1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Nacionalizmi bullgar po bëhet i dhunshëm

Një shtim i sulmeve ndaj minoriteteve ka rritur alarmin tek vëzhguesit në Bullgari. Ata thonë se dhuna është gjeneruar nga nacionalizmi dhe ky agresion i ka rrënjet tek mënyra se si Bullgaria e sheh historinë e saj.

Një shtim i sulmeve ndaj minoriteteve ka rritur alarmin tek vëzhguesit në Bullgari. Ata thonë se dhuna është gjeneruar nga nacionalizmi dhe ky agresion i ka rrënjët tek mënyra se si Bullgaria e sheh historinë e saj.

Të lirosh dikë që përballet me akuzën e vrasjes mund të shkaktojë protesta në gjithë botën. Për kësaj here në Sofje është një tjetër histori. Javën e shkuar u lirua një burrë i akuzuar jo vetëm për vrasje, po që shihet edhe si simbol i lëvizjes së dhunshme raciste që ka mbetur pa u ndëshkuar prej disa kohësh tashmë në Bullgari.

Vitin e shkuar, Petko Elenkov, punonjës sigurie, qëlloi dhe vrau një adoleshent rom, i cili kaloi gardhin e një magazine në Sofje për të vjedhur metal për skrap. Elenkov, 50 vjeç, nuk pranon se ka bërë diçka të gabuar. Prej një viti procesi ndaj tij nuk ka filluar. Elenkov u lirua me një garanci prej 2500 eurosh, gjë që nxiti protestat e komunitetit rom, të cilët kërkonin drejtësi.

Zonë e banuar nga romë në Varna të Bullgarisë

Zonë e banuar nga romë në Varna të Bullgarisë

"Nacionalizimi është në rritje në Bullgari", thotë për DW Daniela Mikhaylova, e cila drejton Iniciativën për Mundësi të Barabarta, një OJQ me bazë në Sofje. Sipas saj "ky nivel i ri i dhunës ka ardhur si pasojë e një sjellje specifike nacionaliste që nuk është kontrolluar prej kohësh. Kur ndodhin ngjarje të tilla dhe media shkruan ‘Shumë mire, ata (romët) morën atë që meritonin', njerëzit fillojnë të mendojnë se ky reagim është diçka natyrale dhe madje legjitim."

Diskriminim i përhapur

Sipas statistikave zyrtare numri i romëve ne Bullgari është 400 mijë dhe janë grupi etnik më i sulmuar. Por ata nuk janë të vetmit që vuajnë nga diskriminimi.

"Nacionalistët janë duke shenjestruar edhe të tjerët. Këtu përfshihen muslimanët, hebrejtë, komuniteti gej dhe refugjatët e huaj", thotë Solomon Bali, President i degës së organizatës hebreje B'nai B'rith.

Romë në Sofje

Romë në Sofje

Bali shton se sulmet janë shtuar shumë në vitet e fundit. Në dekadën e fundit është dëmtuar varreza hebreje Kyustendil, është djegur Sinagoga e Burgasit dhe është shpërndarë "propagandë antisemite në internet dhe mediat sociale."

Vetëm në këtë dimër media ka raportuar dhjetëra sulme mbi refugjatët afrikanë apo aziatikë. Muajin e shkuar një bandë nacionaliste sulmoi me gurë një xhami në Plovdiv.

"Me dijeninë time, vetëm pak nga këto raste janë trajtuar nga Prokuroria si sulme me sfrond etnik apo fetar. Dhe një nga këto raste ishte kur një rom u hetua për ofendim ndaj bullgarëve", thotë Krassimir Kanev, president Komitetit të Helsinikit në Bullgari.

Mbështetje parlamentare?

Bullgaria është pjesë e Bashkimit Europain që prej vitit 2007 dhe është ende nën vëzhgim sepcial nga Komisioni Europian. Në vitin 2011 një grup nacionalistësh u futën në xhaminë kryesore në Sofje, rrahën brutalisht rojen dhe sulmuan me gurë besimtarët muslimanë, të cilët po bëheshin gati për faljen e mëngjesit. Ata bërtisinin: "Terroristë! Shkoni në Turqi! Mos ndotni vendin tonë!"

Ata më pas u shpallën fajtorë vetëm për ofendim ndaj një oficeri policie. Gjykata bullgare nuk përmendi krim me përmasa fetare. "Dështimi i institucioneve të shtetit bullgar për të vendosur regjimin e ligjit, ka bërë që minoritetet e persekutuara të mos kenë mbështetje", thotë Hristo Ivanov, drejtori i Institutit Bullgar për Iniciativa Ligjore.

Bulgarien Rechtsextremismus Anhänger Emblem Partei Ataka

Logoja e partisë së ekstremit të djathtë ATAKA

Shumë institucione janë nën ndikimin e Ataka – një parti nacionaliste që hyri për herë të parë në parlament në vitin 2005, duke fituar 9% të votave. Sot një nga deputetët e kësaj partie është pjesë e komisionit të etikës ndërsa një tjetër pjesë e komisionit për mbrotjen ndaj diskriminimit.

Ksenofobi 'alarmuese'

Ka një tendencë të qartë për të krijuar zona banimi me bazë etnike, shkruan një email për DW Petya Kabakchieva, e cila drejton departamentin e sociologjisë në Universitetin e Sofjes.

"Gjysma e njerëzve thonë se nuk mund të jetonin në një lagje me persona nga Afrika, Rumania, Arabia apo Kina", thotë Kabakchieva. Më shumë se 30% thonë se nuk do të punonin në një kompani ku drejtues kryesor do të ishte një rom. Por 70% do të punonin në një kompani ku romët punojnë si pastrues. Kjo tregon qartësisht ‘sjelljen raciste', përfundon Kabakchieva, duke i quajtur të dhënat alarmuese.

Një dekadë më parë Bullgaria e promovoi veten si një ‘model etnik' tolerance unik, duke cituar dy shembuj. Në vitin 1943, politikanët së bashku me Kishën Ortodokse, i shpëtuan jetën 50 mijë hebrejve që jetonin në Bullgari. Dhe në vitin 1989, pas rënies së Murit të Berlinit, i ktheu të drejtat minoritetit turk, që i ishin hequr nga regjimi komunist.

Por ka edhe disa ngjarje të tjera. Shumë bullgarë nuk pranojnë përgjegjësinë e shtetit për dërgimin e hebrejve grekë dhe atyre maqedonas në kampet e vdekjes. "Kur njerëz me origjinë hebreje flasin për këtë, ata shihen si mosmirënjohës", thotë Bali.

Shumë bullgarë nuk pranojnë gjithashtu persekutimin e minoritetit musliman, përgjatë gjithë shekullit të 20-të. Të dyja këto ngjare negative nuk gjenden në tekstet e shkollave në Bullgari.