1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Nëntë vjet pune të suksesshme të fonacionit Friedrich Ebert në Kosovë

Promovimi i demokraticisë, mbështetja e të rinjve, zhvillimi i mirëkuptimit dhe evitimi i konflikteve, janë disa nga synimet e Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert”. Fondacion ka mundësuar realizimin e 300 projekteve.

default

Fondacioni Friedrich Ebert në Berlin

„Roli i Deputetit Përballe Elektoratit dhe Qytetarit“, është vetëm njëri ndër debatet e mundësuara nga fondacioni gjerman „Friedrich Ebert”, në të cilat me diskutime të nxehta shtrohen problemet dhe kërkohen përgjegjësitë nga institucionet përkatëse. Dhe kjo, sipas Adem Lushaj, drejtor i shoqatës implementuese të këtij projekti, vjen për shkak se „mungon një bashkëpunim i mirëfilltë mes qeverive komunale dhe deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë që edhe bashkëpunimi mes qytetarëve është vetëm në takimet e subjekteve politike të cilave u përkasin.

Anëtari i Klubit të Debatit, Abedin Lataj mendon se përgjegjësinë e kanë bashkëqytetarët, të cilët "megjithëse janë aktualisht deputetë në Parlamentin e Kosovës, nuk kane bërë për Deçanin sa duhet"

BdT Kosovo bereitet Unabhängigkeit vor Deutschland

Kosovarët falënderojnë Gjermaninë

„Çka keni bërë për Deçanin deri me tani? Sa herë jeni taku si grup që të mbroni interesin e Deçanit? A e dini që pyjet e Deçanit janë në shkatërrim e sipër? A jeni të vetdijshëm se Deçani është mes dy komunave të mëdha dhe kur janë në pyetje thithjet buxhetore, komuna jonë gjithmonë do të mbetet anash?“, janë disa nga pyetjet që kërkojnë përgjigje.

Ndërsa, Fahrije Haklaj, bën thirrje për zgjidhje të problemeve bashkërisht.

„Tash duhet gjetur shkakun e gjithë kësaj! A është fajtor menaxhimi i dobët apo është qeveria, për të cilën është formuar një bindje se po na anashkalon? Le ta gjejmë se çka është në pyetje dhe të dalim para popullit me të vërtetën, mos t´i rrejmë se i rrejtëm boll!“, thotë ajo.

Deputetët duhet të familjarizohen me problemet e qytetarëve

Dhe kërkesa për dalje të deputetëve nga gëzhoja politike dhe afrimi i tyre pranë halleve të qytetarit është vetëm një nga kërkesat e debatuesve nga qendra të ndryshme të Kosoves, të cilat shtrohen në tryezat, forumet e debatet e mundësuara nga fondacioni gjerman „Friedrich Ebert“ - thotë Besa Luzha, koordinatore e programit të këtij fondacioni për Kosovë.

„Kemi bërë përpjekje që nga propozimet që na kanë arritur nga komunat të zgjedhim ato që janë më afër brengave të qytetarëve të komunës përkatëse. Në këtë mënyrë kemi pas debate të organizuara në Deçan, në Gjilan, në Viti, në Prizren, në Pejë. Do të thotë, anekënd Kosovës varësisht nga problemet.

Kosovo Unabhängigkeit Erklärung im Parlament in Pristina

Parlamenti i Kosovës - shumë deputetë kanë nevojë për afrim me popullin

Sipas saj, formimi i shprehisë së komunikimit në mes të qytetarëve dhe institucioneve, promovimi i një kulture politike demokratike, mbështetja e të rinjve në edukim të mëtutjeshëm si dhe zhvillimi i mirëkuptimit dhe bashkëpunimi në evitimin e konflikteve, janë disa nga synimet e fondacionit “Friedrich Ebert”, i themeluar në vitin 1925, si trashëgimi politike e Presidentit të parë gjerman, të zgjedhur në menyrë demokratike.

„Dëshira e tij ka qënë që me anë të këtij fondacioni të ndihmojë edukimin politik, qoftë të atyre që do të merren me politikë, poashtu edhe në edukimin e qytetarëve, se në njëfarë mënyre, politikën mund ta zhvillojnë të githë qytetarët në formën e vet“, thotë Luzha.

Aktivitete të shumta të fondacionit

Fondacioni “Friedrich Ebert”, i cili tash nëntë vjet vepron në Kosovë, është një institucion politik jofitimprurës i angazhuar në parimet dhe vlerat bazë të demokracisë sociale, me punçn edukuese të orientuar kah politika. Me një staf prej 581 personash, me zyrën kryesore në Berlin, me gjashtë qendra edukimi, dymbëdhjetë zyra rajonale dhe me 90 zyra të tjera në vende të ndryshme të botës, fokus në Kosovë ka politikën, bën të ditur koordinatorja Luzha.

„Mendoj se kemi bërë diçka me tepër me qëllim që partitë të veprojnë si parti të mirëfillta politike të orientuara në një program, ideologji apo vlerë. Fondacioni ynë ka qenë ndoshta i pari dhe i vetmi që e ka hapur debatin e profilizimit të partive“, thekson ajo.

Fondacioni gjerman „Friedrich Ebert“, i financuar nga qeveria gjermane dhe landet, që nga hyrja e tij në Kosovë ka mundësuar realizimin e afro 300 projekteve në fusha të ndryshme. Fondacioni do të japë kontributin e vet edhe në kuadër të manifestimit „Javët Gjermane“ që po mbahet në Kosovë, me ç´rast do të mundësojë mbajtjen e tri tryezave të rrumbullakta me tema interesante për Kosovën dhe qytetarin e saj.

Autor: Ajete Beqiraj

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 30.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JtXJ
  • Data 30.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JtXJ