1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Na presin sfida të mëdha - Pas fitores Obama u drejtohet zgjedhësve me lot në sy

Një utopi e dikurshme u bë realitet. Barack Obama, kandidati demokrat me ngjyrë i fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA madje edhe më bindshëm se ç'kishin parashikuar shumë sondazhe.

default

Presidenti i zgjedhur Obama, me gruan e tij Mishel dhe zëvendëspresidenti, Xho Bajden me gruan, Xhill përshëndesin popullin amerikan

4 nëntori i vitit 2008 do të futet në historinë e SHBA. Në momentin kur u mbyllën vendvotimet e fundit në bregdetin perëndimor, lajmi mori dhenë: Barak Obama është presidenti i 44-t i SHBA-ve. 47-vjeçari është presidenti i parë me ngjyrë, i cili së bashku me familjen do të banojë tashmë në Shtëpinë e Bardhë. Miliona njerëz në të gjitha hapësirat e Amerikës, në anën perëndimore dhe lindore të vendit, iu hodhën njëri tjetrit në qafë, ndërkohë që presidenti i ri Obama në fjalimin e tij në Çikago me lotë në sy falënderonte së pari familjen e tij, shtabin zgjedhor dhe të gjithë zgjedhësit: “Ka zgjatur një kohë të gjatë, por në këtë natë dhe në këto zgjedhje kemi shkruar një faqe të historisë: Amerika ndryshoi."

Jahresrückblick 2008 International November Wahlsieg Rede Barack Obama Chicago Präsident USA

Barak Obama duke mbajtur fjalimin e fitores

Por Obama shumë shpejt kombit i u drejtua edhe me fjalë shumë serioze: “Edhe në momentin kur ne këtu po festojmë, e dimë se na presin sfida të mëdha. Dy luftëra, një planet i rrezikuar, kriza më e rëndë financiare që prej një shekulli. Rruga para nesh është shumë e gjatë dhe me gurë. Ne ndoshta nuk do ta arrijmë qëllimin brenda një viti ose një mandati, por dua t'ju them se Amerika dhe unë kurrë nuk kanë pasur më shumë shpresa për arritjen e këtij qëllimi."

Amerika para fillimit të ri

Sytë e të gjithë botës dje, mbrëmë dhe sot janë të drejtuar drejt Amerikës. Presidenti i ri Obama u porositi: “Amerika gjendet para një fillimi të ri. Ata të cilët duan ta shkatërrojnë botën ju them: "ne do të fitojmë mbi ju. Atyre që duan paqe dhe siguri ju themi se do të kenë mbështetjen tonë, ndërsa porosia për të gjithë ata që pyesin nëse pishtari amerikan edhe më tej është i ndezur është: Sonte kemi dëshmuar se fuqia jonë nuk qëndron tek armët, tek pasuria jonë, por tek idealet si demokracia, liria, shanset për barazi dhe shpresa.“

USA Wahlen John McCain erkennt seine Niederlage an

Mekkein dhe gruaja e tij

Rezultatet e para të votimit mbërritën shumë shpejt pas mbylljes së vendeve të votimit, por nuk kishte asnjë befasi. Kentakin e fitoi Xhon Mekkein ndërsa Vermontin Barak Obama.

Mekkein humbës i mirë

Befasia e parë erdhi nga Pennsylvania ku më kot Mekkein shpresonte fitoren, por nuk arriti dot. Grushti tjetër për shtabin zgjedhor të republikanit mbërriti nga Ohajo, kur u bë shumë e qartë se Obama do të fitonte zgjedhjet.

US Wahl Barack Obama läuft in russischem restaurant in Chicago

Amerikanët ndiqnin me vëmendje deri në orët e vona rezultatet


Pak më vonë humbësi John McCain iu drejtua simpatizantëve të tij në Arizona, të cilët prisnin në shi. McCaini tregohet një humbës i mirë dhe menjëherë i uroi fitoren Barack Obamës. “Në një fushatë e cila ka zgjatur kaq shumë si kjo, suksesi i tij meriton çdo respekt për aftësitë dhe qëndrueshmërinë e tij. Suksesi i tij zgjon shpresat e miliona amerikanëve, të cilët dikur kanë menduar se zgjedhja e një presidenti amerikan ka pak ndikim, prandaj meriton çdo respekt. Unë kam vetëm fjalë lavdërimi për suksesin e tij. Janë këto zgjedhje historike, me një rëndësi të veçantë për afroamerikanët, të cilët e ndjejnë veten krenarë.”

Zgjedhësve të tij, të cilët pjesërisht protestonin kundër fitores së Obamës, McCaini u sugjeroi: “Janë këto momente të rënda për vendin tonë. Sot kam premtuar se do të bëjë ç'është e mundur dhe do të ndihmojë për udhëheqjen e vendit në këtë kohë të sfidave të mëdha. I lus të gjithë amerikanët jo vetëm që Obamës t'i urojnë fitoren por presidentin tonë të ardhshëm ta ndihmojnë për arritjen e kompromiseve të domosdoshme, për tejkalimin e dallimeve, për mirëqenien tonë, vendosjen e sigurisë sonë në një botë të rrezikshme dhe që fëmijëve dhe nipave tanë t’ju lëmë pas një vend më të mirë se atë që kemi gjetur.“

Mbështetja e McCainit, e republikanëve dhe e gjitha amerikanëve është për Obamën e domosdoshme, kur dihen të gjitha sfidat me të cilat do të përballet.

DW.COM

  • Data 05.11.2008
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FnkG
  • Data 05.11.2008
  • Autor Christina Bergmann
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FnkG