar për NATO-n strategjinë e re. Strategjia e përshtatur e NATO-s do të aprovohet në Lisbonë nga 28 shtetet anëtare.

Lehtësim në Lindje

05.11.2010 DW-TV JOURNAL Nachrichten Interview von Ploetz

von Ploetz: Interesa të përbashkëta mes NATO-s dhe Rusisë

Shtetet e NATO-s para takimit në Lisbonë kanë rënë dakord se duhet kërkuar një marrëdhënie më e mirë me Rusinë. Në njëzet vitet e fundit ndërmjet shteteve të reja të NATO-s në Evropën Qëndrore dhe Lindore dhe Rusisë ekzistonte më së shumti mosbesim. Rusia refuzoi fillimisht kategorikisht pranimin e ish shteteve vasale të BS të shpërbërë në Aleancën ushtarake perëndimore. Sidomos Presidenti Vladimir Putin goditi me tone të ashpra NATO-n.

Kjo ka ndryshuar nën drejtimin e pasardhësit të tij Dmitri Medvedev. Ai lidhi një marrëveshje të re çarmatimi me SHBA dhe është i interesuar fort për bashkëpunim: "Marrëdhëniet ndërmjet NATO-s dhe Rusisë muajt e fundit janë bërë më produktive dhe substanciale. Kështu ofrohet mundësia për të ngritur një sistem sigurie në Evropë dhe në gjithë botën", tha Medvedjev në një samit me Kancelaren gjermane Merkel dhe Presidentin e Francës Sarkozy në Deauville me 19.10.2010.

Që prej 20 vjetësh në rrugën drejt partneritetit

Sa gjatë do të mbajë pranvera ndërmjet NATO-s dhe Rusisë është e paqartë. Në të kaluarën ka patur disa përpjekje, për të krijuar një partneritet strategjik. Përpjekja e fundit dështoi në vitin 2008 pasi Rusia zhvilloi një luftë të shkurtër me Gjeorgjinë. Këshilli NATO-Rusi ekziston prej dhjetë vjetësh, por rrallë ka vendosur diçka qenësore. Në maj 2001, në hapjen e zyrës informative të Nato-s në Moskë, ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lordi Robertson, kërkoi që të kapërcehen paragjykimet e armiqësitë e vjetra. Shumë nuk ka ndodhur që atëherë. Ndërkohë, kështu thuhet në qarqet e NATO-s në Bruksel, ekziston një marrëveshje e heshtur me Rusinë, që NATO nuk duhet të zgjerohet më. Edhe Bosnje-Herzegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia do të pranohen. Ukraina dhe Gjeorgjia nuk kanë shans për anëtarësim.

Bashkëpunim praktik

Anders Fogh Rasmussen

Anders Fogh Rasmussen, Sekretar i përgjithshëm i Nato-s kërkon bashkëpunimin me Rusinë

Ushtarakisht NATO dhe Rusia bashkëpunojnë në praktikë prej vitesh. Meqenëse Rusia ka interes, që luftimet nga Afganistani të mos përhaqen edhe në rajonet, që kufizohen në jug me Rusinë, Moska mbështet më mënyrë modeste trupën ndërkombëtare në Afganistan. Në radhë të parë lejon furnizimin logjistik përmes territorit të saj. Në Ballkan trupat ruse dhe amerikane kanë punuar së bashku. Rusia përgatit edhe specialistë për zbulimin e drogës në Afganistan. Në Mesdhe anijet ruse dhe ato të NATO-s kanë patrulluar së bashku. Edhe në mbrojtjen nga raketat në nivelin e fushës së betejës, pra në raketat me rreze shumë të shkurtër, shtetet e NATO-s dhe Rusia bashkëpunojnë ndërkohë. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov përmendi me shumë oferta për samitin e Lisbonës. Kështu Rusia mund të vërë në dispozicion helikopterë për misionin në Afganistan. "Kalimi nga lufta e ftohtë në partneritet duhet të realizohet përfundimisht", tha Lavrov me 03.11.2010 në Moskë.

Turqia kritikon mbrojtjen kundër raketave

Në mbrojtjen e përbashkët kundër raketave nga Irani ka megjithatë akoma një problem. Vendi anëtar i NATO-s Turqia i ka zgjeruar së fundi marrëdhëniet me Teheranin dhe refuzon drejtimin e mburojës mbrojtëse kundër Iranit. Turqia kërkon që kërcënimi kryesor, që për shtetet e tjera anëtare është Irani, të mos përmendet me emër në dokumentat e takimeve. SHBA dhe NATO supozojnë se Irani do të zhvillojë edhe koka shpërthyese atomike për raketat e tij me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi.

Autor: Bernd Riegert/Angjelina Verbica

Redaktoi: Eliana Xhani

DW.COM