1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Nё Ramstein komandoja shqiptar i Afganistanit

Autoritetet e NATO-s transferojnё sot nё Ramstein, në Gjermani komandon shqiptar Aleksander Peci, tё plagosur rëndë dje në nga njё sulm i policёve afganё ku mbeti i vrarё oficeri Feti Vogli, me gradёn kapiten.

Baza ajrore amerikane në Ramstein

Baza ajrore amerikane në Ramstein

Ministria e Mbrojtjes bёn tё ditur pёrmes njё komunikate pёr shtyp se persona tё veshur si policё afganё hapёn dje zjarr ndaj grupit tё komandove shqiptarё nё Kandahar. Nga ky sulm humbi jetёn oficeri Feti Vogli me graden kapiten dhe mbeti i plagosur rëndë N/Tetari Aleksandër Peçi, qё pas operacionit nё njё spital tё Kandaharit pritet tё transferohet sot ne Ramstein, në Gjermani.

Sipas komunikatёs sё Ministrisё sё Mbrojtjes, komandot shqiptarё bёnin pjesё nё kontigjentin “Eagle 4” qё kishte pёr mision patrullimin dhe sigurimin e jetёs sё shёrbimit tё inteligjencёs sё USAID-it qё “po zhvillonte njё takim nё Kandahar pёr tё mundёsuar hapjen atje tё dy shkollave dhe njё qёndre shёndetёsore. Papritur ndaj ushtarёve shqiptare ёshtё hapur zjarr nga persona tё veshur si policё afganё” thekson komunikata. 

Aeroporti i Kandaharit

Aeroporti i Kandaharit

Burime nga Ministria e Mbrojtjes mendojnё se personat qё hapёn zjarr mund të mos kenë qenë policë afganë, por të jenë veshur si të tillë, me qëllim akuzimin e policisё afgane pёr kryerjen e atentatit. Kёto burime u referohen mediave ndërkombëtare qё raportuan pak javë më parë, një sulm tё ngjashëm, nga persona të veshur me uniforma police kundra trupave franceze, në një bazë në lindje të Afganistanit, ku humbën jetën 4 ushtarë francezë.

Presidenti i Shqipёrisё Bamir Topi, e quajti "një akt të rëndë terrorist" sulmin ndaj komandove shqiptare dhe kërkoi ndëshkimin e autorëve. Ministria e Mbrojtjes bёn tё ditur sot se  janë arrestuar 11 policët afganë, që hapën zjarr në drejtim të komandove shqiptare.

Baza ajrore amerikane në Ramstein

Baza ajrore amerikane në Ramstein



Kjo është hera e parë që një komando shqiptar, pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s humb jetën në Afganistan. Komadot shqiptare janё pjesë e misioni të forcave paqeruajtëse të NATO-s, “Eagle 4″ i cili është nisur për në Afganistan më 16 janar 2012.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Aida Cama