1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Nasarbajew kërkon të fitojë zgjedhjet në Kazakistan

Më 3 prill zhvillohen në Kazakistan zgjedhjet presidenciale. Kërkush nuk vë në dyshim se fituesi i tyre do të jetë mbajtësi aktual i postit, Nasarbajew. Interesante është sa kazakë do të shkojnë të votojnë.

default

Zgjedhje të parakohshme në Kazakistan

Kjo këngë me siguri nuk do të fitojë në Eurovision Song Contest. Kënga është një version kazak i Take That, i shoqëruar nga dy këngëtare me humor të çuditshëm: "Zgjidhni Kazakistanin, sepse ne të gjithë e çmojmë shumë". Në të gjitha kanalet, në televizion dhe në radio mesazhi është i qartë: Zgjidhni Kazakistanin, zgjidhni Nasarbajew-in.

Kënga duhet të sjellë optimizëm në një fushatë shumë të mërzitshme, fitimtari i të cilës duket se dihet, presidenti i vjetër dhe i ri, Nursultan Nasarbajew, ditëlindja 1940, që prej 20 vjetësh në post. Por, ata që tërheqin fijet politike e dinë mirë, se fitorja në zgjedhje ka më shumë vlerë nëse në to shkojnë shumë kazakë. Kështu presidenti i stilizon zgjedhjet si moment kthese fati, përpiqet të inskenojë pak dramë në zgjedhje: "Pavarësia jonë, paqja jonë varet nga të gjithë. Nëse të gjithë thonë, kjo nuk është puna ime, nëse secili mendon presidenti le të rrijë aty ku është se është mirë, atëherë nuk arrijmë asgjë. Ne humbasim mirëqënien, stabilitetin, besimin tek qytetarët. Ky do të ishte fillimi i kaosit dhe nga kaosi mbetet mungesa e shtetit, e rrogave dhe e pensioneve."

Papritur zgjedhje të parakohshme

Kaq shumë patos nuk do të ishte i nevojshëm. Sepse periudha e mbajtjes së postit nga Nasarbajewi përfundonte në vitin 2012. Dhe ai në fakt nuk donte të zhvillonte më zgjedhje, por konfirmimin nëpërmjet një referendumi të qëndrimit në post deri më 2020. Por kur pa se Këshilli Konstitutiv filloi të mos bindej, Nasarbajewi hoqi dorë nga referendumi dhe hodhi idenë e zgjedhjeve të reja. Dhe këtë menjëherë, brenda dy muajve. Vëzhguesit politikë spekullojnë për arsyet e këtij veprimi, nga frika e skenarit egjiptian? Nga frika e popullit për shkak të çmimeve në rritje? Apo nga shqetësimi për gjendjen shëndetësore të presidentit?

Flash-Galerie Nursultan Nasarbajew Kasachstan

Nursultan Nazarbajew- Një dhuratë e mrekullueshme për popullin

Çfarë do qoftë arsyeja e thirrjes së zgjedhjeve, njerëzve në Kazakistan u është rrënjosur në kokë se veç presidentit aktual nuk ka alternativë tjetër. Në Kongresin e partisë në pushtet, partisë së presidentit „Nur Otan“, që u mbajt në mes të muajit shkurt, të pranishmit ishin me shumicë. Në krye ishte drejtori i një ndërmarrje shtetërore, Vladimir Kim, një njeri me shumë influencë: „Të gjitha shoqëritë kanë nevojë për një ide kombëtare. Ideja jonë kombëtare është pa dyshim ajo e Nursultan Nasarbajew-it!“ Një deputet ngjitur, Nechoroschew, i ndërpret fjalën parafolësit duke shtuar: "Udhëheqësi ynë Nursultan Nasarbajew është një gjeni- i dhënë nga zoti dhe natyre. Një dhuratë e mrekullueshme për popullin tonë."

Pjesë të opozitës bojkotojnë zgjedhjet

Si është puna me opozitën? Parti të rëndësishme, si ajo e socialdemokratëve i kanë bojkotuar zgjedhjet. Njëri nga kryetarët e Partisë Socialdemokrate Bulat Abilow, e argumenton këtë hap me kohën vetëm njëmujore të mbajtjes së fushatës elektorale. „Nëse ne duam të shtypim pllakata dhe broshura, thuhet se shtypshkronja ka probleme. Pastaj problemet dalin me shpërndarjen.“ Abilow i vlerëson zgjedhjet si farsë. Mendohet që Nasarbajewi të marrë 90 përqind të votave. Është shumë e qartë çfarë është duke ndodhur në Kazakistan.

Kasachstan Astana, Nasarbajew vorgezonene Wahlen

Kryetari i lëvizjes punëtore Ajnur Kurmanow

Tre kandidatët për president nuk kanë kohë të luftojnë kundër presidentit, sepse duhet të merren me problemet e tyre. Kjo vlen për kandidatin e shoqatës ekologjike Tabigat, Mels Eleusisow. Kur filloi një javë tur nëpër Kazakistan për fushatën ai nuk kishte me vete sa duhet broshura.


Shpresë për fitore morale

Me apo pa broshura, asnjë nga kundërkandidatët nuk është bindës, mendon politologu Nurlan Erimbetow. Kur dëgjon ata të krijohet ideja se i kanë kopjuar programet nga interneti. Në to mungojnë sinjalet dhe idetë për grupe të caktuara sociale. Mesazhi është vetëm: "Unë jam i mirë. Më zgjidh!" Megjithatë edhe nëse opozita nuk ka shance të fitojë, ajo mund të fitojë në një kuptim tjetër. Kryetari i lëvizjës punëtore, Ajnur Kurmanow, shpreson tek një fitore morale e opozitës: „Nëse në zgjedhje shkojnë 20, 30 përqind e votuesve, atëherë mund të thuhet se zgjedhjet dështuan. Herët a vonë, bomba me sahat do të shpërthejë."

Opozita shpreson se atëherë do të vijë koha e saj. Deri sa të vijë ajo ditë në Kazakisran do të dëgjohet muzika.

Autor: Anatolij Weisskopf / Aida Cama

Redaktoi: Lindita Arapi

  • Data 02.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10mMe
  • Data 02.04.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/10mMe